Zelensky thirrje Kinës: Na ndihmoni t’i japim fund luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar Kinës të luajë një rol më të fuqishëm diplomatik në pë...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar Kinës të luajë një rol më të fuqishëm diplomatik në pë...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi periudhën aktuale si fillimin e një epoke të re për Turqinë, duke e lidhur kë...
Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për...
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën&...
Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me altern...
Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi rreth 314.9 milionë lekë apo mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhetin e shtetit nga aud...
Shqipëria ka një nga peshat më të larta të bujqësisë në ekonomi në Europë, me gati 15% të Prodhimit t&e...
Një ditë me ritme të ndryshme për 12 shenjat e zodiakut, ku puna, financat, dashuria dhe miqësitë marrin vëmendje sipas poz...
Mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë u zhvillua protesta e 87 radhazi kundër kryeministrit Edi Rama. Krahas mijëra protestues...
Drejtësia franceze ka vendosur të mbajë në paraburgim biznesmenin shqiptar Ermal Beqiri, i cili është një nga personat e k&eu...

Një britanik 57-vjeçar ka përfunduar një udhëtim spektakolar prej rreth 4,506 kilometrash, përmes Australisë, duke përshkuar vendin nga perëndimi në lindje me një skuter tradicional pa motor elektrik. Bob Brown, nga Saltash në Cornwall të Anglisë, e nisi aventurën në muajin korrik, duke u nisur nga Perth, ndërsa pas më shumë se një muaji udhëtim mbërriti në Sydney, ku përfundoi sfidën të hënën.
Qëllimi i tij nuk ishte vetëm të përshkonte Australinë, por edhe të vendoste dy rekorde të mundshme në Guinness World Records. Brown synon të bëhet personi më i shpejtë që përshkon Australinë me skuter dhe njëkohësisht personi i parë që ka përshkuar të njëjtën rrugë në tri mënyra të ndryshme: duke vrapuar, me biçikletë dhe me skuter. “Pas një jete të mbushur me aventura, në moshën 57-vjeçare doja një tjetër aventurë epike, para se të bëhesha shumë i vjetër”, tha Brown.
Australia nuk është një territor i panjohur për të. Në vitin 2001, Brown u bë britaniku i parë që vrapoi përmes Australisë, duke përshkuar rreth 3,000 milje në vetëm 60 ditë. Dy vite më vonë, në vitin 2003, ai realizoi të njëjtën aventurë me biçikletë, duke u bërë personi i parë që kishte përshkuar kontinentin australian si me vrap, ashtu edhe me biçikletë. Këtë herë, aventura kishte edhe një qëllim bamirësie. Brown synonte të mblidhte 5,000 paund për tri organizata: Macmillan Cancer Support, St Luke’s Hospice dhe Children’s Hospice South West.
Ai gjithashtu dëshironte të përcillte një mesazh për të rinjtë, duke i nxitur ata të largohen nga ekranet dhe pajisjet elektronike dhe të kërkojnë më shumë aventura në natyrë. Sfida, megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë. Gjatë udhëtimit Brown pësoi disa incidente. Në ditën e pestë, një automjet që po kalonte pranë tij i preku pasqyrën anësore, duke bërë që ai të humbiste kontrollin dhe të rrëshqiste në anë të rrugës.
Incidenti më serioz ndodhi pikërisht në ditën e fundit. Kur i kishin mbetur vetëm 20 kilometra, timoni i skuterit u thye teksa zbriste një kodër të pjerrët, duke shkaktuar një rrëzim të fortë.
Pavarësisht dëmtimeve dhe vështirësive gjatë rrugës, Brown arriti ta përfundojë udhëtimin në kohën e jashtëzakonshme prej 31 ditësh, 4 orësh dhe 10 minutash. Ai tashmë ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm te Guinness World Records dhe pret vendimin zyrtar për të mësuar nëse aventura e tij do të njihet si rekord botëror.
Harrojmë njerëzit, ngjarjet, madje edhe vendet që kemi hasur si fëmijë. Amnezia e fëmijërisë është paaft&eum...
Fundi i verës është ajo periudha kur të lind dëshira për të ndryshuar diçka te flokët, por jo domosdoshmër...
Ideja se duhet të bëjmë patjetër 10 mijë hapa në ditë është përhapur prej dekadash, por kjo shifër nuk ...
Dashi: Në dashuri ndizet pasioni, por shmangni xhelozinë. Në punë organizoni financat dhe projektet. Demi: Ditë shumë e mir&eum...
Kafeja mund të jetë pjesë e rutinës suaj të mëngjesit, por nëse po merrni suplemente hekuri, mund të duhet të rishq...
Një video e re tregon tre burra me fenerë në kokë duke dalë nga një pusetë në New York City, vetëm pak hapa larg St...
Fundi i verës është një nga periudhat më të përshtatshme për të tharë fiqtë dhe për t’i ruajtu...
Po sikur një nga forcat më shkatërruese të natyrës të shndërrohej në materialin e ndërtimit të së ardhm...
Temperaturat e larta nuk shkaktojnë vetëm lodhje dhe ndjesi shqetësimi, por mund ta vendosin organizmin nën një ngarkesë të...
Sipas interpretimeve astrologjike, disa shenja të zodiakut ia dalin veçanërisht mirë në rrethana të vështira. Ata nuk e ...