Ahmetaj zbardh përgjimin: Po bëhet trafik armësh, vijnë nga Afrika paketohen në Shqipëri, marrin rrugët ...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...

Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 euro, krahasuar me 639 euro në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 11,6%. Ndërkaq paga mesatare neto arriti në 636 euro, nga 552 euro sa ishte në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2%.
Paga mesatare neto në Kosovë ka arritur në 636 euro gjatë vitit 2025, por dallimi mes sektorëve vazhdon të jetë i madh. Ndërmarrjet publike paguajnë mbi 800 euro, ndërsa sektori privat mbetet nën 600 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për nivelin e pagave në Kosovë për vitin 2025, ku shihet një rritje e përgjithshme e pagave në të gjithë sektorët, si në bruto ashtu edhe në neto.
Sipas të dhënave, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2025 ka arritur në 713 euro, krahasuar me 639 euro sa ishte në vitin 2024. Kjo paraqet një rritje prej 11.6 për qind brenda një viti.
Ndërkohë, paga mesatare neto ka arritur në 636 euro, nga 552 euro sa ishte vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 15.2 për qind.
Rritja e pagave është regjistruar në sektorin publik, ndërmarrjet publike dhe sektorin privat, megjithatë dallimet mes tyre vazhdojnë të jenë të theksuara.
Në administratën publike, paga mesatare bruto është rritur nga 755 euro në 840 euro, ndërsa paga neto nga 668 euro në 744 euro. Kjo nënkupton se sektori publik vazhdon të mbetet dukshëm më i paguar se pjesa më e madhe e ekonomisë private në vend.
Edhe më të larta janë pagat në ndërmarrjet publike.
Sipas ASK-së, paga mesatare bruto në këtë sektor ka arritur në 915 euro, nga 783 euro sa ishte në vitin 2024. Paga neto ka shkuar në 812 euro, duke shënuar rritje prej 18.5 për qind.
Kjo e bën sektorin e ndërmarrjeve publike sektorin me pagat më të larta në Kosovë.
Në anën tjetër, sektori privat vazhdon të mbetet me pagat më të ulëta, pavarësisht rritjes së regjistruar gjatë vitit 2025.
Paga mesatare bruto në sektorin privat është rritur nga 598 euro në 666 euro, ndërsa paga neto nga 513 euro në 596 euro. Edhe pse ka rritje mbi 16 për qind në pagën neto, diferenca me sektorin publik dhe ndërmarrjet publike mbetet e madhe.
Të dhënat tregojnë se një punëtor në ndërmarrje publike merr mesatarisht mbi 200 euro më shumë pagë neto sesa një punëtor në sektorin privat.
Raporti nxjerr në pah edhe dallime të mëdha mes aktiviteteve ekonomike.
Sektori me pagat më të larta në Kosovë gjatë vitit 2025 ka qenë “Informimi dhe komunikimi”, ku paga mesatare bruto ka arritur në 1 mijë e 216 euro, ndërsa paga neto në 1 mijë e 68 euro.
Pas tij renditet sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 1 mijë e 133 euro bruto dhe 1 mijë euro neto
Në anën tjetër, pagat më të ulëta janë regjistruar në kategorinë “Shërbime të tjera”, ku paga mesatare bruto ishte vetëm 425 euro, ndërsa ajo neto 387 euro. Kjo nënkupton një diferencë prej mbi 680 eurosh në pagën neto mes sektorit më të paguar dhe atij me pagën më të ulët në Kosovë.
Raporti i ASK-së tregon se, megjithëse pagat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, dallimet mes sektorëve vazhdojnë të mbeten të mëdha, sidomos ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Në një ceremoni të veçantë është shënuar pensionimi i Xajë Mustafës, një nga figurat më të ...
Një diplomë e dyfishtë, nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, do ta shënojë filan-të-diplom...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të koduar ‘KONTROL...
Lëvizja studentore në Serbi, e cila nisi si rezistencë qytetare kundër korrupsionit dhe nepotizmit, po përballet me kritika pasi ka ado...
Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaq&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqip&eum...
Prej 5 muajsh kur prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut, ka nisur edhe një valë largimesh...
Djali i Heroit të Kosovës, Nijazi Azemi, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke u shprehur se është ndaluar dhe gjobi...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka çelur sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në fjalën...
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë javën tjetër rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turneu i tij ballkan...