VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burgim për vrasjen e partneres së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë më 2023.
Aktgjykimi u shpall të enjten nga trupi gjykues, raporton Betimi për Drejtësi – medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë.
Të pranishëm në seancë ishte i pandehuri me avokatin e tij dhe mbrojtja e palës së dëmtuar.
Në maj të vitit 2025, Nika ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën për vrasje.
Pas shqiptimit të aktgjykimit, Rrjeti i Grave të Kosovës tha se dënimi prej 18 vjetësh burgim “nuk është proporcional me peshën e krimit” dhe seriozitetin e rrethanave.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ky rrjet tha se kjo vrasje është me motiv gjinor - femicid, duke theksuar se vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtës për jetë “dhe kërkon ndëshkim maksimal”.
“Dënime të tilla rrezikojnë të normalizojnë dhunën ndaj grave dhe të dërgojnë mesazh se jeta e grave vlen më pak. Kërkojmë që gjykatat ta njohin qartë motivin gjinor dhe të aplikojnë standardet më të larta të ndëshkimit. Drejtësia duhet të jetë reale, proporcionale dhe e pamëshirshme ndaj femicidit”, u tha në reagim.
Rrjeti i Grave të Kosovës ndihmon viktimat e dhunës me bazë gjinore, duke ofruar këshillim dhe ndihmë juridike falas.
Aktakuza ndaj tij u ngrit në shkurt të vitit 2025. Sipas Prokurorisë, më 1 gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me tashmë të ndjerën, ai e kishte goditur atë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.
Me të hyrë në dhomën e hotelit, sipas aktakuzës, Nika me dashje që ta privojë nga jeta viktimën M.K-U., kishte vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj saj duke e dërguar në qoshen e dhomës, ku ajo nuk kishte pasur mundësi të largohej.
Aktakuza thotë se më pas e kishte shtyrë viktimën, e kishte nxjerrë në kornizën e dritares duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit që gjendej në kat të gjashtë. Për shkak të rrëzimit nga lartësia, viktima nuk iu mbijetoi plagëve.
Sipas të dhënave, në Kosovë nga viti 2010 e deri më tani janë vrarë rreth 60 gra.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.
Një incident i rëndë familjar është raportuar herët në mëngjesin e së martës në rrugën “Nazim ...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gjyqtarëve në gjyqin e tij për krime lufte në Hagë të mërkurën...
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kua...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po...
Në fjalën e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se qëndron para trupit gjykues jo si kriminel, siç...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur në fjalën e tij përfundimtare para trupit gjykues në Dhom...
Pas një pushimi të shkurtër, seanca në Hagë ka nisur punimet dhe radha është e mbrojtjes së ish kreut të UÇ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë të enjten në ceremoninë zyrtare të themelimit të Bordit t&...
Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka hedhur poshtë pretendimet se pjesëtarë të UÇK janë përfshirë në trafik o...
Sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryep...