Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 mln euro/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Të gjithë drejtorët paraardhës të Ami Kozelit në Autoritetin Rrugor Shqiptar janë në burg, në arrest shtëpiak,...
Të gjithë drejtorët paraardhës të Ami Kozelit në Autoritetin Rrugor Shqiptar janë në burg, në arrest shtëpiak,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, r...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet ti...
Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigr...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagon për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëri...
Edhe media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës më masive të qytetarëve dje, në ditën e 21-të të sa...
Ndërsa kryeministri Rama flet për zhvillimin e vendit dhe arritjet e qeverisë situata në tregun e bashkisë Këlcyrë ësht&...
Flamingot prej letre dhe flamujt shqiptarë mbushën Tiranën të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra shqiptarë të ard...
34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëm...
Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivim...

Panettone është padyshim një nga ëmblësirat tipike të Krishtlindjes dhe festave të fundvitit. Tipikisht italiane që identifikon qytetin e Milanos që e krijoi, tashmë panettone, është huazuar nga shumë kultura dhe vende anembanë botës, është bërë produkt global me rreth 500 mijë ton prodhim vjetor, ku kryesojnë Italia dhe Brazili, Peru, SHBA etj.
Në vendin mëmë, sfida mes dy embëlsirave tradicionale, panettones dhe pandoros, vijon të jetë e fortë, por preferencat janë 45% për të parën dhe 43% për të dytën. Panettone është ëmbëlsirë tipikisht milanese, ku receta origjinale është e pasur me rrush të thatë, ndërsa pandoro me pluhurin e sheqerit që i hidhet sipër, ka lindur në Verona. Natyrisht sot ka përberës të tjerë në të dyja këto ëmbëlsira Krishtlindjeje, krem frutash, çokollate në variante të shumta.
Në Itali, panettone prodhohet kudo dhe në shumë variante, e pavarësisht se shoqëron gjithë muajin e festave, ditën e Krishtlindjes në tryeza mbizotëron prodhimi artizanal. Origjina e panettones është e gjatë. Që në epokë romake, ekzistonte një ushqim i ngjashëm, brumë me maja, mjaltë, dhe fruta të thara. Duhet pritur viti 1495 dhe banketi i Krishtlindjes në oborrin e zotit të Milanos, Ludovico il Moro.
Legjenda tregon se me këtë rast, kuzhinieri padashje e dogji embëlsirën që duhej të servirej në festë dhe për t’i shpëtuar furisë së padronit, pjesën e brendshme që arriti të shpetojë nga djegia ne furrë, e përzieu me gjalpë dhe rrush të thatë. Ëmbëlsira e improvizuar u shërbye me emrin Pan De Toni, pra buka e Tonit, duke marrë emrin e kuzhinierit, dhe pati një sukses të madh ndër princërit dhe oborrtarët. Me kalimin e kohës, fjala pësoi ndryshim gjuhësor të vogël, por që rrënja dhe zhargoni milanez mbetet i njëjtë dhe panettone mbart të njëjtin kuptim si në krye te herës.
Gjithashtu ka edhe histori te tjera, njëra ndër të cilat një pastiçier milanez me emrin Toni, e krijoi për të fituar zemrën e vajzës që dashuronte. Gjithsesi, dokumenti i parë zyrtar ku përmendet daton në 1599 dhe etiketohet si Buka e Krishtlindjes, ndërsa në fjalorin milanez por dhe italian, Panettone u shtua për herë të parë në vitin 1606.
Ndërsa forma tipike që njohim në ditët tona, atë të tapës së shampanjës lindi në 1920, kur Angelo Motta, pastiçier i njohur nga Gessate, periferi e Milanos e ideoi, madje shtoi edhe paketimin që e bënte më të bukur, duke shënuar kështu edhe komercializimin e saj, siç e njohim edhe sot.
Si çdo ëmbëlsirë, serviret në fund të vaktit e plotë në tryezë dhe pritet në formë luleje që të admirohet edhe pamja. Si çdo ëmbëlsirë e këtij lloji, konsumohet me duar. Panettone natyrisht është e pasur me kalori, 375 për një fetë tradicionale.
Sipas traditës së Milanos, pas festave duhet ruajtur vetëm një panettone në shtëpi deri ditën e 3 Shkurtit kur në mëngjes duhet konsumuar me rastin e festës së Shën Biagio. Më pas, prodhimi ndalohet deri në dimrin e ardhshëm. Megjithatë, thuhet se dy personazhe historike të shkëlqyer të muzikës e letërsisë e adhuronin aq shumë këtë ëmbëlsirë, saqë e porosisnin në pastiçeri gjatë gjithë vitit dhe bëhet fjalë për Giuseppe Verdi dhe Alessandro Manzoni.
DashiSot ndihesh plot energji dhe dëshirë për të nisur gjëra të reja. Jepu vetes kohë të reflektosh para se të b&...
Një punonjës i Pallatit Élysée në Paris u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur pjata, gota dhe enë të tjera zyrtare nga...
Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, është sinonim i një sërë simptomash shkatërruese dhe dob...
Lodhja është një shqetësim i zakonshëm që shumë njerëz përjetojnë gjatë ditës. Megjithatë, mu...
Cila ishte gjëja e fundit që i kërkuat një chatbot-i me inteligjencë artificiale të bënte për ju? Ndoshta i kërkuat...
Një provim qeveritar për roje vendase në shtetin Odisha të Indisë lindore u mbajt në një pistë ajrore të mart&eum...
Çdo vit, dhjetëra punëtorë nepalezë ngjiten në litarë dhe parzmore për të pastruar fasadën e Burj Khalifa n&...
Tri shenja horoskopi do të përjetojnë sukses financiar gjatë pjesës tjetër të dhjetorit 2025, duke përfituar nga energji...
Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në Saint Louis, në bashkëpunim me Universitetin...
Sipas ekspertëve, ka disa ushqime që njerëzit duhet t’i heqin patjetër nga dieta e tyre nëse nuk duan të përballen me...