Përplasi makinat e policisë, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...
Dashi E diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Krishtlindjet shpesh konsiderohen si një kohë dashamirësie dhe solidariteti, por për Rob dhe Dianne Parsons, një akt i thjeshtë human 50 vite më parë ndryshoi përgjithmonë jetën e tyre.
Më 23 dhjetor 1975, ndërsa po përgatiteshin për festat e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre në Cardiff, çifti dëgjoi një trokitje në derë. Para tyre qëndronte një burrë me një qese mbeturinash ku mbante sendet personale dhe një pulë të ngrirë në dorë. Ai ishte Ronnie Lockwood, një burrë autik, të cilin Rob e njihte vagëllimthi nga koha kur e shihte në shkollën e së dielës, shkruan BBC.
“E pyeta pse kishte një pulë. Ai tha se dikush ia kishte dhuruar për Krishtlindje. Pastaj thashë dy fjalë që ndryshuan jetën tonë: ‘Hyr brenda’”, kujton Rob.
Në atë kohë, Rob ishte 27 vjeç dhe Dianne 26. Ata vendosën ta pranonin Ronnie-n, i cili ishte pothuajse 30 vjeç dhe kishte qenë i pastrehë që nga mosha 15-vjeçare. I gatuan pulën, e lanë të bënte dush dhe e ftuan të qëndronte për Krishtlindje.
Ajo që nisi si një gjest mëshire u shndërrua në një bashkëjetesë të jashtëzakonshme, e cila zgjati 45 vite, deri në vdekjen e Ronnie-t në vitin 2020.
Ronnie kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, duke u vendosur në institucione që në moshë shumë të vogël dhe duke u zhvendosur qindra kilometra larg Cardiff-it, pa miq dhe pa mbështetje reale. Kjo e kishte lënë me frikën e vazhdueshme se mos kishte bërë “diçka gabim”, pyetje që do ta përsëriste shpesh gjatë jetës.
Fillimisht i tërhequr dhe i heshtur, Ronnie gradualisht u bë pjesë e pandashme e familjes. Çifti e ndihmoi të gjente punë si pastrues mbeturinash, i bleu rroba të reja dhe e trajtoi me dinjitetin që nuk e kishte njohur kurrë më parë. “Ishim si prindër krenarë,” tregon Rob.
Me kalimin e viteve, Ronnie u bë pjesë e përditshmërisë së tyre, me ritualet e tij të vogla, përkushtimin në kishën lokale dhe ndihmën për njerëzit e tjerë të pastrehë. Edhe kur familja kaloi periudha të vështira, përfshirë sëmundjen e rëndë të Dianne-s, Ronnie tregoi përkushtim dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme ndaj fëmijëve të tyre.
Edhe pse marrëdhënia kishte sfida, përfshirë varësinë e Ronnie-t nga lojërat e fatit, çifti thotë se ai e pasuroi jetën e tyre në mënyra të panumërta. “Ai kishte një zemër të madhe. Ishte i sjellshëm, ndonjëherë i vështirë, por i jashtëzakonshëm,” thotë Dianne.
Vetëm një herë menduan ta ndihmonin të jetonte i pavarur, por ideja u braktis shpejt, pasi ata kuptuan se lidhja e tyre ishte tashmë e pathyeshme. “Ne tre jemi miq të fortë, apo jo?”, i kishte pyetur Ronnie një natë. Dhe përgjigjja ishte po, për gjithë jetën.
Ronnie ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një goditjeje në tru. Në funeralin e tij, i kufizuar nga masat e pandemisë, pjesëmarrja ishte e madhe në shpirt dhe në respekt. Pas vdekjes së tij, një qendër mirëqenieje në Cardiff u emërua “Lockwood House”, në nder të tij.
Në një kthesë prekëse, fondet e nevojshme për përfundimin e ndërtesës rezultuan të ishin pothuajse saktësisht shuma që Ronnie kishte lënë në testamentin e tij.
“Në fund, njeriu i pastrehë na vuri çatinë mbi kokë të gjithëve,” thotë Rob.
“Ronnie solli një pasuri të jashtëzakonshme në jetën tonë,” përfundon Dianne.
Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar zierjen e gjallë të karavidheve për t'i dhënë fund një praktike kulinare që konsiderohet...
Në Japoni ekzistojnë shërbime të specializuara që ofrojnë “falje profesionale” në emër të një pe...
Stjuardesa nga Shkodra, Antonia Gjeluci ka rrëfyer një nga momentet më të pazakonta gjatë udhëtimeve të saj. ...
Ndërsa viti po i afrohet fundit, miliona njerëz anembanë botës me padurim pritën këtë periudhë për të vendos...
“Është koha më e mrekullueshme e vitit”, thotë një nga tekstet më të njohura të këngëve festive....
DashiKa shumë ide të tjera që funksionojnë përveç idesë tënde. Shiko përreth teje dhe merr në konsiderat&e...
NASA ka publikuar një hartë të re mahnitëse të universit që mund t'i ndihmojë shkencëtarët të zgjidhin disa ng...
Në natën e Krishtlindjeve të vitit 1965, Charlie Chaplin, figura e madhërishme e humorit dhe trishtimit njerëzor, i drejtohet së...
A mundet që një lëvizje e thjeshtë, si të ulesh pranë dritares gjatë ditës, të rregullojë nivelet e sheqerit n...
Në Finlandë, mijëra drerë po gjenden të ngordhur, duke alarmuar komunitetet lokale dhe industrinë e turizmit. Banorët dhe fe...