KOSOVA

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Gusht 2026, 13:00

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në

Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte, dhe më pas në gërmime në një lokacion në Zubin Potok, ku dyshohej se ndodhej një varrezë masive. Brenda pak ditësh, u zbuluan mbetje mortore me origjinë njerëzore, u arrestua edhe një i dyshuar tjetër për krime lufte, u identifikua një lokacion i dytë ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore, ndërsa në Serbi u arrestua një shtetas i Kosovës nën dyshimin për spiunazh.

Në Kalludër të Vogël, fshat malor i komunës veriore të Zubin Potokut, në Kosovë, më 28 korrik nisën gërmime nën dyshimet për një varrezë masive. Këto gërmime, sipas autoriteteve, filluan pas një hetimi rreth dyvjeçar të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Disa ditë para nisjes së gërmimeve, u arrestuan dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Rasti i tyre, sipas Prokurorisë, lidhet me këto gërmime.

Ndonëse nuk janë bërë publike detaje të sakta se për çfarë dyshohen këta dy të arrestuar, për njërin prej tyre Policia tha se ka gjetur prova se ai kishte qenë “i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-armatën jugosllave”. Dy të dyshuarit, M.J. dhe M.B., momentalisht gjenden në paraburgim. Më 2 gusht, Policia e Kosovës arrestoi edhe një person tjetër në lidhje me të njëjtin rast.

Prokuroria Speciale tha se arrestimi i J.R. është rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore, por nuk dha hollësi për rolin e tij të dyshuar. Avokati i të pandehurit M.B., Dejan Vasiq, tha për Radion Evropa e Lirë se klienti i tij dyshohet se ka qenë në mesin e personave që kanë varrosur viktimat e ngjarjeve të përmendura, në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

“Ai është i bindur se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, pasi nuk ka qenë fare në vendin që përmend prokurori”, tha Vasiq.

Millosh Deleviq, avokat i të pandehurit tjetër M.J., nuk deshi të tregonte hollësi se për çfarë dyshohet konkretisht klienti i tij, duke thënë vetëm se vepra penale është cilësuar si krim lufte kundër popullsisë civile. Ditë më parë, avokati Deleviq u tha mediave serbe jashtë gjykatës se klienti i tij, M. R është i dyshuar në bazë të parimit të përgjegjësisë komanduese.

Çfarë dihet për varrezën masive në Kalludër të Vogël?

Teksa gërmimet vazhdonin, autoritetet konfirmuan se mbetjet e gjetura në Kalludër të Vogël janë me origjinë njerëzore.

Por, që nga fillimi i gërmimeve, u ngritën dyshime se mbetjet mortore në këtë lokacion që është ende duke u gërmuar mund t’i takojnë një grupi të caktuar të shqiptarëve të zhdukur me forcë nga lufta e fundit.

Ky grup civil, i njohur si “grupi i intelektualëve”, është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Dyshimet për varrezë masive ngjallin shpresën për “grupin e intelektualëve të Mitrovicës”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 29 korrik u tha mediave se ekziston dyshimi fillestar se mbetjet mund t'u përkasin këtij grupi.

“Ne nuk mund të konfirmojmë se bëhet fjalë për ta, por ky ka qenë dyshimi ynë i menjëhershëm. Sidoqoftë, duhet t’i presim organet tona të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë atje”, tha Kurti.

Procesi i identifikimit tashmë është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa autoritetet kanë theksuar se vetëm analizat forenzike dhe të ADN-së do të përcaktojnë identitetin e viktimave. Prokuroria Speciale u bëri thirrje mediave, qytetarëve dhe zyrtarëve të mos spekulojnë për identitetin e mbetjeve.

"...Ende gjithçka është herët, dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit, e natyrisht mund edhe ta devijojnë rezultatin final", thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Gërmime të reja në Zubin Potok?

Më 2 gusht, Prokuroria dhe Policia njoftuan se është identifikuar edhe një lokacion tjetër në fshatin Jabukë të Zubin Potokut, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore. Institucionet thanë se do t'i kërkojnë Gjykatës Themelore në Prishtinë leje për të kryer gërmime edhe në këtë vend.

Një ditë para njoftimit për lokacionin e dytë, kryeministri në detyrë, Kurti, vizitoi vendin e gërmimeve në Kalludër të Vogël. Ai tha se puna në terren mund të zgjasë "shumë javë, ndoshta edhe shumë muaj", pasi mbetjet mortore janë gjetur të shpërndara përgjatë një përroi.

Ai përsëriti, gjithashtu, thirrjen që Serbia të hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake, duke thënë se ato mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, reagoi pas njoftimit për lokacionin e dytë, duke e cilësuar atë "një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës".

Derisa hetimet për varrezën e dyshuar masive po vazhdonin në Zubin Potok, autoritetet serbe arrestuan një shtetas të Kosovës nën dyshimin për "spiunazh".

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, R.T., nga Istogu, u arrestua më 30 korrik në Kralevë, ndërsa Gjykata e Lartë në atë qytet i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Autoritetet serbe nuk dhanë hollësi për veprimet që i atribuohen atij, përveç se dyshohet për veprën penale të spiunazhit.

Në Kosovë, megjithatë, disa burime thanë për Radion Evropa e Lirë se arrestimi lidhet me dyshimet se ai kishte dhënë informacione që çuan te lokacioni ku po zhvillohen gërmimet për mbetje mortore në Zubin Potok. Ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti, e ka vlerësuar arrestimin e personit, për të cilin pretendon se ka ndihmuar në zbulimin e një varreze të dyshuar masive të dyshuar në Kosovë si “tentim-vrasje ndaj së vërtetës”.

“Ky nuk është shtet që kërkon drejtësi. Ky është një aparat shtetëror që vazhdon të mbrojë kriminelët, të frikësojë dëshmitarët dhe të pengojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Çdo arrestim i tillë dërgon një mesazh të qartë: kush flet për varrezat masive, ndëshkohet”, shkroi Hoti në Facebook.

Hoti nuk ka bërë të ditur se në bazë të cilave informacione pretendon se personi është arrestuar për shkak të ndihmës së supozuar në zbulimin e varrezës masive, ndërsa ai nuk ka qenë i qasshëm për një koment shtesë. Sipas të dhënave zyrtare, 1.579 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-99./REL

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës