Arratisja spektakolare nga spitali grek/ Gentian Çipi rezulton i kërkuar në Shqipëri
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-s...
Një shpërthim shkaktoi zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, raportuan...
Mariglen Lalës që iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rezulton person me precedente kriminale, i akuzuar dhe burgosur për grabitje. A...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informa...
Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë p&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...

Pagjumësia është një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit dhe mund të jetë e përkohshme ose kronike. Ndërsa vështirësitë e herëpashershme me gjumin zakonisht shkaktohen nga stresi, ndryshimet e ritmit jetësor apo problemet e përkohshme shëndetësore, pagjumësia e vazhdueshme është një problem më serioz që ndikon në cilësinë e jetës dhe përqendrimin.
Në treg ekzistojnë shumë suplemente kundër pagjumësisë, por ekspertët theksojnë se nuk ka prova të forta që ato funksionojnë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh rekomandohet një zgjidhje më natyrale: aktiviteti fizik.
Por cila lloj ushtrimi ndihmon më shumë? Një analizë e re, përfshiu 30 studime nga 13 vende me mbi 2.000 pjesëmarrës.
Rezultatet treguan se joga me intensitet të lartë është ushtrimi më efektiv për përmirësimin e cilësisë së gjumit tek personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Sipas studiuesve, sekreti qëndron në frymëmarrjen e thellë dhe të kontrolluar, që është thelbësore në jogë: ajo qetëson sistemin nervor, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul presionin e gjakut, duke përgatitur trupin për pushim. Për më tepër, joga ndikon edhe në aktivitetin e trurit, duke nxitur prodhimin e valëve delta, të cilat lidhen me gjumin e thellë dhe rigjenerues.
Rezultatet tregojnë se dy herë në javë është ritmi ideal. Edhe pse mund të duket logjike që “më shumë ushtrime” do të sjellin “më shumë gjumë”, shkencëtarët theksojnë se balanca është çelësi: mjaftueshëm aktivitet për të nxitur relaksin, por jo aq shumë sa të shkaktojë mbingarkesë.
Një studim vërtetoi se stërvitjet e tepërta mund të shkaktojnë hiperaktivizim, një nga shkaqet e pagjumësisë, kur trupi mbetet “tepër i ngacmuar” për t’u qetësuar.
Joga me intensitet të lartë, nuk ka të bëjë me shpejtësi apo forcë të tepërt, por me lidhjen midis lëvizjes dinamike, frymëmarrjes ritmike dhe aktivizimit të plotë fizik e mendor. Një nga zbulimet më interesante të analizës është se vetëm 30 minuta joga me intensitet të lartë janë të mjaftueshme për përmirësimin e gjumit.
Ky përfundim përgënjeshtron studimet e mëparshme që rekomandonin 50–60 minuta. Sipas autorëve, kjo lidhet me nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili qëndron i lartë gjatë stërvitjeve të gjata dhe mund ta pengojë procesin e relaksimit. Në përputhje me kërkimet ekzistuese, studiuesit theksojnë se praktikimi i jogës për 8 deri në 10 javë është periudha optimale për të vërejtur përmirësime të dukshme në cilësinë e gjumit. Në përgjithësi, rreth 10 javë janë të nevojshme që një sjellje e re të kthehet në zakon të qëndrueshëm.
Një studim ndërkombëtar mbi komunikimin vokal të maceve ka hedhur dritë mbi arsyet pse këto kafshë vazhdojnë të b...
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës dhe krijon kushte ideale për r...
Disa duna rëre në botë, të njohura si dunat që “këndojnë” kanë aftësinë e rrallë të pr...
Gjatë ditës, të gjithë kemi luhatje humori. Kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, dhe di...
Shumë kafshë, nga qentë te elefantët, mund të qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohe, pa lë...
Pashkët po afrohen dhe nëse doni ta shijoni festën me familjen ose miqtë, ja katër filma perfektë për t’i parë s...
Dëshira e qenve për të qëndruar në diell nuk është thjesht një zakon i rastësishëm. Sipas ekspertë...
DashiSot shënohet fillimi i një trendi dy-mujor gjatë të cilit duhet të jeni më të ndjeshëm dhe të vëmendsh&...
Lëshimi me sukses i misionit Artemis II të NASA-s, i cili u zhvillua në orët e para të së enjtes, më 2 prill, shënon nj&...
Ahmet, i njohur më shumë me emrin Adix në rrjetet sociale, ka kritikuar kolegët e tij influencer për inkurajimin e fansave të rinj...