Stamboll, diplomatët e Evropës dhe Lindjes së Mesme mblidhen për të diskutuar konfliktet, në fokus Irani dhe Jemeni
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatum...
Me një fjalim të mbushur me simbolikë shtetformuese, emocione politike dhe thirrje për bashkim kombëtar, kandidatja presidenciale e LDK-së, Vjosa Osmani, hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit, duke u pozicionuar si vazhduese të trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës dhe si alternativë ndaj politikës së përçarjes në Kosovë.
Para mijëra mbështetësve në Prishtinë dhe mijëra të tjerëve që e ndoqën në gjithë Kosovën dhe diasporë, Osmani e ndërtoi të gjithë fjalimin rreth një mesazhi të vetëm: “Bashkohuni”.
“Kjo nuk është thirrje për një parti. Është thirrje për Kosovën”, deklaroi ajo mes brohorimave të turmës.
Në një prej fjalimeve më të drejtpërdrejta politike të viteve të fundit, Osmani sulmoi ashpër kulturën e konfliktit dhe polarizimit që, sipas saj, ka lodhur qytetarët dhe ka izoluar vendin.
“Politika që nxit urrejtje, përçarje dhe frikë duhet t’i takojë së kaluarës”, tha ajo, duke paralajmëruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm garë mes partive, por “zgjedhje mes dy vizioneve për shtetin”.
Osmani e paraqiti Rugovizmin jo si nostalgji historike, por si projekt modern politik për të ardhmen e Kosovës.
“Rugovizmi nuk është relikt i së kaluarës. Është ideja më moderne që ka njohur politika shqiptare”, deklaroi ajo.
Në pjesën më të fortë të fjalimit, kandidatja e LDK-së e lidhi fatin strategjik të Kosovës me aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrimin euroatlantik, duke e cilësuar këtë orientim “përcaktim historik të Republikës”.
Ajo premtoi se Kosova, nën udhëheqjen e saj, do të jetë “shtet i institucioneve dhe jo shtet i një njeriu”.
Në sallë dominonin flamujt e Kosovës dhe të SHBA-së, ndërsa turma reagoi me ovacione sidomos kur Osmani foli për diasporën, të rinjtë dhe familjet që po përballen me emigrimin.
“Më shumë po ëndërrohet aeroporti sesa e ardhmja në Kosovë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha ajo.
Fjalimi u mbyll me një apel emocional për qytetarët që të rikthehen te LDK-ja si “shtëpia politike e shtetformimit”.
Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryes...
Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe në ...
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Sali Nivica”, ku ...
Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pas të shtënave...
Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi sot në Maqedonia e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare...
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së mërkurë...
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, ...
Duke analizuar origjinën e dy automjeteve të tipit Mercedes G-Class të përdorur në sulmin e Banjskës, BIRN zbulon një rrjet k...
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka deklaruar se Kosovës dhe Serbisë u ...
Tre persona janë arrestuar në Suedi, pas vrasjes së 20-vjeçarit Elion Veseli, i cili vdiq nga një përleshje mes disa shqiptar&eu...