LIFESTYLE

Dëgjon fëmija në barkun e nënës, shuani sot kureshtjen tuaj

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 04:15
Dëgjon fëmija në barkun e nënës, shuani sot kureshtjen

E dimë që veshi i brendshëm i njeriut (e ashtuquajtura Cochlea) ka arritur që në javën e njëzet të shtatzënisë madhësinë e të rriturit. Në këtë moshë të hershme, organ i të dëgjuarit është pjesërisht i aftë për të funksionuar. Në javën e 36-40 të shtatzënisë është pjekur tërësisht, qelizat e të dëgjuarit reagojnë nga ana elek-trofiziologjike si tek njeriu i rritur (Leibermann). Me këtë formim shumë të hershëm të veshit të brendshëm, natyra shmang atë që nëpërmjet një rritjeje të organit e të dëgjuarit, gjatë viteve të para të jetës, perceptimi akustik të ndryshojë vazhdimisht.

Që në fillim të këtij shekulli janë bërë përpjekje, pjesërisht edhe me metoda të rrepta, për të gjetur nëse fëmija i pa lindur dëgjon apo jo. Një renditje eksperimentale ishte kjo: të ulje një grua shtatzënë brenda një vaske, ta gjuaje vaskën me çekiç dhe të ndiqje me vëmendje nëse zhurma shkaktonte lëvizje të fëmijës apo jo. Të tjerë vinin instrumente muzikale, më e preferuara ishte trumbeta, në barkun e gruas shtatzënë dhe ruanin me vëmendje reagimet motorike të fëmijës ndaj toneve dhe melodive. Në vitet e fundit metodat eksperimentale janë bërë më të sakta dhe, para së gjithash, edhe më të përshtatshme për fëmijët. Me ndihmën e regjistrimit të frekuencave të zemrës dhe me elektroencefalogram u vërtetua që fëmija i pa lindur reagon rregullisht ndaj ngacmimeve akustike me një ndryshim të frekuencës së zemrës dhe të aktivitetit të trurit.

A është në gjendje fëmija i pa lindur të bëjë dallime ndërmjet zhurmave, toneve dhe tingujve? A ka zëri i nënës një kuptim të veçantë për fëmijën. Gëzohet ai vallë që së bashku me prindërit të dëgjojë një sonatë të Bethovenit në një sallë koncerti? Sa i rëndësishëm është komunikimi i paralindjes ndërmjet nënës dhe fëmijës?

Mbi këtë tematikë është shkruar shumë në vitet e fundit, por nga këto vetëm pak shkrime kanë qenë me të vërtetë të dëshmuara. Ekzistojnë ekspertë dhe amatorë që iu japin një rëndësi të madhe përvojave të paralindjes. Vazhdimisht janë informuar vëzhgimet në vijim: ndërkohë që zhurmat e mëdha bëjnë që të rriten frekuencat e rrahjes së zemrës dhe fëmija i pa lindur të lëvizë gjithnjë e më tepër, zëri i njeriut ose muzika çojnë drejt një reduktimi të rrahjes së frekuencave të zemrës dhe drejt qetësimit të trurit. Me sa duket, fëmija i pa lindur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj zërave të njohur dhe të panjohur. Fëmija i porsalindur mund të bëjë dallime ndërmjet zërit të nënës dhe atij të personave të huaj. Kjo mund të çojë në përfundimin se stimulimet akustike kanë për fëmijën e pa lindur kuptime të ndryshme dhe se fëmija njihet gjatë shtatzënisë me zërin e nënës.

Arritjet e fëmijës së pa lindur janë të shquara, po të mendojmë se një seri e tërë faktorësh e kufizojnë në mënyrë thelbësore perceptimin akustik para lindjes. Së pari duhet të bëhet vërejtja se mitra nuk është aspak një vend i qetë. Fëmija i porsalindur është pre e nivelit të zhurmave të vazhdueshme nga 60-80 decibel, që i përgjigjet, përafërsisht, volumit të një zëri mesatar në një bisedë. Ky nivel zhurme shkaktohet nga shumë zhurma të lëvizjes së gjakut në enët e mitrës dhe atyre të trupit si dhe zhurmave gurgulluese të zorrës së nënës. Një kufizim tjetër qenësor qëndron në atë që zëri njerëzor, tingujt dhe zhurmat në rrugën e tyre drejt fëmijës duhet të shkojnë tej e tej murit të barkut të nënës, mitrës dhe lëngut të placentës dhe gjatë kësaj kohe të filtrohen shumë. Se çfarë dëgjon fëmija i pa lindur, përafërsisht, ne mund ta marrim me mend po të ulemi në një vaskë të mbushur plot, të hapim rubinetin e çezmës, ta fusim kokën në ujë dhe të mundohemi, ndërkohë, të dëgjojmë muzikë ose të ndjekim një bisedë.

Ekziston një përvojë akustike e paralindjes. Por është e vështirë të vlerësohet rëndësia e saj për fëmijën e pa lindur. Ka të ngjarë që ajo të jetë e kufizuar, ndoshta në favor të fëmijës. Sepse po të ishte e madhe gatishmëria për të perceptuar, atëherë si do të ndikonin tek fëmija i pa lindur televizori dhe radioja, zhurma e rrugës dhe e fshesës me rrymë?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë