Avokati Saimir Vishaj, ka rrëfyer me detaje betejën e tij të vështirë me sëmundjen, të cilën e ka kaluar me sukses.
Vishaj kujtoi momentin që ndryshoi jetën e tij: “Në 29 prill më vdiq nëna dhe unë rashë në gjendje kome. Nuk kisha asnjë shqetësim më parë, isha shumë aktiv, kisha shëndet të plotë dhe ishte si një rrufe në qiell të hapur. U habita kur ndodhesha në reanimacion. Kam qëndruar një javë në koma dhe nuk u besoja syve.”
Avokati tregoi se përpjekjet për të gjetur shkakun e gjendjes së tij të rëndë e çuan edhe jashtë vendit: “Kam kërkuar të iki në Itali, sapo u bëra gati rashë sërish në koma pas disa ditësh. U thashë mjekëve se diçka nuk shkon dhe ata nuk po e gjenin dot. Shkova në një klinikë në Itali. Më ra koma edhe në avion kur po shkoja dhe mbërrita në këtë gjendje atje", tha ai në News 24.
Ai u shpreh se atje u zbuluan shkaktarët e sëmundjes: “Çdo muaj kisha bërë kontrolle mjekësore, por asgjë shqetësuese. Nuk kisha bërë kolonoskopi. Kur shkova në Itali, më bënë këtë dhe konstatuan se në zorrën e trashë kisha një pjesë tumorale që ngushtonte mëlçinë dhe nuk prodhonte një substancë për ta çuar në tru. Nuk i besoja mjekëve sepse mendja më ishte vetëm tek puna e avokatisë.”
Vishaj përfundoi duke treguar se trajtimi e detyroi të merrte një pushim të gjatë nga puna: “Mjeku më tha 6 muaj nuk je për punë. Ishte një goditje e madhe, por tani jam këtu, më i fortë dhe falënderues për shëndetin.”
sajmir visha
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
1 Nëntor18:53
Tre shenjat që do të shkëlqejnë financiarisht për muajin nëntor
Nëntori konsiderohet nga astrologët si një muaj i mbarë për shenjat e zodiakut, por më të përkëdhelura janë ve...
LIFESTYLE
1 Nëntor16:15
Ferrari i së ardhmes ka dy timonë (FOTO)
Ferrari ka zbuluar krijimin e saj të ri dixhital, F76, një makinë konceptuale futuriste e projektuar ekskluzivisht për botën dixhitale ...
LIFESTYLE
1 Nëntor15:38
Frika nga errësira, ky studim i ‘turpëron’ burrat
Sondazhi i 2,000 amerikanëve të popullsisë së përgjithshme zbuloi se 29% e të anketuarve pranuan se ende kanë frikë nga ...
LIFESTYLE
1 Nëntor10:31
Djali i Ronaldos 15 vjeç, blen makinën e parë luksoze me vlerë 265 mijë euro
Djali i legjendës së futbollit portugez Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo Jr., ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore pasi ka bl...
LIFESTYLE
1 Nëntor09:44
Horoskopi i dashurisë për Muajin Nëntor 2025 për të gjitha shenjat
Dashi
Nëntori hap një portë midis impulsit dhe vetëanalizës për Dashin. Dashuria do të kërkojë të vër...
LIFESTYLE
1 Nëntor07:51
Qofte me perime dhe djathë për mëngjes. Gatuhen për 10 minuta
Qoftet nuk duhet të mungojnë thuajse kurrë në vaktet tuaja, pasi është një recetë ideale për ta nisur ditë...
LIFESTYLE
31 Tetor23:31
Shefi i kuzhinës arrestohet për mbi 1 milionë euro fshehje të ardhurash
Autoritetet kanë arrestuar një shef kuzhine televiziv, me një karrierë të gjatë televizive dhe me tituj ndërkombëtar&eum...
LIFESTYLE
31 Tetor07:01
Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme
DashiNdërsa gjithnjë e më shumë informacion ju vjen në ndihmë, ka të ngjarë të ngatërroheni në lidhje m...
LIFESTYLE
30 Tetor23:59
Ja pse zgjohemi në orën 3 të mëngjesit çdo natë. Çfarë zbulon shkenca
Nëse të ka ndodhur të zgjohesh shpesh në mes të natës, rreth orës 3:00, nuk je vetëm. Shkenca thotë se ky fenomen &...
LIFESTYLE
30 Tetor23:44
Shkencëtarët befasohen me domatet e egra të Galapagos
Qindra milje larg brigjeve të Ekuadorit, në vendin që frymëzoi teorinë themelore të evolucionit të Çarls Darvinit , nj...