Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare, pasi Serbia arrestoi një veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një ditë më parë, nën pretendimet për krime kundër popullatës civile.
MPJD tha më 6 janar se ka pranuar informacione për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Mitehat Llozhani me të hyrë në Serbi nga pika kufitare e Batrovcit në kufi me Kroacinë.
Kjo ministri tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës i ka dorëzuar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë duke i kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve të ndalimit dhe informacione të tjera të rëndësishme për rastin.
“Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar për rastin delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, tha MPJD.
MPJD tha po ashtu theksoi se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt me familjen e të arrestuarit dhe do të paraqesë kërkesë zyrtare për ta vizituar atë.
Autoritetet në Serbi mbrëmjen e 5 shkurtit konfirmuan arrestimin e veteranit të UÇK-së dhe thanë se është dërguar në ndalim prej 48 orësh, informon REL.
Sipas Serbisë, ai dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.
Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.
Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.
Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.
Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave.
Rastet e të arrestuarve në Serbi, sipas burimeve në MPJD:
-Arbnor Spahiu – i arrestuar në qershor nën dyshimet për “vrasje të rëndë” në Banjskë; u lirua më 21 nëntor.
-Lulzim Halili – i arrestuar në korrik, i akuzuar për “krime lufte”; mbetet në paraburgim.
-Sasha Gjorgjeviq – i arrestaur në korrik, nën dyshimet për “bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”; mbetet në paraburgim.
-Behar Preniqi – i arrestuar në gusht, si “pjesëtar i dyshuar i UÇK-së”; mbetet në paraburgim.
-Hazir Haziri – i arrestuar në shtator nën dyshimet për “krime lufte”; u lirua në janar 2026.
-Avni Qenaj – i arrestuar në nëntor për “krime lufte”; gjykata në Beograd i dha një muaj paraburgim.
-Millan Vukashinoviq dyshohet se është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Leposaviq – pjesa veriore e Kosovës – më 1 nëntor.
Më 14 gusht, autoritetet serbe njoftuan se i ndaluan edhe dy persona me inicialet X.E. dhe B.E. (Xhemajl dhe Bashkim Emini) në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se si pjesëtarë të UÇK-së, “kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile”. Pesë ditë më pas, ata u liruan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se presidenti Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqe. Kur u pyet nga mediat nëse do ...
Pas një serie vjedhjesh biçikletash në Murten gjatë qershorit 2025, Policia Kantonale e Fribourgut arrestoi dy persona: një shofer 37...
Edhe pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozit&eum...
Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Ser...
Kosova po hyn në ditët më vendimtare politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Profesori Dorajet Imeri paralajmëron krizë të t...
Protestat e studentëve kundër qeverisë janë një komplot nga agjencitë ndërkombëtare të sigurisë – pë...
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani, është arrestuar nga autoritetet serbe derisa po udhëtonte ng...
Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rr...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, lidhur me pajisjen me viza....
Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli...