Motra e Erjon Vishkullit demaskon Ramën: Nuk e ka çuar shteti për kurim në Itali, por familja!
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë Rama, ku u plagos rëndë në sy nga ...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
NATO i kushton vëmendje të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh tendencat shqetësuese të viteve të fundit, tha një zyrtar i NATO-s, duke theksuar se për stabilitetin e rajonit një përgjegjësi të madhe mbajnë liderët lokalë.
Në një bisedë me gazetarë nga Ballkani Perëndimor në Bruksel, zyrtari shtoi se rajoni ka një rëndësi strategjike dhe se NATO mbetet thellësisht e angazhuar për stabilitetin afatgjatë, duke nënvizuar se “nuk do të lejojë që të krijohet një vakum sigurie në rajon”, shkruan N1.
“Po shohim disa tendeca shqetësuese në rajon, sidomos në vitet e fundit, të cilat kërkojnë monitorim të kujdesshëm të zhvillimeve”, tha ai, duke kujtuar sulmet në Kosovë në vitin 2023, të cilat shkaktuan shqetësime të mëdha mes aleatëve, pasi ndikimi i tyre nuk kufizohet vetëm në Kosovë, por mund të ketë pasoja më të gjera, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, zyrtari përmendi edhe të të tjera shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, si fushatat e dezinformimit, kërcënimet hibride, tensionet politike, retorikën që nxit ndarje dhe mungesën e përparimit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk shohim rrezik për përshkallëzim, të paktën për momentin, por ka shumë arsye për të qëndruar vigjilentë dhe të angazhuar, si dhe për të vazhduar monitorimin e kujdesshëm të situatës, gjë që NATO po e bën dhe do të vazhdojë ta bëjë”, tha zyrtari.
Ai theksoi se ajo që ndodh në rajon nuk ndodh në një vakum “rajoni gjithashtu nuk është imun ndaj tendencave dhe kërcënimeve të jashtme, dhe mund të jetë edhe më i cenueshëm për shkak të ndjeshmërisë politike dhe të sigurisë. Për këtë arsye, besojmë se NATO si aktor stabilizues dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë kanë arsye të jenë më të kujdesshëm dhe më të angazhuar”.
Zyrtari shtoi se NATO, së bashku me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar, mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por këto qëllime nuk mund të arrihen vetëm nga aktorët ndërkombëtarë. Përgjegjësia kryesore mbetet mbi liderët lokalë.
“Politikanët dhe liderët lokalë kanë përgjegjësi për të ruajtur stabilitetin në vendet e tyre. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje liderëve në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur prosperitet, paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe përparim në reformat dhe proceset e integrimit”, tha zyrtari para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s më 12 shkurt.
Zyrtari theksoi se Serbia është një partner i rëndësishëm i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe se forcimi i marrëdhënieve është në interes të ndërsjellë.
Ai nënvizoi përsëri se aleanca ushtarake perëndimore kërkon përgjegjësi të plotë për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në muajin maj të vitit 2023 në Zveçan dhe për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të po atij viti.
Ai shtoi se ekzistojnë komunikime të rregullta mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe çështjet që lidhen me incidentet në Kosovë.
Siç rikujtoi ai, pas vitit 2023 numri i pjesëtarëve të KFOR-it u rrit me 1.000 ushtarë, por për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, forcat po reduktohen gradualisht dhe po kthehen në nivelin para vitit 2023.
Aktualisht, KFOR-i ka më shumë se 4600 pjesëtarë nga 33 vende dhe jep “një kontribut të prekshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha zyrtari.
Megjithatë, ai theksoi se është e qartë që zgjidhja “nuk është ushtarake, por politike dhe përmes dialogut”.
Për këtë arsye, NATO mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke shpresuar që së shpejti të ketë përparim, pasi kjo është thelbësore për stabilitetin afatgjatë të rajonit.
“Nuk është vetëm përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar, por edhe e aktorëve në rajon që të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe kompromiset për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, shtoi zyrtari.
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se seanca konstituive e paraparë të zhvillohej nesër nga o...
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheq...
Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Hax...
''Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës n...
Përmes video-adresimeve dhe mesazheve publike, Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Marin, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për konstituim të Kuvendit të...
Në fjalën e saj, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e kët...
Me 11 vota për, anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë certifikuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme pa...
Një aksion i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi në pikën kufitare të Merdarit, ku janë se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtris...