Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re.
Por, se a do të ketë marrëveshje apo jo, kjo mbetet të shihet të dielën.
Për këtë çështje ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën.
“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë, në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri – në qoftë se s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, u shpreh Osmani.
Çfarë thotë praktika e vitit 2020?
Në prill të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës - partia e dytë në atë kohë - sepse Vetëvendosja, si fituese e zgjedhjeve, nuk e shfrytëzoi mundësinë kushtetuese për të emëruar kryeministrin.
Atëkohë, Vetëvendosja e pa daljen nga kriza politike - e cila kishte lindur nga vota e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit më pak se dy muaj pasi ishte zgjedhur - në zgjedhje të parakohshme.
Vota e mosbesimit ndaj Kurtit u bë për shkak të pakënaqësisë së partnerëve të tij të koalicionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mënyrën se si ai e udhëhoqi vendin gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më pas vendosi që dekreti i presidentit të Kosovës, Thaçi, që emëronte Hotin si mandatar për kryeministër, ishte në përputhje me Kushtetutën.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Tetor17:59
Dhunoi qytetarin me grushte, Policia e Kosovës reagon për incidentin ku u përfshi deputeti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar.
...
KOSOVA
24 Tetor17:17
Deputeti shqiptar godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj ishte d...
KOSOVA
23 Tetor16:24
Autobusi nga Kosova merr përpara 5 automjete, arrestohet shoferi 61-vjeçar
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Cyrih, Zvicër, kur një autobus i regjistruar në Kosovë u përfshi...
KOSOVA
24 Tetor15:46
Shanci i fundit i Albin Kurtit, Kuvendi mblidhet të dielën për Qeverinë e re të Kosovës
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet ditën e diellë, më 26 Tetor, për zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeministrit Albin ...
KOSOVA
24 Tetor14:14
Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë...
KOSOVA
24 Tetor13:14
Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaç...
KOSOVA
24 Tetor10:53
Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë, transparencë minimale nga raportet financiare të subjekteve politike
Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovë...
KOSOVA
23 Tetor17:21
Mashtruesi i pacipë shpallet në kërkim nga policia e Kosovës. Ka kryer mbi 14 vepra penale (Emri)
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Edon Bytyqin, një emër i njohur në publik për mashtrim. “Hetuesit policorë...
KOSOVA
23 Tetor14:42
E pazakontë/ Sekuestrohen nga policia 50 mijë euro me thasë, të gjitha monedha metalike
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Vërmicës, ku zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 e...