ERE ‘godet’ “Tigrat” e Vlorës, zhvatin miliona euro pa prodhuar energji
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nevoja për formimin e shpejtë të institucioneve të reja. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë theksoi rëndësinë që Kosova të ketë institucione plotësisht të mandatuara dhe të qëndrueshme, “pa asnjë vonesë të mëtejshme”.
“Na duhet një partner i fortë me të cilin mund të punojmë. Progresi në rrugën drejt integrimit në BE varet nga të gjithë aktorët politikë që t’i lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në deklaratë.
Ngjashëm, edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë shfaqi shpresën se negociatat paszgjedhore do të çojnë në formimin e shpejtë të institucioneve të reja, duke siguruar stabilitetin e nevojshëm për vazhdimin e reformave dhe adresimin e prioriteteve të qytetarëve.
“Ne i inkurajojmë të gjithë udhëheqësit politikë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të ardhmen e tij”, thuhet në deklaratën e Ambasadës italiane për Radion Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër procesi të parakohshëm më 28 dhjetor. Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51 për qind të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave. Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.
Ndonëse votat me kusht dhe ato të diasporës nuk janë numëruar ende, rezultatet e deritanishme tregojnë disa ndryshime në pozicionim krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025. Pas shpalljes së rezultateve, Kurti la të hapur mundësinë për dialog dhe bashkëpunim me partitë e tjera politike.
“Në javët e ardhshme do të komunikojmë, do të takohemi dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike”, tha ai në një fjalim drejtuar mbështetësve të tij, mbrëmjen e 7 qershorit.
Partia e tij ka marrë pushtetin për herë të parë në vitin 2019, me një agjendë më nacionaliste dhe të fokusuar kryesisht në mirëqenien e qytetarëve.
Që nga ajo kohë janë mbajtur edhe katër palë zgjedhje parlamentare, kryesisht të parakohshme, dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në të gjitha. Kurti e theksoi këtë edhe në adresimin e tij paszgjedhor.
“Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare… Prandaj, edhe në këto zgjedhje të pesta u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë”, tha ai.
“Nuk ka vështirësi që nuk e kemi kaluar, edhe kur është dukur e pamundur, e kemi realizuar. Sepse tani është shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, shtoi Kurti.
Analisti i Këshillit për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, Toby Vogel, thotë se çdo vështirësi që mund të hasë Lëvizja Vetëvendosje në formimin e qeverisë së re, është pjesë normale e procesit demokratik dhe jo shenjë e mosfunksionimit institucional.
Ai sjell shembullin e Belgjikës, ku formimi i qeverive pas zgjedhjeve shpesh zgjat me muaj apo edhe vite, për shkak të nevojës për koalicione.
“... meqë asnjë parti nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë e vetme, partitë detyrohen të hyjnë në koalicione me forca që nuk janë domosdoshmërisht ideologjikisht të afërta. Kjo është normale”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë. Në një konferencë për media një ditë pas zgjedhjeve, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për krijimin e institucioneve duhet të arrihet një marrëveshje politike sa më shpejt.
I pyetur për bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen, ai u shpreh se nuk përjashton asnjë parti dhe se nuk ka “vija të kuqe”. Natën e zgjedhjeve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendosi si kusht për bisedime emrin e Vjosa Osmanit për presidente.
“Jemi të vetëdijshëm se çështja e presidentit do të jetë çështja e parë që do të diskutohet. Ne kemi kandidaten tonë dhe ajo do të jetë pikënisja e çdo bisedimi”, tha Abdixhiku.
Osmani, e cila nuk kishte mbështetje për mandatin e dytë presidencial, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj. Megjithatë, në një postim në Facebook më vonë, ajo sqaroi se emri i saj “as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”.
Radio Evropa e Lirë kërkoi koment edhe nga vendet e tjera të Quint-it - SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar - për procesin zgjedhor në Kosovë dhe për zhvillimet që konsiderohen të rëndësishme në këtë fazë - dhe është në pritje të përgjigjes. Zyrtarë të Bashkimit Evropian, ndërkohë, bënë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të reja.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për t’i dhënë fund më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në platformën X./REL
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në r...
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave t&...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cil&eu...
Kreui LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një konferencë pas numërimit të votave në Kosovë. Ai u shpreh se parti...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj p&e...
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan ditën e sotme në Kosovë...
Pas mbylljes së vendvotimeve në mbarë Kosovën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave p&eu...
Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve t&eu...
Teksa Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë të diel, ish-presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se rezult...
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shpresën që pas procesit zgjedhor, partitë politike të arrijn&eu...