Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.
Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.
Sa i përhapur është kanceri i gjirit?
Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.
Cilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit?
Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja.
Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.
Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:
Mosha-rreziku rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja
Ndryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.
Fillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.
Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.
Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.
Mungesën e aktivitetit fizik.
Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.
Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur
Historitë personale me kancer gjiri-femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.
Historitë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.
Alkoolpirjen dhe pirjen e duhanit
Nëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun, si dhe kontrollet që duhen bërë.
Cilat janë shenjat e kancerit në gji?
Njerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë.
Disa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:
Një gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin, por jo çdo gjëndër në gji është kancer.
Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
Ndryshime të lëkurës së gjirit-skuqje, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.
Skuqje, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit, gropëzim i thithit të gjirit.
Rrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit, duke përfshirë edhe gjakun.
Çdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit.
Dhimbje në gji.
Fryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.
Çdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.
Ndryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet.
Si zbulohet kanceri i gjirit?
Ekzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si:
Vetëkontrolli mujor i gjirit
Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor
Mamografia
Eko e gjirit
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
1 Tetor07:05
“Ju presin ngjarje të jashtëzakonshme”/ Horoskopi për sot, 1 tetor 2025
Dashi
Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me te mëdha. Shfryt&e...
LIFESTYLE
30 Shtator23:12
Ekspertët: Fjetja anash, është më e mirë për shëndetin e trurit
Një ekspert rus i shëndetit të trurit ka pohuar se pozicioni i gjumit mund të ndikojë në shëndetin e trurit, së bashku...
LIFESTYLE
30 Shtator19:30
OBSH: Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mishi i përpunuar si sallamrat, proshutat dhe virshtet është klasifik...
LIFESTYLE
30 Shtator16:51
‘Subaru Crosstrek 2026’, kombinimi i elektrifikimit dhe aventurës
Subaru ka sjellë një përmirësim të rëndësishëm në linjën e saj të SUV-ve kompaktë me modelin Cross...
LIFESTYLE
30 Shtator16:42
Pas 20 vitesh pritje, familja Simpson rikthehet në kinema!
Fansat e serialit legjendar “The Simpsons” kanë marrë më në fund lajmin që prisnin prej dy dekadash: familja më e fa...
LIFESTYLE
30 Shtator16:37
Porsche zbulon modelin e ri “Cayenne EV”, SUV-i i luksit elektrik i përgatitur për të ardhmen
Porsche ka hedhur hapat e parë drejt të ardhmes elektrike me njoftimin e përditësimeve të mëdha që do të ndodhin n&eum...
LIFESTYLE
30 Shtator16:31
Lucid Air Sapphire/ Makina elektrike e perfeksionuar për gara dhe pista, shpejtësi rekord
Lucid Motors ka prezantuar një version të ri të modelit të saj të luksit elektrike, Lucid Air Sapphire, duke e bërë atë...
LIFESTYLE
30 Shtator16:21
Është i bazuar në një histori të vërtetë dhe po krahasohet me ‘Peaky Blinders’, ja filmi që po bën ‘namin’ në Netflix
Seriali i ri historik dramatik i Netflix-it, House of Guinness, i krijuar nga Steven Knight, autor i njohur i Peaky Blinders, ka tërhequr menjëher&e...
LIFESTYLE
30 Shtator15:09
Inteligjenca artificiale do t’ju ndihmojë të gjeni shpirtin binjak në Facebook Dating
Kompania amerikane Meta, pronare e Facebook, ka prezantuar një risi në platformën Facebook Dating, një asistent të bazuar në int...
LIFESTYLE
30 Shtator14:57
Këto 3 shenja të horoskopit do të përjetojnë ndryshime të mëdha financiare në tetor
Brenda një realiteti ekonomik të paqëndrueshëm, yjet parashikojnë një periudhë transformimi dhe bollëku për disa ...