Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më 16 prill ka kryer bastisje në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku ka sekuestruar armatime të llojeve të ndryshme dhe municione.
Policia njoftoi se bastisjet u kryen pas informacioneve të marra nga qytetetarët në fshatin Banovë dhe Prevllak të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit, në bastisjen e parë në një shtëpi të pabanuar u gjetën katër pushkë të llojeve të ndryshme, tri radiolidhje, një kamerë dhe 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Në rastin e dytë, gjatë një kontrolle në një shtëpi, autoritetet gjetën një pushkë pa leje dhe 3 fishekë, informon REL.
“Në këtë lokacion është hasur personi M. R. [1972] i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’”, u tha në njoftim.
Bastisja tjetër u krye në një shtëpi tjetër të pabanuar ku u gjetën një armë AK-47, 3 karikatorë, 88 fishekë për armë të gjata dhe një granatë dore e llojit M75, e prodhimit jugosllav.
“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar”, tha policia lidhur me këtë rast.
Në një shtëpi tjetër të pabanuar, policët gjetën një armë AK-47 dhe 19 fishekë. Po ashtu, sipas njoftimit në një rast të ndarë, po ashtu në një shtëpi të pabanuar u gjet një pushkë e llojit M48, një pushkë gjuetie dhe 33 fishekë.
Ndërkaq, në një hambar Policia gjeti një mekanizëm të armës së gjatë M-48, një bajonetë dhe uniforma ushtarake.
Për të gjashtë rastet, Prokurori i Shtetit ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se provat e gjetura dëshmojnë se ka përpjekje për të cenuar sigurinë e Kosovës.
“Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend”, shkroi Sveçla në Facebook, ku publikoi një video të armatimeve të sekuestruara.
Ai shtoi se çdo veprim që rrezikon rendin, ligjin dhe sigurisë do të trajtohet pa asnjë kompromis.
Edhe në të kaluarën, veçmas që nga sulmi i armatosur i shtatorit të vitit 2023 në Zveçan, autoritetet kanë sekuestruar armatim dhe municion në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Në nëntor të vitit të kaluar, kur ishin gjetur detonatorë në Leposaviq, Sveçla e kishte akuzuar Serbinë, se “përmes bandave kriminale e terroriste” vazhdon të planifikojë “sulme terroriste në Kosovë”.
Për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës, Kosova e fajëson Beogradin. Por, Serbia mohon çdo përfshirje.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – të cilin Prishtina kërkon që Beogradi ta ekstradojë në Kosovë.
Ndaj tij dhe 44 personave të tjerë është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, teksa gjykimi ndaj tre të akuzuarve në këtë rast, po shkon drejt fundit.
Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më 16 prill ka kryer bastisje në veriun e Kosovës, të banuar me shumic&eu...
Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes. Kështu ka bërë të ditur...
Pasi forcat qeveritare morën nën kontroll bastione kurde në veri të Sirisë, ndërsa mijëra të burgosur të dyshuar p&...
Deputeti i Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me një marrëveshje të mundshme politike...
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e LDK-së mund të ketë ve...
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ç&eum...
Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare politike. Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëher&eum...
Ish-ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanoviç, ka komentuar zhvillimet e sigurisë në rajon, duke e vendosur në fokus e...
Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vlerëson Edward P. J...
Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka rezultuar me arre...