KOSOVA

Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm përmes sulmit në Ibër-Lepenc

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2025, 18:46
Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar një grafikë me anë të së cilës thotë se ekspertiza forenzike ndërkombëtare është në një linjë me ato të institucioneve të Kosovës në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kurti thotë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë, kishte ndodhur nga Serbia për ta ndaluar përshkallëzimin e brendshëm atje përmes protestave të vazhdueshme që po përballej shteti serb pas tragjedisë në Novi Sad.

Në grafikën e publikuar tregohet që më 29 nëntor 2024 kur edhe ndodhi sulmi në Ibër Lepenc, shihet vija e lakimit në reagimin qytetar në Serbi.

“Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj tre shtetasve serbë, dy prej të cilëve pjesëtarë të strukturave ilegale, të lidhur me institucionet e sigurisë së Serbisë, konfirmon se ky nuk ishte një akt i izoluar, por një përpjekje e qëllimshme e Serbisë për sabotimin e Republikës së Kosovës në përmasa të gjera. Një element kyç është edhe fakti se ekspertiza ndërkombëtare forenzike konstaton që eksplozivi me të cilin është kryer sulmi terrorist i asaj nate është me origjinë ushtarake.

Si aktakuza ashtu edhe të gjeturat e ekspertizës ndërkombëtare forenzike janë në linjë të plotë me vlerësimet fillestare të institucioneve tona të sigurisë të cilat i pata prezantuar një vit më parë në konferencë të jashtëzakonshme për media. Grafiku në këtë postim tregon qartë se sulmi terrorist i 29 nëntorit 2024 përbën edhe pikën e lakimit në reagimin qytetar në Serbi, i cili po përshkallëzohej me shpejtësi që nga 1 nëntori 2024, pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Sipas të gjitha indikacioneve, regjimi i Aleksandar Vuçiqit, i përballur me një valë protestash në rritje që rrezikonin drejtpërdrejt stabilitetin e tij politik, zgjodhi të godasë Kosovën dhe të eksternalizojë krizën e brendshme”, thuhet në postimin e Kurtit në Facebook.

Kurti ka thënë se përveç zhvendosjes së fokusit nga Beogradi në Kosovë dhe ndalimit të mëtejshëm të përshkallëzimit, qëllimi i sulmit ishte që edhe të krijohej pasiguri të qytetarët e komunave veriore.

“Përmes një sulmi të kryer nga struktura të ndërlidhura me shërbimet ushtarake të inteligjencës, tre javë pas tragjedisë në Novi Sad dhe dhjetë ditë para protestës së parë të paralajmëruar në Beograd, u tentua zhvendosja e krizës nga Beogradi drejt veriut të Kosovës. Sepse qëllimi i sulmit përveç se të fuste Kosovën në kolaps energjetik dhe të shërbimeve esenciale, ishte edhe të krijohej pasiguri te qytetarët e komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Sulmi ndaj kanalit të ujit në Varagë, Zubin Potok, ka ndikuar në ngurtësimin e reagimit qytetar në Serbi, duke ndalur përshkallëzimin e mëtejmë të protestave, dhe ky duket të ketë qenë qëllimi i dytë i pushtetit në Serbi”, thuhet mes tjerash në reagim.

Kurti ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtar që këto veprime të Serbisë të mos trajtohen si incidente të izoluara sigurie por që nevojiten sa më shpejt hapa konkretë e sanksionues në mënyrë që të parandalohet përsëritja e tyre.

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në shumë komuna, meqë nëpërmjet tij shpërndahet uji prej liqenit të Ujmanit deri te dy rajone: Ai i Mitrovicës dhe i Prishtinës.

Autoritetet intervenuan menjëherë, me qëllimin për ta evituar dëmin në Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila nëpërmjet këtij kanali siguron ujin për ftohje.

Sulmi terrorist në Varagë të Poshtme të Zubin Potokut është i dyti i përmasave të mëdha, pas atij në Banjskë më 24 shtator 2023. Për të dyja sulmet, institucionet e Kosovës e kanë bërë përgjegjëse Serbinë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?