Bylykbashi e Këlliçi takime me krerë të Parlamentit holandez: Integrimi europian të bëhet sipas meritës
Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, ...
Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, zhvilluan gjatë një vizite zyrtare në Holandë, ...
Kur kanë mbetur vetëm edhe tetë kuti votimi për t’u numëruar nga votat me postë, Lëvizjes Vetëvendosje i ës...
Administrata e Trump ka shpenzuar miliona dollarë për rinovimin e Reflecting Pool në National Mall për ta bërë “blu si fla...
Përgatitjet për Kupën e Botës nuk po kufizohen vetëm te taktikat, stërvitjet dhe analizimi i kundërshtarëve. Disa nga ...
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Armando Zajsi nga Laçi, që humbi jetën dy dit&...
Një grup kriminal, anëtarët e së cilës ishin aktivë në tregëtinë e kokainës në zonat e Athinës, u ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua jan...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar preten...
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë s...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë trajnime dhe pajisje për agjencitë e zbatimit të ligjit në Bolivi, si pjesë e luftës...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999. Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.
Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes. Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës. Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.
Prokuroria tha se të pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”. Më pas, sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi, dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.
“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria.
Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës./REL
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qart&eum...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në mungesë kundër një burri të dyshuar për krime...
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike, për konsumator...
Nga “The Guardian” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur një fitore të bindshme zgjedhore, duke shënuar një ring...
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e or...
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 9 personave, të cilët ngarkohen për përfitimin e e mbi 2 milionë eurove nga mashtrimi...
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Kosovë ka nisur, dhe sipas të dhënave të d...
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vend...
Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvend&eum...