
Ngjarjet e fundit politike në Kosovë shënojnë një kthesë në funksionimin demokratik të vendit, ku liderët e partive kanë reaguar pas dështimit të parlamentit për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.
Në postimin e tij në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj, theksoi se dita e djeshme shënon triumfin e Kushtetutës dhe ligjit, pasi përfaqëson një moment reflektimi dhe reagimi të fortë të opinionit publik dhe faktorëve politikë kundër tendencave që konsiderohen rrezikuese për rendin shtetëror.
Sipas Haradinaj, kjo periudhë shihet si fundi i një faze të tensionuar dhe fillimi i një kapitulli të ri, ku vendimmarrja i rikthehet sovranit. Mesazhi thekson rëndësinë e ruajtjes së shtetit mbi interesat individuale apo partiake dhe nënvizon nevojën për përgjegjësi dhe kujtesë kolektive në rrugën përpara.
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.
Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.
Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.
Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.
Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.
Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.
Vendimmarrja i është kthyer atij.
Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.
Për Kosovën deri në frymën e fundit!
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
29 Prill11:10
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosova pritet të hyjë në zgjedhje të reja p...
KOSOVA
29 Prill07:10
Kosova nuk e zgjedh dot Presidentin e ri, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke b&eum...
KOSOVA
29 Prill00:03
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare
Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare pasi Parlamenti i vendit nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri të Republik&...
KOSOVA
28 Prill22:22
Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma! Reagon opozita: Show politik
Në orën 00:00 skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën Kosova do të mbajë zgjedhje t&eu...
KOSOVA
28 Prill20:38
Po skadon afati për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Hatixhe Hoxha tërhiqet nga kandidatura nëse LDK sjell emër me 15 firma
“Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK-ja”, tha kryeministri Albin Kurti kur u pyet se çfarë problemi...
KOSOVA
28 Prill18:17
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacionin e gazit
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan
Ambasada e SHBA’së në Bosnje e He...
KOSOVA
28 Prill17:33
LDK paraqiti dokumentin me 15 firma për Vjosa Osmanin, Kurti: Një listë pa emër, nuk kishte qëllime të qarta
Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryetari i...
KOSOVA
28 Prill17:01
Ngërçi për zgjedhjen e presidentit në Kosovë/ Kurti: Ne propozime, ata refuzime! Opozita nuk ka qëllim tjetër përpos bllokimit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër p&e...
KOSOVA
28 Prill15:11
Ngërçi për zgjedhjen e presidentit të ri, shtyhet sërish seanca e Kuvendit të Kosovës
Seanca në Kuvendin e Kosovës është shtyrë sërish.
Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mbërritë...