Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé në Paris. Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, ka nisur të vuajë dënimin e tij me burg, një kthesë e paprecedentë për një nga figurat më të fuqishme të politikës moderne franceze. I dënuar me pesë vjet burg, nga të cilat një vit është burg i rreptë, për korrupsion dhe konspiracion kriminal, Sarkozy tashmë ndodhet në një regjim të izoluar, brenda një qelie vetëm 9 metra katrorë.
Për shkak të profilit të tij të lartë dhe rreziqeve të mundshme që lidhen me sigurinë, autoritetet franceze e kanë vendosur atë në një seksion të posaçëm të burgut, të rezervuar për të burgosur të konsideruar “të cenueshëm”. Aty, çdo ditë është e planifikuar në detaj dhe çdo lëvizje e kontrolluar. Hapësira që dikur ndante me krerë shtetesh dhe diplomatë ndërkombëtarë, sot është zëvendësuar me një shtrat marinarësh me dy kate, një tavolinë të vogël, një lavaman dhe një banjë personale. Qelia ka një dritare me hapje të kufizuar, mjaftueshëm për të parë qiellin e Parisit, por jo për të harruar se ndodhet pas grilave.
Sarkozy u paraqit në La Santé të hënën në mbrëmje, më 21 tetor, në zbatim të një urdhri të menjëhershëm të gjykatës, pavarësisht se çështja e tij ndodhet ende në apel.
Dënimi lidhet me financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Muammar Gaddafi-t në Libi. Zgjimi fillon herët, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Mëngjesi shërbehet në qeli, dhe më pas dita ecën mes leximeve, shkrimeve personale dhe përgatitjes së dokumenteve ligjore për apel. Nuk ka celular. Nuk ka internet. Sarkozy ka të drejtë të përdorë një telefon fiks të monitoruar dhe një televizor me pagesë: 14 euro në muaj. Librat që ai ka kërkuar janë Konti i Monte Kristos dhe disa biografi fetare.
Dalja në ajër të pastër është e kufizuar: vetëm një orë në ditë në një hapësirë të mbyllur dhe nën mbikëqyrje të plotë. Nuk ka kontakt me të burgosurit e tjerë. As vizitat familjare nuk janë të thjeshta, pasi zhvillohen në kushte të veçanta, pa kontakt fizik dhe nën vëzhgim vizual.
Një studim i ri ka tronditur rrjetet sociale: përdorimi i shpeshtë i TikTok mund të ndryshojë fizikisht trurin e njeriut. Skanimet e ...
Mushkonjat janë gjetur për herë të parë në Islandë, sipas ekspertëve, për shkak se ngrohja globale e ka bër&eu...
Studimet e fundit sugjerojnë që vaksinat e ARNi-së kundër COVID-19 mund të luajnë një rol të habitshëm në tr...
Një nga modelet më të rralla dhe më luksoze në historinë e markës Mercedes-Benz, një Mercedes W06 Supercharged i vitit...
Sallatat e paketuara janë bërë pjesë tashmë e dietës sonë të përditshme. Në një botë që ndrys...
Dashi Pritet qe gjërat te shkojnë mire gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju mbajë në pëllëmb...
Kemi frikë ta mendojmë, por pak a shumë të gjithë e kanë menduar: Ku do të fshiheshim nëse do të shpërthente L...
Istana Nurul Iman në Brunei mban titullin e rezidencës më të madhe në botë, me 1,788 dhoma, 257 banjo dhe pesë pishina, sipas...
Japonia ka miratuar për herë të parë shitjen pa recetë të një pilule kontraceptive emergjente, thotë prodhuesi i saj, ...
Politikani iranian Ali Shamkhani akuzohet për “hipokrizi” për shkak të një videoje të rishfaqur që thuhet se tregon ce...