Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare babai i Lionel Messit
Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase...
Jorge Messi, babai i yllit argjentinas Lionel Messi, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, raportojnë disa media argjentinase...
Senati amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë votash emërimin e Todd Blanche, ish-avokatit mbrojtës të Presidenti...
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit,...
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për mediat pas tensioneve që ndo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar reformën e re territoriale të propozuar nga PS, duke e cilësuar atë si një...
Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar n&eum...
Kreu demokrat u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bisedë në rrjetet sociale. G. N. Grimci: P&eum...
Zbulimet po grumbullohen rreth Gianni Infantinos. I dobësuar tashmë ditët e fundit nga humbja e mbështetjes së konsiderueshme të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeveri...
Elon Musk ka refuzuar të lejojë Ukrainën të përdorë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink për të ...

Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike (LDK) në opozitë, nuk dha fryt të martën. Për më tepër, ai la më shumë pikëpyetje, sesa që dha përgjigje, vlerëson analistja politike, Donika Emini.
Kryeministri në detyrë, Kurti, e takoi për herë të dytë kreun e LDK-së, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit.
Ata dështuan ta arrinin një marrëveshje politike dy ditë para se të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, por i cilësuan bisedimet si të mira dhe paralajmëruan mundësinë e vazhdimit të tyre.
“Mendoj se ky takim nuk prodhoi ndonjë marrëveshje konkrete politike. Përkundrazi, la më shumë pyetje sesa përgjigje”, thotë Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).
Kurti ka bërë përpjekje për të mbajtur bisedime me të gjitha partitë opozitare shqiptare, por Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë zgjedhur të qëndrojnë në opozitë, duke hedhur poshtë ofertat për takime me të.
Tani, Kurti ka vetëm LDK-në për ta arritur një marrëveshje medoemos, për të nxjerrë vendin nga kriza pothuajse dyvjeçare politike e institucionale.
LVV-ja e tij i siguroi 53 vende në Kuvend dhe, duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të tij me partitë e pakicave joserbe – që gëzojnë 10 vende – Kurti pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 deputetëve për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë e re.
Por, që votimi për presidentin e ri të Kosovës të jetë i vlefshëm nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në – e cila i fitoi 18 vende – atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 deputetë do të qëndronin në sallën e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit dhe presidenti – dy poste në tavolinën e bisedimeve – vetëm sa i shtuan pikëpyetjet.
Dhe, pika më e nxehtë në negociatat mes Kurtit dhe Abdixhikut duket të jetë posti i presidentit, dhe Kurti nguli këmbë përsëri e përsëri, pas takimit të martën, se nevojitet një emër konsensual, edhe pse të dy liderët thanë se nuk kishin diskutuar për këtë post.
Sipas Kurtit, presidenti i ri i vendit nuk duhet të paraqesë polin e katërt të pushtetit, e as të jetë partiak, pra të mos jetë “i përfshirë në polemikat ditore”.
Emini thotë për REL-in se nëse ky mbetet kriteri i Kurtit, “atëherë kjo automatikisht e nxjerr jashtë ekuacionit Vjosa Osmanin”, e cila është kandidate nga LDK-ja për presidente.
“Edhe vetë Osmani ka deklaruar më herët se nuk dëshiron që formimi i institucioneve të mbahet peng për shkak të ambicieve për postin e presidentes”, thekson Emini.
Ajo beson se ish-presidentja e Kosovës mund edhe “të synojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, meqë politiken e jashtme e ka prezantuar karakter të saj politik”.
Ndërkohë, Abdixhiku la të kuptohej pas takimit se partisë së tij nuk i intereson ta ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si post “ceremonial”.
Por, Emini thotë se nuk pajtohet me vlerësimin e liderit të LDK-së, duke shtuar se “kryetari i Kuvendit nuk ka vetëm rol ceremonial”.
“Sidomos në situata të krizës institucionale, ai ushtron kompetenca të rëndësishme kushtetuese dhe roli i tij bëhet edhe më i rëndësishëm në rast të mungesës së presidentit ose vonesave në zgjedhjen e tij”, vlerëson ajo.
Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri do të mbahet të enjten paradite, dhe partia në pushtet nuk pritet të përballet me telashe për ta përmbyllur me sukses këtë proces. Por, çështja është nëse po soset koha për një marrëveshje të gjerë edhe për postin e presidentit.
Emini thotë se konstituimi Kuvendit nuk është në pikëpyetje, por ajo nëse ekziston një marrëveshje e plotë politike, dhe më saktë a i kanë LVV-ja dhe LDK-ja edhe votat për të zgjedhur presidentin.
“Edhe nëse arrihet një marrëveshje LVV–LDK, mbetet e paqartë nëse do të ketë mbështetje të mjaftueshme për presidentin, për shkak të qarjes së brendshme të partisë [LDK-së]”, thekson ajo.
Abdixhiku nuk ka mbështetje të fuqishme brendapartike, pasi ai u përball me dy votëbesime këtë vit, më rishtazi javën e kaluar, kur i shpëtoi atij për një fije floku dhe u rikonfirmua në krye të LDK-së.
Janë rreth shtatë deputetë nga 18 sa ka LDK-ja në Kuvendin e Kosovës, të cilët prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të vet.
Dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet.
“Nëse nuk ka një strategji të qartë edhe për këtë fazë, rrezikojmë të përsërisim të njëjtin cikël: institucione të formuara pjesërisht, por pa zgjidhje për presidentin, gjë që mund ta çojë vendin sërish në bllokadë institucionale dhe, në fund, në zgjedhje të reja”, vlerëson Emini.
Për Kosovën, thotë ajo, kjo do të nënkuptonte edhe një vit tjetër të humbur politikisht. REL
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se takimi i zhvilluar të martën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Koso...
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se pritjet për arritjen e një marrëveshjeje politike mes Lëv...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dhënë shenja se subjekti i tij politik që udhëheq e do pozit&...
Pas më shumë se tri orë diskutimesh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyr&eu...
Një rast tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në Spitalin e Pejës, ku trupi i një foshnje të lindur pa shenja jete ...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kurti fton liderët e partive në takim, LDK-ja i përgjigjet pozitivisht, PDK-ja e AAK-ja e refuzojnëKryeministri në detyrë i Kosov&...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi gjyqtari i vetëm në &c...
Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krim...
Gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok po vazhdojnë, ndërsa autoritetet e Kosovës po hetojnë edhe nj&eum...