Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, në ditën kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Gjykatësi i rastit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj, tha se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator, raporton Betimi për Drejtësi.
Në seancën e 8 shtatorit, palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese për këtë rast.
Më 10 prill, para gjykatës Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, në seancën e 2 shtatorit, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatore.
Njoftimi për shpalljen fajtor të Sveçlës vjen disa ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sceçla akuzohet se më 21 mars, në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme ka përdorur gaz lotsjellës. Sipas Prokurorisë, ai e ka aktivizuar bombolën me gaz dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.
Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.
Bashkë me Sveçlën akuzohen edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku.
Gazi lotsjellës është përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar një sërë zhvillimesh politike.
Më 2015, deputetët e LVV-së, që kundërshtonin marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë hodhën gaz lotsjellës në sallën plenare.
Më pas, edhe ata të Aleancës dhe Nismës Socialdemokrate iu bashkuan kundërshtimit për marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke hedhur gaz në ambientet e Kuvendit.
Tre vjet më vonë, kur kjo marrëveshje u votua, në Kuvend sërish u hodh gaz lotsjellës dhe pati tensione dhe protesta brenda dhe jashtë ambienteve të organit ligjvënës./ REL
Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar një takim të ri me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zhvillimeve të fu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë Bekim Sejdi...
Më 4 tetor skadojnë licencat e dy termocentraleve që prodhojnë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike në Kosov&eum...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mb&eum...
“Çdo nismë që vjen nga Kongresi amerikan duhet marrë seriozisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vuja&cced...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se kandidatura e Bekim Se...
Këngëtari i njohur Yll Limani, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar në mbështetje të is...
Autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent pas një postimi të publikuar në Instagram, ku, sipas mediave në Serbi, ofroheshin p...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, pë...