Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...
Një histori që nisi si një njohje virtuale në rrjetin social Snapchat është shndërruar në një rast shqetësues mashtrimi, presioni dhe kërcënimesh për një 22-vjeçare nga Suhareka.
E reja rrëfen se gjithçka filloi rreth tre vite më parë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Një person i panjohur i kishte shkruar në Snapchat, duke u prezantuar si 27-vjeçar nga Fushë-Kosova. Komunikimi mes tyre u intensifikua shpejt dhe u kthye në një lidhje romantike që zgjati mbi një vit.
Sipas saj, takimet ishin të shpeshta dhe ajo besonte se kishte gjetur dashurinë e jetës. Por pas rreth një viti e gjysmë, realiteti ndryshoi drastikisht. Gjatë një darke, ajo zbuloi rastësisht një telefon të dytë të partnerit në veturë, ku pa një fotografi të tij me një grua dhe tre fëmijë.
Në atë moment, ajo kuptoi se burri me të cilin kishte ndërtuar një lidhje kishte fshehur identitetin e tij të vërtetë – ishte 35 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, madje nga i njëjti qytet.
E tronditur nga zbulimi, 22-vjeçarja vendosi t’i japë fund lidhjes. Megjithatë, sipas dëshmisë së saj, burri nuk e pranoi ndarjen dhe nisi ta kërcënojë, duke i thënë se do t’i tregonte familjes së saj për marrëdhënien.
Situata u përkeqësua më tej kur, sipas saj, ai kaloi në shantazh me materiale intime, duke e vendosur nën presion të vazhdueshëm psikologjik.
Rasti është raportuar disa herë në Polici. Si pasojë, i dyshuari u arrestua dhe qëndroi rreth 45 ditë në paraburgim nën akuzat për kërcënim dhe shantazh.
Megjithatë, sipas 22-vjeçares, edhe pas lirimit, ai ka vazhduar me të njëjtat veprime, duke e detyruar atë që më në fund t’i tregojë familjes gjithçka. Ajo shprehet se tashmë jeton në frikë dhe shqetësimi i saj më i madh është përshkallëzimi i situatës edhe brenda familjes.
Nga ana tjetër, 35-vjeçari ka dhënë një version tjetër të ngjarjes. Ai pretendon se e reja kishte dijeni për statusin e tij martesor dhe për fëmijët, por kjo nuk kishte qenë pengesë për vazhdimin e lidhjes. Sipas tij, ish-partnerja i kishte marrë një shumë të madhe parash, deri në 200 mijë euro, dhe pas kësaj kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen.
Ai pranon se e ka kërcënuar dhe shantazhuar atë për një periudhë, çka çoi edhe në arrestimin e tij, por shprehet se tashmë është penduar dhe nuk ka më kontakt me të.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia që drejton ka arritur dakordim për bashkëpunim politik me Vjosa Osmani për zgje...
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu raportohet se është marrë në pyetje këtë të martë nga dy hetues në stacionin pol...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve t&eu...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka deklaruar se raporti i Komitetit të OKB-së p...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë në Tv klan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit ...
HOLANDË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga paraburgimi në Hagë, ku ndodhet që nga viti 2020 së bashku me...
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e Komu...
Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet shëndetësore po e monitoro...
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar rrezik të madh për humbjen e mjeteve nga Plani i Rritjes i B...