
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, deklaroi Begaj në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës.
Presidenti Begaj nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë dijes.
“Pas shumë dekadave përpjekjesh, sakrificash, dhe falë ndihmës së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e partnerëve evropianë, shqiptarët sot jetojnë një moment të paprecedent: kemi dy shtete shqiptare dhe dy akademi shkencore që i shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa, në liri dhe në bashkëpunim. Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara e për t’u ngritur si komb përmes dijes, përmes krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijes. E ardhmja na kërkon ta shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për gjithë shoqërinë”, tha ai.
Duke vlerësuar arritjet e Akademisë së Kosovës, partneritetet e saj akademike me qendra kërkimore në BE e SHBA, Presidenti Begaj theksoi se në këtë mënyrë ky institucion ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë pjesë të komunitetit botëror të dijes. Në projektet për ndërkombëtarizimin e Akademisë, sipas Presidentit të Republikës, ka pasur kontribut edhe Diaspora.
“Për të arritur në këto nivele, – theksoi Presidenti Begaj, – akademikët e Kosovës kanë punuar me atdhedashuri sublime, pasi kanë qenë në kushte të vështira, në censurë dhe të privuar nga mjetet më elementare të punës shkencore”.
Në fund të fjalës, Presidenti Begaj përcolli një mesazh të posaçëm për gjeneratën e re të studiuesve shqiptarë.
“Brezi i ri ka sot një detyrë më të rëndësishme: të bëhet gjenerata që e çon përpara idealin e dijes. Ata duhet të kërkojnë më shumë, të studiojnë më thellë, të mos kënaqen me të lehtën, por të gjejnë forcën për t’iu përkushtuar dijes me seriozitet, me kureshtje dhe me shpirt. E ardhmja e kombit tonë ndërtohet nga ata që besojnë se dija është mjeti më i fuqishëm i zhvillimit”, – deklaroi Presidenti i Shqipërisë në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Dhjetor11:27
Qytetari dorëzon portofolin me para në polici
Ditën e djeshme, në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, një qytetar me inicialet S.P ka dorëzuar një portofo...
KOSOVA
10 Dhjetor09:19
Kosovë/ Nis sot procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fill...
KOSOVA
10 Dhjetor08:44
Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro
Nga muaji i ardhshëm paga minimale pritet të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fa...
KOSOVA
9 Dhjetor23:04
Raportuesi Terras: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ku ka ...
KOSOVA
9 Dhjetor22:05
Sulmi, eksperti: Aktakuza për Ibër-Lepenc tregon qartë përfshirjen e shërbimeve sekrete të Serbisë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”...
KOSOVA
9 Dhjetor20:29
Skandali me librin e Gjeografisë për klasën e VII-ta, Kosova quhet “Metohi”
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjend...
KOSOVA
9 Dhjetor18:04
Ky është koloneli serb i akuzuar për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj...
KOSOVA
9 Dhjetor17:41
Dosja për shpërthimin në Ibër Lepenc/ Agjenti serb furnizoi Serbinë me dokumente të KFOR-it dhe falsifikoi dosje për UÇK-në
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj...
KOSOVA
9 Dhjetor17:38
Mish 26 euro/ REL: Festat bëhen barrë për familjet në Kosovë
Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi - për shumë familje, ato janë një provë reale fin...
KOSOVA
9 Dhjetor12:01
Osmani pret raportuesin e BE: Masat ndaj Kosovës të padrejta dhe të paarsyeshme
Presidenca ka lëshuar një njoftim për takimin mes presidentes Osmani dhe Raportuesit Evropian për Kosovën, Riho Terras. Ata kanë d...