Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave që ndodhen në arrati, të dyshuar për përfshirje në një përplasje të armatosur të ndodhur më 26 mars 2024, në rrugën “Butrinti” të lagjes Kolovica në Prishtinë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe disa të tjerë u vunë në rrezik nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas dosjes së siguruar nga Gazeta Insajderi, të pandehurit Naim Berisha, Ahmet Berisha, Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa Prokuroria thotë se motivi i përplasjes lidhet me shitblerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.
Në dosjen hetimore që ka siguruar Insajderi, zbardhen detaje të reja dhe akuzat që rëndojnë mbi dy të pandehurit kryesorë, vëllezërit Ahmet dhe Naim Berisha, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë dhe vënien në rrezik të jetës së personave të tjerë.
Sipas prokurorisë, më 26 mars 2024, rreth orës 21:10, në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, të pandehurit Ahmet Berisha dhe Naim Berisha, në bashkëkryerje dhe me dashje, të armatosur, privuan nga jeta Egzon Hazirin. Gjithashtu, ata dyshohet se vunë në rrezik jetën e katër personave të tjerë, përfshirë edhe Bilal Kqikun, i cili më vonë ka ndërruar jetë nga shkaqe të tjera.
Dosja përshkruan se ngjarja kishte motive hakmarrjeje, pas një tentim-vrasjeje ndaj Naim Berishës që kishte ndodhur më herët gjatë të njëjtës ditë – një konflikt i lidhur me shitblerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.
Të pandehurit, sipas prokurorisë, dolën nga shtëpia e tyre rreth orës 19:32 me qëllim që të lokalizonin sulmuesit. Ata udhëtonin me një Golf 8 të bardhë, ku Ahmeti ishte shofer, ndërsa Naimi, pasagjer, mbante me vete një armë automatike të llojit Skorpion, kalibër 7.65x17mm.
Së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar (të shënuar si NN), ata arritën në rrugën “Butrinti”, ku takuan veturën Honda e zezë me targa 01-174-IQ.
Në këtë veturë ndodheshin: Lum Halimaj (shofer), Bilal Kqiku (pasagjer), Egzon Haziri (mbrapa, në anën e djathtë), dhe Kaltrim Gashi (mbrapa, në anën e majtë).
Sipas prokurorisë, Ahmet Berisha hapi zjarr i pari për të krijuar mundësi që vëllai i tij të dilte nga vetura.
Naimi, pasi doli dhe u pozicionua pas një shtylle betoni, qëlloi 11 herë drejt veturës dhe më pas edhe 4 herë të tjera në pjesën e pasme të saj. Si pasojë, Egzon Haziri humbi jetën në vend, për shkak të plagëve fatale në zemër, mushkëri dhe aortë, që sollën gjakderdhje masive në hapësirat e kavitetit torakal.
Po ashtu, sipas dosjes, nga të shtënat është lënduar lehtë Bilal Kqiku, ndërsa të tjerët kanë shpëtuar pa pasoja fatale.
Pas aktit kriminal, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë humbur gjurmët.
“më këtë të pandehurit Naim dhe Ahmet Berisha në bashkëkryerje me personat e panjohur NN kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.
Në fokus të pjesës tjetër të hetimeve të prokurorisë janë të pandehurit Lum Halimaj dhe Kaltrim Gashi, të cilët, sipas aktakuzës, ishin pjesë e një grupi që synonte të hakmerrej ndaj Naim Berishës, pas një tentative për vrasjen e tij më herët gjatë ditës.
Si u organizua sulmi?
Prokuroria pretendon se që nga ora 15:17 e pasdites, të pandehurit Lum Halimaj, Kaltrim Gashi, Egzon Haziri (i ndjerë) dhe Bilal Kqiku (i ndjerë), dolën me qëllim të gjetjes së Naim Berishës për ta eliminuar fizikisht. Ata udhëtonin me një veturë të tipit Honda, ngjyrë e zezë, me targa 01-174-IQ.
Bilal Kqiku, i ulur në vendin e pasagjerit përpara, mbante me vete një armë automatike ASH-78 (AK-47), të njëjtën armë që sipas dosjes ishte përdorur mëngjesin e asaj dite në përpjekjen për ta vrarë Naim Berishën. Ndërkohë, Kaltrim Gashi ishte ulur mbrapa në anën e majtë dhe Egzon Haziri në anën e djathtë.
Rreth orës 21:10, në rrugën “Butrinti”, ata e takojnë veturën e vëllezërve Berisha.
Në atë moment, Lum Halimaj ndalon veturën me qëllim që t’i japë mundësi Bilal Kqikut të qëllojë drejt Naim Berishës, i cili pozicionohet pranë një shtylle betoni. Të shtënat shpërthejnë nga të dyja palët, duke kthyer zonën në një fushëbetejë.
Sipas dosjes, Bilal Kqiku shkrep gjashtë herë në drejtim të Naim Berishës.
Por pas tij ndodhej një tjetër veturë, ku ishin Z.G, Sh.G, Q.G, E.M dhe R.G.
Një nga predhat përfundon në trupin e Z.G, e cila humb jetën në vend si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme nga shqyerja e arteries dhe venës së kofshës së këmbës së majtë.
Plumba të tjerë vënë në rrezik jetën e personave të tjerë në veturë, ndërsa E.M pëson lëndime trupore të lehta. Përveç tyre, në rrezik ka qenë edhe jeta e vëllezërve Berisha dhe personave të tjerë të paidentifikuar që ndodheshin në afërsi.
Në mes të shkëmbimit të zjarrit, Lum Halimaj del nga vetura, por vetura e lëvizur pa kontroll e përplas për një mur. Kaltrim Gashi del menjëherë nga pjesa e pasme, hip në ulësen e shoferit dhe e lëviz veturën për t’i krijuar hapësirë Lumit që të largohet.
Më pas, të dy arrijnë të ikin nga vendi i ngjarjes dhe nisen drejt Emergjencës së QKUK-së.
Sipas dosjes, rreth orës 21:17, ata arrijnë në spital.
Bilal Kqiku del nga dera e pasagjerit, Kaltrim Gashi nga dera e shoferit, ndërsa Lum Halimaj dhe Egzon Haziri nga pjesa e pasme. Lum Halimaj, sipas prokurorisë, me gjeste i jep sinjal Bilalit që të largohet me veturë.
Në ndërkohë, Kaltrimi dhe Bilali largohen me automjetin në drejtim të panjohur për ta fshehur armën, dhe më vonë kthehen sërish në QKUK.
“më këtë secili vec e vec kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga nenei 366 par.1 të KPRK-së”, konstaton prokuroria.
Në korrik të këtij viti, Bilal Kqiku u hodh nga kati i katërt i një ndërtese në përpjekje për t’i shpëtuar Policisë së Kosovës.
Ai ishte në kërkim në lidhje me veprën penale “vrasje e rëndë”.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas marrjes peng të mbi 500 aktivisteve e aktivistëve ndërkombëtarë nga ushtri...
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar për T7, se edukatorja e cila u dërgua në polici për 48 orë, dyshohet se në nj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirr...
Një pjesë e mirë e Kosovës ka nisur të zbardhet nga bora, duke krijuar pamje të bukura dimërore, ndonëse jemi ende n&e...
Mospajtimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë vetëm me taktikat dhe operacionet porse jo edhe me vlerat apo q&...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të institu...
Një edukatore e një çerdheje në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë. Sipa...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se komuniteti ndërkombëtar po analizon vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetues...
Kushtetuesja ka marrë vendim se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar dhe se ajo duhet të përfundojë bre...
Më 10 gusht, qyteti i Gjilanit u trondit nga një krim i rëndë që ndodhi në mesditë, rreth orës 12:32, në rrugë...