KOSOVA

Serwer: Mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim për 5 vjet, e papranueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2026, 23:27
Serwer: Mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se është penduar që e ka mbështetur themelimin e kësaj gjykate.

Serwer tha se fillimisht e kishte përkrahur Gjykatën Speciale me bindjen se ajo do të hetonte pretendimet për trafikim të organeve njerëzore, të ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty.

Ai tha se, sipas tij, këto pretendime nuk janë mbështetur me prova. “Fakti i çështjes është që nuk janë gjetur asnjë lloj dëshmie apo fakti për të vërtetuar pretendimet për trafikim organesh”, deklaroi Serwer.

Sipas tij, problemi qëndron në faktin se gjykata, pasi nuk gjeti prova për këto pretendime, e zgjeroi mandatin e saj edhe në veprime të tjera të UÇK-së.

“Për mua, nëse krijon një gjykatë për të hetuar një pretendim, dy pretendime të caktuara, sigurisht që duhet të hetohen ato pretendime të caktuara. Kjo është bërë, nuk janë gjetur faktet, por pastaj kanë dalë diku tjetër. Për mua kjo nuk është legjitime”, tha ai.

Serwer kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar struktura komanduese e UÇK-së. Ai tha se UÇK-ja nuk ka pasur një zinxhir komandues të centralizuar, të ngjashëm me atë të forcave serbe.

“UÇK-ja sigurisht që ka qenë grup i paligjshëm në kuptimin e pushtetit të Serbisë, por kjo nuk është gjë për t’u marrë një tribunal ndërkombëtar”, u shpreh Serwer për rtk.

Ai tha se Gjykata Speciale, sipas vlerësimit të tij, është mbështetur shumë në informacione të siguruara nga Serbia, të cilat mund të kenë qenë të sakta ose të pasakta.

Serwer foli edhe për mundësinë e ndikimit politik në themelimin dhe funksionimin e gjykatës. Ai tha se është e vështirë të përcaktohet nëse ka pasur një qëllim politik nga ana amerikane, por theksoi se procesi ka pasur ndikim të madh politik në Kosovë.

Sipas tij, mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim për më shumë se pesë vjet pa një verdikt përfundimtar është e papranueshme.

“Mbajtja në burg për pesë vjet me radhë pa dënim, pa verdikt gjyqësor, thjesht është e papranueshme”, tha Serwer.

“Sigurisht që s’kam si ta di, por sinqerisht shpresoj që të mos, çregullojë edhe më tutje gjendjen në Ballkan. Dhe besoj që ka potencial për të ndodhur kjo, sidomos kur e shohim Serbinë që bën atë nderimin për Mlladiçin dhe është gjë normale që viktimat e Mlladiçit dhe pastaj të Millosheviçit të reagojnë në mënyrë të kundërt, ose në drejtimin e kundërt. Është një bombë me sahat në njëfarë mënyre dhe nuk do të doja që kjo të ndikojë negativisht në perspektivën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO e pastaj edhe në BE”, tha tutje ai.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë