Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Fushatë politike po konsiderohen vizitat e Vjosa Osmanit në komuna të Kosovës pak ditë para se t’i përfundojë mandati i presidentes. Aktivitetet e saj të fundit kanë ngritur aludime se Osmani po përgatitet për të qenë sërish pjesë e garës politike, qoftë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ose nëpërmjet një iniciative të re, pas përplasjeve të fundit me LVV dhe Albin Kurtin.
Osmani, pasi nuk mori mbështetje për një mandat të dytë si presidente, ka nisur disa vizita në komuna të Kosovës, e fundit ishte më 22 mars në Podujevë. E para e vendit, pas dështimit për të zgjedhur presidentin përmes një dekreti, ka shpërndarë legjislaturën e dhjetë. Aktualisht dekretit të saj i është vendosur masë e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.
KosovaPress ka pyetur edhe në Zyrën e Presidencës për qëllimin e këtyre vizitave, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Analisti politik Seb Bytyqi vlerëson se bazuar në indikacionet aktuale, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm për të ardhmen politike të Osmanit.
Sipas tij, njëra rrugë është rikthimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa alternativa tjetër mbetet krijimi i një iniciative apo partie të re politike. Ai paralajmëron se rikthimi i saj në politikë, pavarësisht formës, mund të sjellë fragmentim të mëtejmë të skenës politike.
“Në bazë të indikacioneve janë dy rrugë përpara. Një është kthimi në LDK dhe tjetra është formimi i një iniciative apo partie tjetër. Sic po duket, janë bërë disa hapa në atë drejtim dhe tash jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku do të përcaktohet edhe kalendari i zgjedhjeve. Kjo ose do të jetë brenda strukturave të LDK-së, ose me një inicativë tjetër që, sido që të jetë, kemi të bëjmë me një rikthim në politikë. Kjo nënkupton se do të ketë fragmentim më të mëtutjeshëm të skenës politike”, theksoi ai.
Rikthimin aktiv në jetën politike të Osmanit po e sheh edhe anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina.
Sipas saj, do të ishte e natyrshme që Osmani të rikthehet në LDK, qoftë drejtëpërdrejt, apo përmes një koalicioni parazgjedhor me iniciativën që mund ta themelojë.
“Vjosa Osmani ka filluar disa aktivitete të saj që nuk lidhen drejtëpërdrejt me punën e saj si presidente, që lënë për të nënkuptuar se ajo do të rikthehet shumë shpejtë në politikë. Po duket se më e natyrshme, dhe në gjykimin tim po ashtu, është rikthimi te partia e saj e vjetër, qoftë duke u rikthyer drejtëpërdrejt në LDK, apo duke bërë një marrëveshje nëse ajo tenton të formojë ndonjë iniciativë të re të saj”, deklaron ajo.
Pantina shton se LDK-ja duhet të jetë e hapur për rikthimin e Osmanit, pavarësisht krisjeve të mëhershme mes tyre. Ajo thekson se përgjegjësia për ndarjen nuk i takon vetëm Osmanit, pasi të dyja palët, sipas saj, kanë pasur pjesën e tyre të fajit. Duke rikujtuar raste të mëhershme të rikthimeve në parti, ajo përmend se largimet shpesh kanë ndodhur për shkak të mospajtimeve në mënyrën e drejtimit dhe jo për çështje ideologjike.
Sipas Pantinës, ekziston një frymë e përgjithshme brenda LDK-së që favorizon rikthimin e Osmanit, ndonëse nuk mungojnë edhe zëra kundërshtues. Ajo nënvizon se partia duhet të tregojë pjekuri politike dhe gatishmëri për të pranuar rikthimin e saj në radhët e veta.
“Besoj se më e natyrshme do të ishte që ajo të kthehet direkt në LDK dhe LDK-ja duhet t’i ketë dyert e hapura për Vjosa Osmanin. Ka pasur një qarje, natyrisht një krisje mes saj dhe LDK-së, por mendoj se të dy dyja palët i kanë pasur pjesën e vet të fajit. Nuk mundet që i gjithë faji t’i lihet Vjosa Osmanit, pse ajo në një moment të caktuar e la LDK-në. Në anën tjetër, për LDK-në nuk do të ishte hera e parë kur njerëz që e kanë braktisur atë fillimisht për shkak të mospajtimit të tyre, kryesisht jo për ideologji, por më shumë për mënyrën e drejtimit të partisë. Këtu e kujtojmë të zëmë LDD, por edhe individë të tjerë që në të kaluarën kanë qenë më të afërt me LDK-në… Fryma e përgjithshme është që ajo të rikthehet. Natyrisht ka zëra kundër, por LDK-ja duhet të jetë e pjekur dhe hapur mjaftueshëm që të pranojë Vjosa Osmanin”, shton Pantina.
Vjosa Osmani ishte përjashtuar nga LDK-ja në vitin 2020, pasi e njëjta nuk e kishte votuar rrëzimin e qeverisë Kurti. Pas mospajtimeve të thella me lidershipin e atëhershëm të LDK-së, Osmani kishte themeluar Listën Guxo, e cila kishte marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Osmani, përkundër që kishte shprehur vullnetin për një mandat të dytë si presidente, nuk gjeti mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shumicën parlamentare në Kuvend.
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngush&e...
Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka hapur një seri pyetjesh mbi rretha...
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar nj&eu...
Emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databaz&...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës të dielën në mbrëmje, ku një burrë dhe nj&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një person ka mbetur i v...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, p&e...
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shtete...
Ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi. Raporto...