Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe një ditë kohë ligjore për të formuar qeverinë e re dhe për t’ua prezantuar atë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë.
Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën, njofton Radio Evropa e Lirë.
Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Aktualisht nuk ka informacione se një marrëveshje koalicioni është në horizont.
Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.
I mandatuari i ri për kryeministër sërish do të ketë 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës.
Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe – në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.
Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar rezultatet përfundimtare të 35 nga 38 komunat e vendit, pas zgjedhjeve lokale ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes në autostradën Suharek-Malishevë, ku m...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili ...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjen në lidhje me sigurinë e 61 votave të nevojshme për formimin e Q...
Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKings, një kanal në Telegram ku shpërndaheshin ...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qendron këto ditë në Berlin, në një intervistë për DW flet lidhur me raport...
Janë publikuar pamjet e sulmit të deputetit Armend Zemaj ndaj mërgimtarit, pasi ky i fundit e kishte quajtur "rrenc" gjatë një intervis...
Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re. ...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar. ...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj ishte d...