Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare babai i Lionel Messit
Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase...
Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase...
Senati amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë votash emërimin e Todd Blanche, ish-avokatit mbrojtës të Presidenti...
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit,...
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një...
Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar n&eum...
Kreu demokrat u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bisedë në rrjetet sociale. G. N. Grimci: P&eum...
Zbulimet po grumbullohen rreth Gianni Infantinos. I dobësuar tashmë ditët e fundit nga humbja e mbështetjes së konsiderueshme të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeveri...
Elon Musk ka refuzuar të lejojë Ukrainën të përdorë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink për të ...

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u takuan të martën dhe të mërkurën, pa arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve.
Pas takimit të së martës, Kurti tha se “nuk është kollaj” t’i tejkalojnë “të gjitha gjërat” para seancës konstituive të Kuvendit, e cila mbahet sot në orën 10:00.
“Kemi folur për rrugën përpara në bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje me LDK-në, dhe meqenëse kemi pasur situata të pothuajse edhe rivalitetit në Kuvend shumë shpesh, nuk është kollaj tash që për këto, s’mund të them as pak ditë, por madje pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ne t’i tejkalojmë të gjitha gjërat. Megjithatë, po punojmë maksimalisht”, tha ai.
Abdixhiku kërkoi “balancë demokratike” dhe tha se do të insistojnë që “të ruhet demokracia e Kosovës dhe që LDK-ja, në qoftë se mund të arrijë partneritet me palën tjetër, të ndjehet e përfaqësuar”.
Ai përmendi seancën konstituive të Kuvendit, ku do të zgjedhjet kryeparlamentari dhe nënkryetarët. Tha se LDK-ja “nuk ka asnjë apetit” për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
“Në qoftë se deri më datë 6 gusht nuk ndodh asgjë, kemi kërkuar që të vazhdohet, të procesohet tutje me konstituimin e Kuvendit, sepse s’ka nevojë që të pritet. LDK-ja nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë, siç e thotë Kushtetuta, propozimin e partisë së parë, dhe në këtë drejtim, LDK-ja e jep emrin e vet për nënkryetar të Kuvendit”, tha ai.
Për çështje të tjera, Abdixhiku tha se do të ketë “afat kohor shtesë”, duke iu referuar afateve të tjera për zgjedhjen e Presidentit dhe të qeverisë së re.
Kurti dhe Abdixhiku zhvilluan një takim të paparalajmëruar edhe dje pasdite. Pas këtij takimi kryetari i LVV-së tha se nuk kishin arritur marrëveshje.
Procedura për konstituimin e Kuvendit
Seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvendit.
Fillimisht formohet një komision i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Pasi të kryhet kjo, deputetët betohen.
Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67 të Kushtetutës. Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).
Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe 5 nënkryetarë të Kuvendit, 3 prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.
Takimi i radhës mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demok...
Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk kanë një marrëveshje t&e...
Në vazhdën e përpjekjeve për marrëveshje politike, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike t...
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga ...
Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokr...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se takimi i zhvilluar të martën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Koso...
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se pritjet për arritjen e një marrëveshjeje politike mes Lëv...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dhënë shenja se subjekti i tij politik që udhëheq e do pozit&...
Pas më shumë se tri orë diskutimesh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyr&eu...
Një rast tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në Spitalin e Pejës, ku trupi i një foshnje të lindur pa shenja jete ...