LIFESTYLE

Historia e vajzës 9-vjeçare shqiptare që fitoi festivalin historik italian

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 12:19
Historia e vajzës 9-vjeçare shqiptare që fitoi festivalin

Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, një festival historik i këngës për fëmijë që zhvillohet në Bolonja.

Mediat italiane theksuan se vogëlushja vjen nga Monza dhe se, sipas rregullores së konkursit, vlerësimi i shkon autorëve të këngës, Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol.

Florian Dakoli, i ati i Emës, i tha BIRN se familja e tij nga Durrësi banon prej vitesh në Monza, aty ku ka lindur edhe Emma.

“Unë punoj në një firmë logjistike transporti, ndërsa ime shoqe, Mimoza, në administratën e universitetit”, tha ai.

“Zecchino d’Oro” është një festival historik italian i këngës për fëmijë, i themeluar në vitin 1959 dhe i zhvilluar çdo vit në Bolonja nga instituti Antoniano.

Ai konsiderohet një nga evenimentet më prestigjioze për muzikën e fëmijëve në Europë, ku këngë të reja të kompozuara posaçërisht për fëmijët interpretohen nga vogëlush të përzgjedhur nga e gjithë Italia.

Festivali njihet për vlerat edukative, traditën shumëvjeçare dhe ndikimin e tij të gjerë kulturor.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014 në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria.

Tani, me siguri janë më shumë.

Pjesa dërrmuese janë integruar dhe tashmë përbëjnë një faktor mjaft pozitiv në jetën e Italisë.

Por përse Ema e vogël është paraqitur nga mediat si italiane? Pse nuk flitet për prindërit e saj shqiptarë?

“Nuk na pyeti njeri se nga jemi ne, familjarët,” shfajësohet Floriani gjatë bisedës telefonike me BIRN.

Pastaj flet me dashuri prindërore për të bijat: “Mia, më e vogla, është 4 vjeç, ndërsa Emës do t’i festojmë ditëlindjen, 10 vjeç, më 1 janar, pas një muaji”.

“Emës i pëlqen shumë të këndojë e të pikturojë, e çojmë edhe në pishinë,” vazhdoi Floriani.

“Ne përpiqemi që ajo të mësojë, e pastaj të tjerat,” shtoi ai me humor, ndërsa theksoi se “kjo është marrëveshja që kemi së bashku.”

Floriani, 44-vjeçar, bashkë me të shoqen, Mirandën, bëjnë gjithçka për vajzat, por nuk i ndjekin dot kudo.

“Na pëlqen edhe ne muzika, por nuk shkojmë dot në koncerte,” tha ai, ndwrsa shtoi: “Jemi në punë. Nuk kemi kohë dhe mundësi.”

Prindërit, gjyshërit dhe të afërmit që jetojnë në Lodi janë gëzuar, kur Ema – e cila prej kohësh shkonte në kursin e pianos dhe përgatitej në korin “MiMiSol” të qytetit, u thirr për të kënduar në “Zecchino d’oro”.

“Mendo gëzimin e gjyshit Besnik, 90-vjeçar,” shtoi Floriani.

Bashkëatdhetarët e Florianit në Monza e kanë pritur me entuziazëm suksesin e Emës së vogël.

“Familjen Dakoli e njoh prej vitesh,” tha për BIRN Ken Mehmeti, duke shtuar se ata janë të njohur edhe në Durrës.

Ai shprehu habinë për mënyrën si disa media dhe madje edhe drejtues të festivalit në Itali nuk kanë përmendur prejardhjen e Emës në raportimet e tyre.

Sipas Mehmetit, Emma Dakoli ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë, të cilët ruajnë lidhje të forta me atdheun dhe me qytetin e origjinës, Durrësin.

Keni, i cili ka punuar në strukturat e kompanisë mediatike Mediaset në Itali, është kritik për mbulimin që mediat italiane i japin emigrantëve.

“Ende disa media këtu kujdesen për të saktësuar përkatësinë etnike të grabitësve apo shkaktarëve të aksidenteve. Nuk besoj të jetë thjesht mungesë vëmendjeje apo profesionalizmi,” tha ai.

Disa të intervistuar theksuan se jo vetëm mediat italiane, por edhe vetë shqiptarët vijojnë të mbartin komplekse, veçanërisht kur bëhet fjalë për ata që janë integruar mirë dhe nuk dallohen nga vendasit në jetën e përditshme.

“Aty ku jetoj unë, në një komunë periferike, ende ndjehet dallimi për shkak të kombësisë,” tha Mikel Deçolli për BIRN.

Ai tregoi se, edhe pse familja e tij ka prej vitesh shtetësinë italiane, vajza e tij u la në pritje për një vend pune praktik, ligjërisht të garantuar dhe të papaguar për gjashtë muaj, derisa komuna punësoi fillimisht kandidatët vendas.

“Priti gjatë, derisa u sistemuan të gjithë vendasit,” shtoi Deçolli, duke nënvizuar se trajtime të tilla vazhdojnë të krijojnë ndjesinë e një hendeku të pashlyer mes komuniteteve.

Por 24 orë pas suksesit të merituar të Emës, edhe në vendin tonë ishin ende të pakët ata që e mësuan se Ema është vogëlushe italo-shqiptare.

Dy-tre media të vëmendshme në Tiranë e Durrës e “vizatuan” me fjalët “shqiptarja” apo “durrsakja” fituesen e “Zecchino-s”, që është ndjekur në Shqipëri prej gati katër dekadash.

Në vitin 1992, këngën “Gjinkalla” të autorëve durrsakë Hasan Ulqini dhe Agron Xhunga e paraqiti me shumë sukses vogëlushi Alfons Baba në festivalin italian.

Më pas nuk munguan edhe prezantimet e fëmijëve të tjerë nga Shqipëria.

Fatime Hoxha, një mësuese letërsie në pension, njoftoi disa nga gazetarët që njeh se ajo i ka dhënë mësim Florit, babait të Emës, duke i shtyrë ta kontaktin duke mësuar diçka më shumë prej tij.

“Nuk e kuptoj përse hezituan,” tha znj. Fatime për BIRN. “Ndoshta edhe ne vazhdojmë të vuajmë komplekset tona të inferioritetit,” përfundoi mësuesja në pension.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan