Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kongresistin Michael Turner si dhe kongresistin Donald Norcross, me të cilët diskutoi zhvillimet e fundit në vend dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, Osmani ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si dhe për mbështetjen bipartizane të SHBA-ve ndaj Kosovës
“Kjo mbështetje, theksoi ajo, ka qenë e pazëvendësueshme në periudhën që na solli lirinë, pavarësinë e pastaj shtetndërtimin e demokracinë. Asnjë nga këto të arritura, theksoi Presidentja Osmani, nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen amerikane”, thuhet në komunikatë.
Osmani ka potencuar se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë, thellësisht e përkushtuar ndaj reformave, bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të partneritetit me SHBA-të.
“Presidentja Osmani ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është imperativ strategjik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen në kontinentin evropian. Për më tepër, potencoi se ushtarët e FSK-së tashmë shërbejnë përkrah ushtarëve amerikanë në misione jashtë vendit duke kontribuar për paqen e stabilitetin global, e njëkohësisht Kosova ka ndërmarrë hapa vendimtarë në fuqizimin e sektorit të mbrojtjes e sigurisë, duke shpenzuar tashmë 2% të GDP-së në mbrojtje, me synim që kjo të dyfishohet brenda pak vitesh", thuhet në njoftim.
Sa i përket sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, presidentja Osmani nënvizoi punën profesionale të institucioneve tona të sigurisë e njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të prezencës amerikane në kuadër të KFOR-it.
Ajo theksoi se prania amerikane mbetet garancë e rëndësishme e paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin, duke shprehur falënderimin e popullit të Kosovës për këtë kontribut.
Ajo ka folur edhe për presionin dhe agresionin e Serbisë ndaj vendit ndër vite.
“Presidentja Osmani ritheksoi se edhe pas më shumë se dy vjetësh, Serbia ende po i përkrahë terroristët që kryen aktin e agresionit në Banjskë, sepse autorët, përfshirë Milan Radojqiqin, nuk i janë dorëzuar drejtësisë. Ajo theksoi se llogaridhënia, si për këtë akt agresioni, ashtu edhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e sulme të tjera, është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për parandalimin e akteve të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
24 Nëntor17:06
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, sulmohet furgoni që transportonte para
Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhën...
KOSOVA
24 Nëntor15:38
Dy kongresmenë amerikanë vizitojnë Kosovën, takime me Kurtin dhe Osmanin!
Kongresmeni republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ...
KOSOVA
24 Nëntor13:35
Kurti takim me kongresmenët amerikanë, Mike Turner dhe Donald Norcross
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur këtë të hënë një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerik...
KOSOVA
24 Nëntor12:41
Transporti publik i Prishtinës në kolaps total, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve
Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara ...
KOSOVA
24 Nëntor12:37
Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet e tij me ekzekutorin
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të ...
KOSOVA
24 Nëntor11:46
Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademaj, zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së...
KOSOVA
24 Nëntor11:20
Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, burri qëllon me sëpatë gruan dhe arratiset (Emri)
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me s&e...
KOSOVA
24 Nëntor11:00
U arrestua në Shqipëri për përndjekjen e prezantueses së njohur, telashet për psikiatrin nga Kosova nuk kanë të sosur
Aktivisti Bind Skeja ka bërë të ditur se është përballur me kërcënime dhe fyerje nga psikiatri Behar Kamberi, gjatë...
KOSOVA
23 Nëntor22:35
Kos: Nuk jam e kënaqur që Kosova do të ketë përsëri zgjedhje, mezi pres të kenë qeveri funksionale
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka folur për Kosovën, duke thënë se s’është e kënaqur që do t...