Sot protestë para parlamentit, qytetarët: T’i presim deputetët me vezë
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...

Aleanca Kosovare e Bizneseve duke u bazuar në një ankesë zyrtare të pranuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ka shprehur shqetësim për situatën në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar për siç ka thënë situatën e krijuar në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara për një periudhë të gjatë dhe të pajustifikueshme.
Përmes, një komunikate për media AKB thotë se sipas të dhënave zyrtare, kompania AGS shpk (Shqipëri) ka aktualisht 5 kamionë të ndaluar me produkte UHT, të destinuara për tregun e Kosovës përmes kompanive: Albi Commerce (UHT Grata), Liridoni Distribution (UHT Cremosos), Dualos (UHT Dua Barista)Sipas AKB-së, ndalimi i këtyre ngarkesave ka filluar që nga data 20 prill 2026, me arsyetim kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe verifikimin e përputhshmërisë me etiketimin.
AKB thekson se afatet standarde për analiza të tilla janë rreth 5 ditë pune, dhe tejkalimi i tyre përbën mungesë të theksuar të efikasitetit dhe transparencës institucionale. Sipas AKB-së, kjo nuk është thjeshtë kontroll, por është barrierë.
Ky është reagimi i plotë i AKB-së:
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke u bazuar në ankesën zyrtare të pranuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara për një periudhë të gjatë dhe të pajustifikueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, kompania AGS shpk (Shqipëri) ka aktualisht 5 kamionë të ndaluar me produkte UHT, të destinuara për tregun e Kosovës përmes kompanive: Albi Commerce (UHT Grata), Liridoni Distribution (UHT Cremosos), Dualos (UHT Dua Barista).
Ndalimi i këtyre ngarkesave ka filluar që nga data 20 prill 2026, me arsyetim kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe verifikimin e përputhshmërisë me etiketimin.
Megjithatë, deri më sot koha e pritjes ka arritur deri në 15 ditë, nuk ka rezultate përfundimtare zyrtare dhe nuk ka asnjë sqarim institucional për vonesat
AKB thekson se afatet standarde për analiza të tilla janë rreth 5 ditë pune, dhe tejkalimi i tyre përbën mungesë të theksuar të efikasitetit dhe transparencës institucionale.
KJO NUK ËSHTË THJESHT KONTROLL – ËSHTË BARRIERË
AKB vlerëson se, në mungesë të çdo indikacioni për rrezik mikrobiologjik apo toksikologjik, ndalimi i zgjatur i produkteve UHT është joproporcional dhe po shndërrohet në një barrierë tregtare të panevojshme. Kjo situatë po prodhon pasoja ekonomike të drejtpërdrejta: Rritje të kostove për bizneset; Shpenzime të larta për mirëmbajtjen e kamionëve frigoriferikë (24/7);Rrezik për dëmtim të produkteve; Vonesa në furnizim të tregut; Rritje të çmimeve për konsumatorët.
AKB thekson se kostoja e kësaj bllokade po transferohet drejtpërdrejt te qytetari i Kosovës, mbështet fuqishëm kontrollin e cilësisë dhe sigurinë ushqimore, nuk është kundër analizave laboratorike dhe standardeve, por kundërshton vonesat e pajustifikueshme që po e rritë koston e produktive si dhe bllokadat burokratike dhe mungesën e transparencës .
AKB kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë: Publikimin urgjent të rezultateve të analizave, lirimin e menjëhershëm të ngarkesave në mungesë të rrezikut të provuar, sqarim zyrtar për vonesat dhe përgjegjësit institucionalë, vendosjen e një afati maksimal prej 24–48 orësh për kontrollin e produkteve të ndjeshme, rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe inspektuese, trajtim prioritar për produktet me zinxhir të ftohtë si dhe lehtësim të procedurave për mallrat nga Shqipëria, në frymën e bashkëpunimit ekonomik sipas shumë marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
AKB paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate rrezikon dëmtimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Shqipëri si treg Kombëtar dhe Vendor dhe kjo shkakton rritjen e mëtejshme të çmimeve si dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së tregut.
Nëse analizat zgjasin 15 ditë pa përgjigje, atëherë kemi të bëjmë me një problem serioz institucional dhe jo me mbrojtje të konsumatorit tha ne fund Agim Shahini kryetar Aleanca Kosovare e Bizneseve./Monitor.al
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave, të akuzuar për krime lufte kundër ...
Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtris&e...
Një histori që nisi si një njohje virtuale në rrjetin social Snapchat është shndërruar në një rast shqetësues ...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia që drejton ka arritur dakordim për bashkëpunim politik me Vjosa Osmani për zgje...
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu raportohet se është marrë në pyetje këtë të martë nga dy hetues në stacionin pol...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve t&eu...
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka deklaruar se raporti i Komitetit të OKB-së p...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë në Tv klan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit ...
HOLANDË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga paraburgimi në Hagë, ku ndodhet që nga viti 2020 së bashku me...
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësu...