‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...

Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxisin të rifitojmë fuqinë dhe të shprehim mendimet tona. Njëkohësisht do të shfaqim më shumë imagjinatën, krijimtarinë, por do të jemi edhe pak xhelozë në marrëdhënie.
Sipas parashikimit të Meri Shehut, javë e vështirë do të jetë për shenjat fikse, ndërsa ato kardinale do ta kenë shumë të fuqishme.
Meri Shehu: Kishim një hënë të re dje në Bricjap që do të ndikojë edhe këto ditë, shumë afër Ujorit, kontakton bukur me Plutonin në Ujor kështu që Bricjapët, Gaforret, Peshoret dhe Dashët do të kenë një javë shumë intensive. Diku me debate, ndryshime, nxitim, vështirësi, por një kthesë e mirë do të fillojë pas nja një jave ku duket se çfarë ka ndodhur. Java mbart energji pozitive, pavarësisht hënës së re që lidhet me metamorfozën. Planetët nga Bricjapi do të shkojnë në Ujor dhe ndryshon gjendja shpirtërore pas datës 20. Këta planetë do të marrin një shije të mirë nga lidhjet në fund të Bricjapit me shumë planetë në Peshk që s’kanë kaluar në Dash. Pas datës 22 e tutje do të kemi qartësi e pozitivitet për shenjat e tokës dhe të ajrit. Më të vështira do ta kenë shenjat e forta Luan, Dem, Akrep e Ujor, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.
Janë të nxituar, të shkathët, kanë hënën e re në Bricjap që tenton drejt karrierës, por me një përballje shumë të fuqishme në lidhje me qëllimet. Arrin një pozicion dhe ky sikur thyhet e errësohet nga Plutoni që thotë se duhet bërë një metamorfozë për të ecur më përpara. Nuk e shijojnë shumë të mirën lidhur me karrierën ose ndryshimin e një pune apo në statusin personal. Do të jetë javë e fuqishme në çështjet ekonomike.
Të lindurit në 10-ditëshin e tretë marrin shumë pozitivitet nga shumë planetë që kalojnë nga fundi i Bricjapit në Ujor. Nga data 20-23 marrin një lajm të mirë, konsolidohen në fushat ligjore, në kontakte me jashtë, çështje studimore, marteësa të dyta, shanse të mrekullueshme. Të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të kenë probleme të çuditshme dhe thyerje të disa situatave që nuk e presin.
Janë marrë shumë me paratë e ekonominë, mendojnë të rregullojnë pas datës 20-22 disa situata, por i pret edhe një pengesë e fundit sepse sapo futen në një rrugë zhvillimi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, i pret Plutoni me kërkesa shumë të mëdha. Do të fitojnë ose do të rrezikojnë shumë për atë që duan të fitojnë dhe gjithmonë kur rrezikon shumë, e paguan shtrenjtë.
Është përballë Bricjapit, hëna e re tenton të kundërshtohet me të pavarësisht Jupiterit. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë kanë vështirësi në çift e bashkëpunime. Kundërshtarët marrin flatra dhe dalin drejt tyre. Marsi në Bricjap tregon se antagonizmi është i madh, sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë.
Duke shkuar të gjithë planetët në Ujor, u japin ecuri të mirë në erotizëm, në fejesa e martesa që zakonisht s’ndodhin në janar për ta, por ndoshta është muaji që i përcakton këto lloj marrëdhëniesh. Kanë qenë shumë të lodhur këto muaj, kanë pasur pak rrëmujë kohët e fundit dhe ndoshta zgjidhja është një martesë e mirë. Shumë Luanë, të detyruar nga faktet do të detyrohen të bëjnë një martesë, fejesë ose bashkëpunim.
Hëna e re sjell energji pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë e të tretë do ta shijojnë, pavarësisht Plutonit në Ujor që duhet të mendojnë për një metamorfozë të madhe lidhur me punën apo një pengesë. Ngrihen një shkallë më lart gjatë kësaj periudhe. Hëna e re do t’u japë shumë energji pozitive në shumë plane e aspekte të jetës.
Shenjë kardinale që lidhet me hënën e re në katërkëndësh që ndikon në çështje familjare, ndryshime, diskutime, sqarime, zhvendosje. Këto u japin një ritual pozitiv sepse ndryshon jeta, por kanë edhe frikë nga e panjohura. Më pas, futen në jetën personale me shumë planetë në Ujor që për to ka të bëjë me çështjet erotike. Pas datës 22 do të jetë shumë intensive jeta personale. Një zgjedhje familjare do t’i çojë në devijim për një çështje erotike.
Rrugë të reja, mendime, mesazhe, udhëtime, kontakte e njohje me hënën e re në Bricjap. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë të vështirë sepse planetët takohen me Plutonin në Ujor dhe është pak e lodhshme si situatë në çështjet familjare. Akrepët e 10-ditëshit të dytë e të tretë do të ecin përpara me zhvillime pozitive.
Dhanë e morën me shumë planetë në Bricjap që tentoi të fuqizojë çështjet ekonomike. Blenë, harxhuan, presin një ndryshim të madh në çështjet ekonomike që do të vijë këto dy javë dhe do ta ndiejnë që do të vijë në këto dy javë. Kalimi i planetëve në Ujor është mirë për ta sepse i takon me njerëz që shkojnë mirë me ta, kontakte, shoqëri, njerëz të kulturave të tjera apo udhëtime. U vjen fati në derë. Planet afrohen drejt tyre.
Shumë planetë japin energji e informacion dhe pas datës 19-22 ata do të përballen me Plutonin, një vështirësi në planin ekonomik e personal për të lindurit në 10-ditëshin e parë. Megjithatë, kanë shanse të rregullojnë gjëra në jetën personale. Janari ka treguar se jeta e tyre ka ndryshuar dhe do të vijojë.
Të gjithë planetët në Bricjap u kanë dhënë një mësim të madh në 15 ditët e para të janarit, i ka bërë të brendshëm, shpirtërorë, të thellë dhe kanë menduar shumë për gabimet, situatat që mund të krijohen, kanë marrë fuqi e energji dhe s’kanë shpenzuar në projekte me të tjerët. Gjithë kjo energji kalon direkt në Ujor dhe aty i pret Plutoni për një metamorfozë shumë të madhe. Fillojnë një ngritje si me avion. Bëhet një mori planetësh që takohen me Plutonin dhe do të jetë bamirës për të gjithë, por do të dëgjojmë ngjarje që aty ku teknologjia nuk ka qenë në rregull, mund të ketë pasur pasoja.
Presin të largohet Neptuni nga shenja e tyre dhe të shkojë te Dashi në datën 26. Deri në atë datë do të jenë mirë dhe planetët do të takohen bukur me Neptunin në shenjën e Peshqve dhe janë disa ditë shumë të bukura. Peshqit, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë, mund të rregullojnë shumë gjëra në jetën personale. Ka takime të mira, informacione, plane afatgjata dhe u realizohet një ëndërr. Të lindurit në 10-ditëshin e parë janë të trembur nga ëndrrat e frikshme, situata nuk është shumë e mirë dhe s’ndihen komodë.
Një grua 101-vjeçare ka zbuluar sekretet e saj befasuese dhe mjaft të relaksuara për jetëgjatësinë. Jiang Yueqin, në...
Dashi Më në fund mund t’i zgjidhni çështjet e vjetra që ju kanë rënduar. Shprehja e guximshme e pikëpamjeve t...
Astronomët kanë dalluar një re misterioze në formën e një shufre 2,600 vite dritë larg Tokës. Shfaqet në mjegullnaj...
Safiri i rrallë 'Purple Star' me peshë 3,563 karat zbulohet në Shri Lankë - mund të vlejë mbi 300 milionë dollarë. Nj&eu...
Java nis me shumë energji yjore që me hënën e re në Bricjap që ka ndodhur në datën 18. Takimet e planetëve na nxi...
Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal. Një j...
Prej kohësh na është thënë se çokollata nuk është e mirë për shëndetin. Megjithatë, studime dhe ...
Blue Monday shpesh përkufizohet si “dita më e trishtuar e vitit” dhe zakonisht bie të hënën e tretë të muajit j...
Studimet tregojnë se personat e lindur në janar shpesh kanë një përparësi natyrore krahasuar me bashkëmoshatarët e tyr...
Ananasi është një frut tropikal i njohur për shijen e tij freskuese dhe përfitimet e shumta shëndetësore. Përveç...