
Një traditë e lashtë fermentimi nga Turqia dhe Ballkani ka ngjallur interesin e shkencëtarëve nordikë. Studiues nga Universiteti i Kopenhagenit dhe Universiteti Teknik i Danimarkës kanë hetuar një metodë të pazakontë prodhimi kosi, për përgatitjen e të cilit përdoren milingona pylli dhe qumësht i ngrohtë. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore iScience, kërkuesit udhëtuan në Bullgari, ku antropologia me origjinë turke, Sevgi Mutlu Sirakova, i prezantoi me traditën e familjes së saj. Sipas rrëfimit të saj, procesi përfshin shtimin e disa milingonave të gjalla në një gotë me qumësht të ngrohtë, e cila më pas vendoset brenda një strofulle milingonash dhe lihet gjatë natës. Të nesërmen, qumështi trashet dhe thartohet, duke krijuar një lëng që ngjan me fazat e para të kosit.
Udhëheqësja e studimit, Leonie Jahn, nga Universiteti Teknik i Danimarkës, shpjegon se milingonat mbartin baktere acid-laktike dhe acid-acetike, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e qumështit. Gjithashtu, sistemi natyror mbrojtës i milingonave krijon një mjedis acid që favorizon zhvillimin e mikroorganizmave të dobishëm për fermentimin. “Milingonat nuk konsumohen vetë, por përdoren për të nisur kulturat e reja të kosit,”-thekson Jahn. Rezultati është një kos me shije paksa të athët, i cili, sipas studiuesve, ka diversitet më të madh bakterial sesa kosi industrial, duke ndikuar në shijen dhe strukturën përfundimtare të produktit.
Studiuesja Veronica Sinotte nga Universiteti i Kopenhagenit tregoi se ekipi përdori katër milingona të gjalla në një gotë qumështi, sipas udhëzimeve të xhaxhait të Sevgi-t. “Të nesërmen, qumështi ishte trashur dhe kishte marrë një aromë të ngjashme me kosin e freskët,” – tha ajo. Por eksperimenti tregoi se vetëm milingonat e gjalla janë efektive për fermentim. Milingonat e ngrira ose të thata nuk prodhonin të njëjtin rezultat, pasi bakteret aktive vdesin.
Edhe pse metoda u vlerësua si interesante, studiuesit këshillojnë njerëzit të mos e provojnë në kushte shtëpie, pasi milingonat e gjalla mund të bartin parazitë që rrezikojnë shëndetin. “Kjo traditë është pjesë e trashëgimisë biokulturore të rajonit dhe tregon se si kultura dhe mikrobiologjia lidhen në mënyrë unike,”-shtoi Sinotte. Pas përfundimit të studimit, shkencëtarët bashkëpunuan me kuzhinierët e restorantit Alchemist në Kopenhagë, një lokal me yll Michelin, të cilët përfshinë “kosin me milingona” në disa pjata inovative; një djathë si mascarpone, një koktej special dhe një sanduiç akulloreje me kos milingonash.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
8 Tetor14:51
Risia nga Genesis, modelet e 2026 sjellin ndryshime të mëdha në teknologji dhe performancë
Genesis ka zbuluar përditësimet dhe ndryshimet për linjën e modeleve të saj për vitin 2026, duke ofruar një kombinim të...
LIFESTYLE
8 Tetor12:49
OpenAI ndërpret llogaritë kineze që përdornin ChatGPT për mjete mbikëqyrjeje në rrjetet sociale
OpenAI ka ndërprerë disa llogari kineze që përdornin ChatGPT për të zhvilluar mjete mbikëqyrjeje të mediave sociale, s...
LIFESTYLE
8 Tetor12:31
Hot Wheels prezanton modele ikonike në bashkëpunim me Muzeun e Artit Modern
Hot Wheels ka bashkuar forcat me Muzeun e Artit Modern (MoMA) për të sjellë në treg dy modele ekskluzive koleksionuese: Jaguar E-Type Road...
LIFESTYLE
8 Tetor07:07
“Do përjetoni emocione të forta”/ Horoskopi për sot, 8 tetor 2025
Dashi
Energjia është në kulm dhe dita ju gjen plot vrull e dëshirë për veprim. Yjet ju nxisin të ecni përpara, por me k...
LIFESTYLE
8 Tetor05:00
Inteligjenca është më e lartë tek fëmijët e ushqyer sipas kërkesës së tyre, vërtetuar nga studiuesit
Në bazë të studimeve të fundit, është arritur në përfundimin se inteligjenca është më e lartë tek ...
LIFESTYLE
8 Tetor04:45
Besojmë se nuk i dinit këto shenja mbi dashurinë, shuani tani kuriozitetin
Ju mund të dini se çfarë është dashuria, por brenda saj fshihen dhjetëra rregulla, kuriozitete e statistika, të cilat me ...
LIFESTYLE
8 Tetor04:30
Dëshironi të ndiheni pozitiv, njihuni me disa hapa që duhet të ndiqni
Ky vit, me sa duket, në asnjë mënyrë nuk do të jetë më i mirë se ai që lamë pas, pasi çmimet janë...
LIFESTYLE
8 Tetor04:15
Si ta kuptoni që dikush është i interesuar për ju, ja disa nga gjestet
Meshkujt e urrejnë refuzimin. Nuk ka gjë më të keqe për një mashkull, se sa egoja e tij e thërrmuar copë-copë, ku...
LIFESTYLE
8 Tetor04:00
Sa herë në javë duhet të lahemi, studiuesit i japin fund kësaj dileme
Në lidhje me fenomenin se sa herë duhet të lahemi në javë, ekzistojnë këndvështrime të ndryshme.
Në v...
LIFESTYLE
8 Tetor03:45
Soda e bukës shpëton jetë, zbuloni se çfarë thonë studimet
Shumica prej nesh mendon se soda e bukës nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo,...