Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Pyetjet e duhura mund të na ndihmojnë të lidhemi me të tjerët dhe të krijojmë lidhje më të ngushta mes prindërve dhe fëmijëve. Në vitin 2024, një ekip psikologësh në Universitetin e Amsterdamit në Holandë testoi një ide të thjeshtë: a mund të ndihmojë fakti që prindërit u bëjnë fëmijëve 14 pyetje të veçanta, të ndihen më të dashur?
Eksperimentet treguan se po. Psikologët bazuan studimin në njohuri të thella shkencore: ndjenja e dashurisë nga prindërit është kritike për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Të gjesh mënyra për të ushqyer këtë ndjenjë mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet familjare.
Nga të rriturit tek fëmijët
Eksperimentet e mëparshme me të rriturit treguan se pyetjet e duhura mund të krijojnë afrimitet. Kjo metodë, e njohur si “Procesi i Miqësisë së Shpejtë”, u bë e njohur globalisht kur një gazetar e testoi gjatë një takimi romantik.
Në formatin klasik, të rriturit i bëjnë njëri-tjetrit pyetje të thella dhe personale, si:Nëse një top kristali mund të të tregonte të vërtetën për jetën tënde, çfarë do të doje të dije? Këto pyetje nxisin pjesëmarrësit të ndajnë ndjenjat dhe mendimet më të brendshme, duke krijuar ndjenja afërsie që shpesh zhvillohen vetëm pas disa viteve njohje.
Po në familje?
Eddie Brummelman, psikolog në Universitetin e Amsterdamit, përshtati pyetjet për fëmijë të moshës 8-13 vjeç. Prindërit i bënë fëmijëve pyetje si:
Nëse mund të udhëtoje kudo në botë, cilin vend do të doje të vizitoje? Dhe pse?
Cila është gjëja më e çuditshme që ke përjetuar ndonjëherë?
Kur ishte hera e fundit që ndjeve vetminë? Çfarë të bëri të ndiheshe kështu?
Pas vetëm 9 minutash bisedë, fëmijët raportuan ndjenja më të forta të dashurisë dhe optimizmit. Nuk ishte thjesht biseda e rastësishme që kishte efekt, por temat me kuptim, dhe ndonjëherë të dhimbshme, që forcuan lidhjen. Brummelman vuri re se njerëzit shpesh shmangin temat negative ose të dhimbshme. Pyetjet e veçanta i bënë të flasin për frikën dhe ndjeshmërinë e tyre, për shembull për vdekjen, duke i nxitur të trajtojnë çështje që kanë rëndësi të vërtetë.
“Çele zemrën”
Një sërë studimesh janë kryer për dekada me radhë mbi ndarjen e informacionit personal gjatë një bisede. Kjo ndjenjë vetë-ekspozimi, qoftë midis të panjohurve, studentëve apo kolegëve, krijon afrimitet. Në një studim të hershëm, Arthur Aron nga Universiteti Stony Brook në New York organizoi dy grupe: njëri me pyetje për biseda të lehta, dhe tjetri me pyetje personale dhe të thella. Pas 45 minutash, ata që ndanë ndjenja intime ndiheshin më afër njëri-tjetrit se ata që biseduan vetëm për gjëra të përditshme. Edhe pas 7 javësh, shumë prej tyre mbajtën kontakt.
Efektet fizike të lidhjes
Bisedat e thella aktivizojnë sistemin opioid në tru, i njëjti sistem që përgjigjet ndaj morfinës. Endorfinat natyrale krijojnë ndjenja kënaqësie dhe lidhjeje sociale. Studimet tregojnë se kur ky sistem bllokohet me ilaçe, ndarja e ndjenjave bëhet më e vështirë dhe biseda nuk sjell kënaqësi. (Sistemi opioid është një rrjet natyror në trup dhe trurin e njeriut që përfshin receptorë, substanca që lidhen me receptorët dhe neurotransmetues të veçantë, të njohur si endorfina. Ky sistem luan rol kryesor në menaxhimin e dhimbjes, ndjenjën e kënaqësisë dhe lidhjen sociale.) Procesi funksionon jo vetëm për familjet, por edhe grupet shoqërore apo marrëdhëniet romantike.
Si të flasim me fëmijët, Brummelman këshillon:
Mos bëni vetëm pyetje, lejoni fëmijën të pyesë gjithashtu dhe jepni përgjigje të sinqerta. Krijoni një atmosferë barazie dhe besimi, dhe mos kini frikë të trajtoni emocione negative. Një bisedë 9-minutëshe me pyetje domethënëse mund të jetë hapi i parë për një marrëdhënie më të ngushtë dhe të qëndrueshme mes prindit dhe fëmijës.
FOX Factory, një lider në industrinë e sistemeve të amortizatorëve dhe teknologjisë së performancës, ka zbuluar nj&eum...
Atoli Bikar dhe Ishulli Jemo janë parajsa klasike ishujsh nga lart: plazhe me rërë të bardhë, ujëra të pastra ngjyrë blu...
Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen të zhvillojnë një dron mallrash që mund t'u dërgojë ilaç...
Mëngjesi është një moment kyç për të nisur ditën me energji dhe forcë. Ekspertët e ushqimit sugjerojnë...
Dashi Ka rrezik qe marrëdhënia ne çift te jete paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate te forta ne disa momente dhe gjerat nuk ...
Zyrtarët doganorë në provincën lindore Shandong të Kinës kanë sekuestruar 60,000 harta me pretendimet se hartat mbishkruajn&e...
Mbështetja zyrtare për Windows 10 ka përfunduar, por Microsoft ka njoftuar një mundësi të re për përdoruesit që d...
Modeli i njohur i Volkswagen, Golf GTI / R, është shpallur zyrtarisht “Car of the Year 2026” nga revista prestigjioze amerikane MotorTre...
Kompania amerikane e automjeteve Jeep ka pranuar publikisht se ka bërë gabime në strategjinë e saj të fundit dhe ka njoftuar një...
Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke nisur nga ethet dhe kolla deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por k...