Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka dënuar ashpër atë që e cilësoi si “manipulim dhe ndërhyrje” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke i quajtur veprimet serbe “armiqësore dhe përshkallëzuese”.
Përmes një postimi në platformën X të premten, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, Terras tha se ndikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë në këto zgjedhje është bërë sërish i qartë.
“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë publikisht kanë shpallur mbështetjen e tyre për një parti të caktuar politike serbe në Kosovë, kanë njoftuar zgjerimin e ndihmës sociale dhe kanë premtuar vende të reja pune në institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, pikërisht në ditët para zgjedhjeve,” theksoi Terras.
Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe që të ndalin çdo formë të ndërhyrjes në procesin zgjedhor dhe t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të zgjedhin lirshëm dhe në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë.
“Veprimet e Serbisë kanë për qëllim përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartësisht armiqësore,” tha ai.
Në prag të zgjedhjeve, zyrtarë të lartë serbë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, kanë bërë premtime për komunitetin serb në Kosovë, duke u bërë thirrje atyre të votojnë për Listën Serbe, partinë që gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit. Vuçiç më 5 tetor njoftoi hapjen e konkursit për 400 vende të reja pune në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Një ditë më pas, ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Llonçar, e përforcoi këtë premtim, duke e quajtur një “dëshmi të përkushtimit të Serbisë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë”.
Ndërkohë, më 7 tetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, u bëri thirrje serbëve në Kosovë dhe të shpërngulurve me dokumente kosovare të votojnë për Listën Serbe, duke premtuar vazhdim të projekteve infrastrukturore dhe ndihmë financiare nga Beogradi.
Veprimet e Serbisë janë dënuar nga udhëheqësit më të lartë të Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të cilët kanë akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale.
Ndërhyrje të ngjashme nga Serbia ishin raportuar edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt, të cilat u denoncuan nga autoritetet kosovare dhe misioni vëzhgues i BE-së. Edhe Gjermania kishte ngritur akuza për trysni ndaj votuesve serbë në ato zgjedhje.
Zgjedhjet lokale në Kosovë po zhvillohen në 38 komuna, me një pjesëmarrje të gjerë të partive dhe iniciativave serbe, përfshirë edhe katër parti të tjera përveç Listës Serbe.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit ka nisur në të ...
Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar. Në krye të turmës ishte kryet...
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë....
Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vend...
Në mbrëmjen e sotme, në qytetin Leskovac, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, një përballje q&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një burrë është rrëmbyer, mbajtur me forc&...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur akuza ndaj Nenad Rashiç, të cilin e cilësoi si "ndihmës të Alb...
Policia e Kosovës ka raportuar një ngjarje të rëndë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali dhe bas...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot Dekretin që mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, duke zbatu...
I ftuar në një studio televizive, Milaim Zeka ka ndarë përvojën e tij dhe emocionet që ka përjetuar gjatë ndeshjes his...