Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

Meshkujt e urrejnë refuzimin. Nuk ka gjë më të keqe për një mashkull, se sa egoja e tij e thërrmuar copë-copë, kur një femër e ëndrrave të tij refuzon një takim. Ti mendoje se edhe ajo ishte e interesuar, por ka mundësi t’i kesh përkthyer gabim shenjat e saj. Ajo çka shumë meshkuj kërkojnë, është një shenjë e qartë e femrës, që ju tregon atyre se ajo është vërtet e interesuar. Ka disa shenja, që iu tregojnë meshkujve, se kur duhet ta marrin iniciativën për të kërkuar një takim.
E ke gjithmonë “para syve”
Çuditërisht, prezenca e saj është kudo. Ajo shfaqet menjëherë kudo ku je edhe ti: shkëmbehesh në korridor, është në tavolinën përballë në barin ku je ulur, “aksidentalisht” përplaset me ty…
Ajo që po ndodh është, se ajo po përpiqet t’ju bëjë të kuptoni se keni një shans për të bërë lëvizjen i pari. Problemi me këtë lloj strategjie femërore është, se shumica e meshkujve janë të pavëmendshëm me këto vogëlsira.
Gjuha e trupit të saj është e kuptueshme
Shumë njerëz thonë se trupi nuk mund të gënjejë. Ja disa shprehje të gjuhës së trupit, për të cilat duhet të jeni të vëmendshëm: ajo tregon në drejtimin tuaj me dorë, ose këmbë; përkulet drejt jush kur është duke folur; luan me flokët e saj, ose tund kokën lehtë; përkëdhel bizhuteritë (p,sh. vathët), ose prek syzet e diellit; i mban sytë tek ti, edhe pse është duke folur ose pirë diçka; imiton lëvizjet tuaja të trupit (p.sh. nqs. ti vendos dorën në tryezë, ashtu bën edhe ajo); qesh kur ju e shihni me vëmendje. Nëse tregoheni të vëmendshëm, do të kuptoni që është ndezur drita e gjelbër për një romancë.
Ajo nuk tregohet shumë “e zënë”
Nuk do ta dëgjoni kurrë nga një femër të interesuar për ju, të thotë “jam shumë e zënë tani”, ose “prit të shoh, mos kam ndonjë takim tani”. Edhe nëse ajo po del me dikë tjetër, por interesohet vërtet për ty, do ta mbajë një derë hapur për të komunikuar ndoshta edhe në të ardhmen.
Është kurioze për ty
Një femër e interesuar për ty do të dijë gjithçka rreth teje. Përgatitu të gjendesh para një kuizi të gjatë për familjen, të kaluarën, shijet e tua rreth ushqimit, filmave, muzikës, etj. Shumë shpesh ndodh, që ajo seleksionon shijet e tua në një mënyrë që pëlqimet dhe mospëlqimet të përputhen me të sajat.
Ajo përdor “hetimin”…
“Hetimi” duket si një bashkim i disa pyetjeve të rastësishme, por pas tyre fshihet një makinë llogaritëse që po përpunon të dhënat. Kur një femër takon një mashkull interesant, ajo e pyet “rastësisht” për punën, lagjen ku banon dhe makinën e tij – gjithçka duket si një bisedë e natyrshme.
Ajo të përfshin në planet e saj
Një femër e interesuar është e hapur për planet e të ardhmes me ju. Në fakt, ajo shpesh thotë diçka, si p.sh.: “Të pëlqen edhe ty ai film? Duhet të shkojmë ta shohim ndonjë ditë“. Është e qartë, që ajo po kërkon ta ftoni në një takim.
Ndjehet si në gjemba
Nëse ajo vërtet interesohet për ty, do të duket shumë nervoze, veçanërisht nëse e kupton se ti po i lexon shenjat e saj. Natyrisht që ajo mund të jetë një person normal, e turpshme, kështu që vënë re me kujdes si reagon me të tjerët. Nëse ajo ndjehet ashtu vetëm me ty, ndoshta po mendon për një romancë.
Bëhet xheloze nëse flisni me një femër tjetër
Ajo ka sy edhe në kurriz. Një femër e interesuar mund të krahasohet me skifterin për shikimin që ka. Nëse vini re mërzitjen e saj, për shkak se ti po flet me një femër tjetër, të jesh i sigurt që ajo kërkon të të ketë më shumë se një shok.
Në lidhje me fenomenin se sa herë duhet të lahemi në javë, ekzistojnë këndvështrime të ndryshme. Në v...
Shumica prej nesh mendon se soda e bukës nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira. Mirëpo,...
Gurëzat në ngjyrë të verdhë ose kafe janë shumë të dëmshëm për dhëmbët, prandaj duhet të...
Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit. Ndaj sipas mjekëve nuk u duhet dhën&e...
Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme. Ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin ...
Kryeministrja daneze thotë se vendi do të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa theksoi se telef...
Vështrimi i palëkundur dhe sureal i artistes dhe fotografes amerikane të luftës, Lee Miller, dëshmoi si për bukurinë, ashtu e...
Katër shenja të Zodiakut e kanë ndier prej kohësh se diçka nuk ishte në ekuilibër, por duke filluar nga 6 tetori 2025, ku...
Dy gra austriake, të cilat u ndërruan gjatë lindjes në një spital në qytetin jugor të Gracit, më në fund janë ...
Një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti McGill jep një paralajmërim tronditës për Jugun Global. Nëse nuk arrijmë t&...