KOSOVA

Posti i presidenti mban pezull konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Gusht 2026, 07:47

Posti i presidenti mban pezull konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u përmbyll siç pritejSeanca konstituive e së enjtes u shty nga kryesuesi i saj, pas betimit të deputetëve të rinjDeputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. U formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe u bë betimi i deputetëve.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i procesit të konstituimit të Kuvendit pa një marrëveshje për çështjen e presidentit mund ta vështirësojë arritjen e një dakordimi me njërën partitë parlamentare dhe praktikisht të çojë në zgjedhje të reja.  Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës konstituive, Kurti ka kërkuar kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve politike, duke thënë se një marrëveshje për presidentin do të mundësonte konstituimin e plotë të institucioneve.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se dhënia e mundësisë për dialog politik është, sipas tij, mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja. Kurti ka theksuar se që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, kanë dashur t’u japin hapësirë diskutimeve, ashtu siç kishin kërkuar partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“LDK-ja i pezulloi bisedimet pas problemeve të brendshme dhe diskutimi i radhës pardje me kryetarin e LDK-së tregoi që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur dakordim. Përballë kësaj situate është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim për konstituimin e Kuvendit, që mund ta vështirësonte marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës”.

Sipas Kurtit, sapo të arrihet marrëveshja për presidentin, do të vazhdohet me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve.

“Kur ta kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Kur të jemi të siguruar që kemi bërë gjithçka për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai u ka bërë thirrje për bisedime edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza e të Aleancës, Ardian Gjini. Ka shtuar se bisedimet me LDK-në do të vazhdojnë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur të papërgjegjshme kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për presidentin duke e shtyrë seancën konstituive. Hamza ka thënë se LVV-ja po tregon mungesë serioziteti.

“Siç e vërejtët kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit përgjegjësisë nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve. Po shihet se vazhdojnë sjelljet e papërgjegjshme në raport me institucionet. Thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën që të kemi konstituimin, dhe në fund dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend se të propozojnë emër e shtyjnë propozimin e emrit të kryetarit dhe nuk konstituohet Kuvendi. Kosova vazhdon me vakum institucional”, ka thënë Hamza.  

I pyetur për një takim me Kurtin, Hamza ka theksuar se “s’kemi nevojë të takohemi” duke shtuar se ka pasur mungesë të “një oferte të përgjegjshme”. Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës e ka quajtur taktikë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të fituar kohë që të marrë të tri institucionet kyçe të vendit. Tahiri ka thënë se s’ka kuptim të kërkohet kohë kur 30 ditë i ka pasur Kurti për diskutime me partitë politike për ndonjë marrëveshje të mundshme për çështjen e presidentit. Tahiri ka ngritur edhe dyshimet nëse Kurti dëshiron të krijojë ndonjë rast për Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të shtyhet edhe më tej konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ka kaluar afati kushtetues sepse sot janë bërë 30 ditë dhe sot kur është dashur që Kuvendi të jetë funksional, sot del kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe iu thotë qytetarëve na duhet kohë. Po a patët morë burrë kohë 30 ditë për diskutim me partitë politike për një marrëveshje politike.

Nëse ka qenë qëllimi që të dalë nga ky rreth vicioz dy-vjeçar pse nuk ka folur me partitë politike për presidentin e Kosovës sepse nyja është te presidenti por e ka neglizhuar deri në këtë ditë. A po dëshiron Kurti që ta krijojë edhe një rast në Gjykatën Kushtetuese që ende të shtyhet konstitutimi. Kjo është taktikë që të marrë ndonjë pazar politik, të fitojë kohë e t’i marrë të gjitha institucionet që në fakt nuk i takojnë një subjekti politik”, ka thënë Tahiri.

Eugen Cakollli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se as sot e as nesër, nuk është dita e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka thënë se afati 60-ditor për këtë proces aktivizohet vetëm ditën pas konstituimittë Kuvendit. Sipas tij, i vetmi afat që po shkon deri në fund është ai për konstituimin e Kuvendit, i cili siç ka thënë Cakolli, përfundon nesër, në orën 23:59.

“Edhe pse kërkesa për kohë shtesë dhe ndërprerja e seancës nuk përbën shkelje procedurale, të njëjtat nuk e pezullojnë dhe as nuk e zgjasin afatin kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet të konstituohet”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

Ai ka deklaruar se pa u përmbyllur konstituimi, procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk fillon fare.

“Pas konstituimit, partitë do t’i kenë të plota 60 ditë për diskutime, marrëveshje dhe zgjedhjen e Presidentit. Prandaj, e pakuptimtë të kërkohet “kohë shtesë për Presidentin” duke e shtyrë pikërisht procesin që e aktivizon atë kohë”.

Seanca konstituive u ndërpre pas betimit të deputetëve. Ka mbetur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Teksa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit që do të hapte rrugën për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit skadon të premten në mesnatë, dy partitë ende nuk duken afër një ujdie. Për më tepër, procesin negociues mund ta ndërlikojë kërkesa e shprehur publikisht e LDK-së që ta ketë postin e presidentit. Për LVV-në e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, presidenti i ri i vendit duhet të jetë një figurë jopartiake dhe konsensuale, ndërkaq për LDK-në kushdo që i ka 80 vota.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...