KOSOVA

Popullsia po tkurret, Kosova lind më pak dhe emigron më shumë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shtator 2026, 08:23

Popullsia po tkurret, Kosova lind më pak dhe emigron më shumë

Kosova po hyn në një fazë të fortë tkurrjeje demografike: lindjet janë përgjysmuar në tri dekada, ndërsa deri në vitin 2060 popullsia mund të zbresë në rreth 1 milion banorë. Emigracioni, ulja e fertilitetit dhe plakja po dobësojnë tregun e punës dhe po shtojnë presionin mbi pensionet e shëndetësinë. Pavarësisht 145 milionë eurove të shpenzuara në 2025 për mbështetjen e familjeve, shumë masa nuk kanë frenuar prirjen, ndërsa disa premtime për strehimin dhe punësimin e të rinjve mbeten ende të parealizuara.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka parashikuar se deri në vitin 2060, vendi mund të mbetet me 1 milion banorë, çka nënkupton një rënie prej 37% të popullsisë, nga 1.6 milionë banorë që rezultuan në matjen e fundit të regjistrimit të popullsisë. Me këtë trend, pritet që në vitin 2060, mosha mesatare e shtetasve të Kosovës të arrijë në 49 vjeç, ndërsa në vitin 2024, ajo ishte 35.3 vjeç.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës (UP), Ymer Havolli, tha për “Monitor” se ky trend shpjegohet kryesisht me rënien e natalitetit dhe fenomenin e emigracionit. Ndërsa, sociologu Labinot Kunushevci shton edhe faktorin e modernizimit dhe përballjen e tij me normat tradicionale.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në Kosovë ka pasur ulje të ndjeshme të fertilitetit. Në vitin 2024, një grua lindte mesatarisht 1.5 fëmijë, ndërsa në vitin 1994, një grua lindte mesatarisht 2.5 fëmijë.

Të dhënat e ASK-së tregojnë rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve vjetore. Në vitin 2025, në Kosovë lindën rreth 22 mijë fëmijë, ndërsa 30 vjet më parë, në vitin 1995, lindën 44,776 fëmijë. Brenda tri dekadave, në Kosovë numri i lindjeve është ulur me 51%.

Një raport i Institutit GAP, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë”, tregon se deri në vitin 2023, numri i personave të larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës kishte arritur në 359 mijë, shifër që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit.

Numri i shtetasve kosovarë të kthyer, si dhe i të huajve që jetojnë në Kosovë, është rreth 99 mijë persona. Migrimi neto kumulativ arrin në 260 mijë persona.

Në Kosovë zbatohen politika sociale për gratë lehona dhe fëmijët. Përfitues janë fëmijët nga lindja deri në moshën 16-vjeçare. Nëse një familje ka një ose dy fëmijë, secili prej tyre përfiton 20 euro në muaj, ndërsa nëse një çift ka mbi tre fëmijë, secili prej tyre përfiton 30 euro në muaj.

Gratë lehona përfitojnë 325.9 euro në muaj për gjashtë muaj me radhë, nëse kanë qenë të papuna për të paktën nëntë muaj gjatë 12 muajve të fundit para lindjes. Nga ana tjetër, lehonat e punësuara përfitojnë 325.9 euro në muaj për tre muaj me radhë.

Këto politika, në vitin 2025, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 145 milionë euro, shumë që përbën rreth 5% të buxhetit. Qeveria ka premtuar rritjen e vlerës së shtesave, në 500 euro në muaj për gratë lehona, si dhe rritjen e shtesave për fëmijët në 60 deri në 90 euro.

Përballë rënies së lindjeve dhe largimit të popullsisë, politikat e mbështetjes financiare për familjet nuk kanë qenë të vetmet masa të propozuara në Kosovë.

Gjatë viteve të fundit janë prezantuar edhe nisma që synojnë të prekin disa prej problemeve që ndikojnë në vendimet e të rinjve për të qëndruar në vend, për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë.

Megjithatë, një pjesë e tyre kanë mbetur në nivel premtimesh, ndërsa të tjera janë zbatuar duke u përballur me probleme në praktikë.

Një nga premtimet më të njohura të Albin Kurtit, përpara se të vinte në pushtet në vitin 2021, ishte ndërtimi i banesave për çiftet e reja. Skema synonte t’u krijonte familjeve të reja mundësinë për t’u bërë pronare të një banese përmes kësteve mujore relativisht të ulëta.

Sipas zotimit, familjet përfituese do të paguanin 120 ose 150 euro në muaj për një periudhë prej 150 muajsh. Por, më shumë se pesë vjet më vonë, masa nuk është materializuar.

Qeveria ka deklaruar se banesat janë “në proces e sipër”, por deri tani nuk është ndërtuar asnjë prej tyre dhe asnjë çift nuk ka përfituar nga skema.

Një tjetër përpjekje për të mbështetur të rinjtë ka qenë programi “SuperPuna”, i konceptuar për grupmoshën 18–29 vjeç.

Përmes tij, të rinjtë aplikojnë për vende pune, ndërsa shteti subvencionon pagën në nivelin e pagës minimale, aktualisht 500 euro në Kosovë. Në praktikë, programi është përballur me një sërë problematikash, nga vonesat në pagesa dhe keqpërdorimet në vendet e punës, deri te mungesa e aftësimit të mirëfilltë profesional.

Në paketën e zotimeve për familjet është përfshirë edhe një masë që e zgjeron mbështetjen përtej prindërve. Z. Kurti ka premtuar pagesë mujore prej 100 eurosh për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat, në rastet kur të dy prindërit e fëmijës janë të punësuar.

Por përmasat e problemit demografik e tejkalojnë çështjen e një skeme apo të një pagese mujore. Rënia e lindjeve, emigrimi dhe plakja graduale e popullsisë po ndryshojnë strukturën demografike të Kosovës dhe, bashkë me të, edhe perspektivën e ekonomisë dhe të tregut të punës.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Ymer Havolli, vlerëson se rënia e vazhdueshme e natalitetit po shndërrohet në një nga sfidat më serioze për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. Krahas emigrimit të fuqisë punëtore, ulja e lindjeve po ngadalëson krijimin e kapitalit njerëzor, i cili përbën një nga bazat kryesore të rritjes ekonomike.

Sipas z. Havolli, Kosova po kalon gradualisht nga një fazë e rritjes demografike drejt një periudhe stagnimi dhe rënieje të popullsisë, me pasoja që pritet të ndihen drejtpërdrejt në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe sektorin e shëndetësisë.

“Ulja e lindshmërisë, e shoqëruar me emigrimin e profesioneve kyçe, e ka ndryshuar strukturën e tregut të punës dhe po e shtyn Kosovën drejt një faze të stanjacionit demografik”, thotë z. Havolli.

Me më pak njerëz në moshë pune, zvogëlohet baza mbi të cilën mbështetet aktiviteti ekonomik, ndërsa një popullsi më e moshuar ushtron presion më të madh mbi financat dhe shërbimet publike.

“Reduktimi i fuqisë punëtore aktive ngadalëson rritjen ekonomike, zvogëlon potencialin e tregut dhe rrit presionin mbi sistemet publike të pensioneve dhe shëndetësisë”, thotë ai.

Nëse pasojat e tkurrjes së popullsisë janë ekonomike, shkaqet nuk mund të kërkohen vetëm tek ekonomia. Sociologu Labinot Kunushevci e lidh rënien e fertilitetit në Kosovë me ndryshimet e thella sociale, ekonomike dhe kulturore që ka përjetuar shoqëria gjatë dekadave të fundit.

Në të kaluarën, lindshmëria në Kosovë lidhej ngushtë edhe me identitetin kombëtar dhe nevojat ekonomike të familjes. Sot, sipas tij, mënyra se si çiftet e reja e projektojnë jetën dhe familjen ka ndryshuar dhe vendimi për të pasur fëmijë merret në një kontekst tjetër social dhe ekonomik./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve