Edhe BE kundër Ramës/ Ambasadori Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish.
Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
“Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin e serbëve dhe destabilizimin e Kosovës. Por, unë jam i bindur që me organet tona të sigurisë dhe inteligjencës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ajo do të dështojë në këto dy fronte”, tha Kurti gjatë një konference për media më 4 nëntor, kur u pyet për këtë çështje.
Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar për Kosovën, por edhe “dënim të atyre që urdhërojnë dhe ekzekutojnë veprime të tilla kriminale, me tendencë destabilizuese”.
Kurti tha se që kur ka ndodhur ngjarja, Policia, me ndihmën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetime.
Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet në territorin e Kosovës, përkatësisht brenda zonës së quajtur “pika zero”, pranë zonës së Leposaviqit.
Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar nga disa burime se personi që dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer është Millan Vukashinoviq nga Leposaviqi - një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Avokati i familjes së tij, Ivan Niniq, tha për REL-in se nuk i di motivet për plagosjen e Vukashinoviqit.
Sipas tij, ka informacione se Vukashinoviq ishte në konflikt me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit - sepse nuk donte t’u “bindej” politikave të tyre.
“Nuk mund të them se ky rast ka prapavijë politike, por mund të them se personi nga Llukovska Banja, me të cilin Millani kishte marrëdhënie miqësore dhe me të cilin ishte planifikuar të takohej, është pjesëtar aktiv i Ushtrisë së Serbisë. Dyshoj se bëhet fjalë për një operacion shumë më të gjerë, në të cilin Millani është joshur”, u shpreh ai.
Avokati po ashtu tregoi për gjendjen shëndetësore të Vukashinoviqit. Ai tha se transportit drejt spitalit në Nish, Vukashinoviq ka humbur shumë gjak, i është hequr një veshkë, i është nxjerrë gjak nga mushkëritë dhe i është hequr diafragma pulmonare.
Sipas tij, ai ndodhet në dhomën e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Autoritetet në Serbi, e as Lista Serbe, ende nuk kanë komentuar për këtë rast.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të propozuar nga Lëviz...
Millan Vukashinoviq është një qytetar i Republikës së Kosovës, me nacionalitet serb, i cili më 1 nëntor 2025 u plagos dh...
Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të ...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot, 4 nëntor, Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër të Kosovës. “Un&eum...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se është dijeni rreth njoftimit t&e...
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaron se “në vazhdën e politikave të saj të fri...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 1 nëntor 2025 ka pranuar një informacion për një incident të rëndë në zo...
Policia e Kosovës ka njoftuar se xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, ku ka plagosur e rrëmbyer një sht...
Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrov...
Gjatë ditës së premte, një xhami në Ferizaj, janë vjedhur 15 palë këpucë, zmadhues i zërit, disa dokumente dhe...