Rama shtron "sofrën e dialogut" para Kryeministrisë: Ftesë për bisedim mes protestave
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Prokurorët në Kosovë kanë kërkuar të dielën dërgimin në paraburgim të një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për krime të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ’99.
Arrestimi i të dyshuarit të shtunën, i identifikuar vetëm me inicialet A.D., nxiti reagim nga Serbia, e cila e cilësoi si të nxitur “politikisht” ndalimin e tij në Kosovë. Gjykata Themelore në Prishtinë duhet të vendosë tani për kërkesën e prokurorëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha të dielën në një njoftim për media se i dyshuari ishte pjesëtar i MUP-it serb në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut në kohën kur dyshohet se kishte kryer krimet në mars të vitit 1999 në shatin Ivajë dhe fshatrat përreth të qytetit jugor të Kosovës.
Ai dyshohet se “në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”.
Gjithashtu, ai dyshohet për rrahjen dhe torturimin “në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike” dhe shkaktimin e “lëndimeve të rënda trupore” të 13 civilëve gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor në Kaçanik.
Këta civilë ishin në mesin e 91 meshkuj që forcat serbe i kishin ndarë prej rreth 400 burrave, grave, pleqve e fëmijëve të grumbulluar për t’u dërguar në stacionin policor në Kaçanik, sipas Prokurorisë.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha të shtunën në një reagim se i arrestuari është polic në pension nga një fshat i Prizrenit dhe se ndalimi i tij ishte i nxitur “politikisht".
"Prishtina vazhdon të përndjekë popullin serb nga Kosova, siç dëshmohet nga arrestimi i sotëm i A.D. nga fshati Grnçarë në rajonin e Pomoravës së Kosovës, një ish-polic i pensionuar, 26 vjet pas konfliktit", thuhet në reagim.
Arrestimi i tij vjen pak javë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarët të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99. Gjykata në Prishtinë i dënoi më 18 mars Zoran Kostiqit me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Milloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë./REL
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh të koduar në lidhje me &cc...
Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshë...
Vjosa Osmani ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albul...
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën një burrë, për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luft&e...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes s...
Presidentja e Vjosa Osmani do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 4 prill 2...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të naftës, ka paralajmëruar se ...
Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë në mënyrë protestuese gjat&eu...
Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së doli sot para gjykatës së Prishtinës, nën dyshimet për spiun...
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e shpalli fajtor të premten për vrasjen e ish-bashkëshorte...