Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
TIRANË- Partia e Lirisë ka denoncuar krimin elektoral. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, tha se në mënyrë të përsëritur drejtorët patronazhistë të shkollave në vend, kërkojnë nga prindërit të dhënat e tyre për hartën elektorale.
Sipas Blushit, arsimi në Shqipëri ndodhet në fund të listës të PIZA-s për cilësi, teksa theskon se “Rilindjen” vijon të thellojë degradimin e arsimit duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe mësuesit patronazhistë të shkollave t’u shpërndajnë një formular të gjithë prindërve të nxënënsve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS.
Ndër të tjera Blushi ka hedhur akuza ndaj SPAK për neglizhencë, pasi sipas tij, ky krim elektoral që po konsumohet në shumicën e shkollave të Tiranës meriton të hetohet urgjentisht.
Blushi shtoi se arsimi është një kryeprioritet kombëtar për PL-në që beson se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.
Deklarata e Blushit:
Partia e Lirisë dënon me forcën më të madhe një krim të shëmtuar elektoral, të hapur, të përsëritur dhe të dënueshëm penalisht të “Rilindjes”, që auditoret e shkollave, nga auditorë të dijes e mësimdhënies janë degjenuar në strofulla ordinere patronazhimi dhe makineri të fëlliqur elektorale në funksion të vjedhjes dhe shkatërrimit me çdo mjet të një procesi të lirë e të ndershëm zgjedhor më 11 Maj.
Në kushtet kur arsimi shqiptar është në fund të listës për cilësi në sistemin arsimor në rang botëror siç e dëshmojnë vit pas viti rezultatet e testit ndërkombëtar të PIZA-s, është i fundit në rajon dhe Europë sa i përket nënfinancimit siç konstatoi së fundmi edhe UNESCO, me vetëm 3.1% të PBB, disa herë më pak edhe se në vitin 2010, është i fundit në rajon dhe kontinet për kërkimin shkencor, është vendi i fundit në rajon dhe Europë sa i përket nivelit skandaloze të pagave të mësuesve e pedagogëve që vijojnë të kërkojnë mbështetje të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, “Rilindjen” vijon të thellojë degradimin e arsimit duke urdhëruar në mënyrë të paligjshme drejtorët dhe mësuesit patronazhistë të shkollave t’u shpërndajnë një formular të gjithë prindërve të nxënënsve ku kërkohen të dhëna për të plotësuar databazën e PS.
Ky formular, gjoja në emër të ndërtimit të hartës sociale, nuk është gjë tjetër veçse ndërtimi i hartën elektorale të patronazhistëve duke keqpërdorur institucionet arsimore dhe misionin e mësuesit.
Ky krim elektoral që po konsumohet në shumicën e shkollave të Tiranës meriton të hetohet urgjentisht, por sigurisht që SPAK të tilla krime intelektuale i amniston dhe bën sikur nuk i sheh pasi qartësisht vijon misionin antikushtetues, të paligjshëm dhe banditeks për t’i garantuar me çdo çmim Edi RAmës edhe një mandat tjetër 4 vjeçar në kurriz në shqiptarëve, në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin dhe prokurorët banditë të SPAK.
Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar sepse ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.
Partia e Lirisë ka mision dyfishim të buxhetit për arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin dhe që niveli i buxhetimit për arsimin dhe inovacionin të jetë mbi mesataren e vendeve te BE.
Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për të përmirësuar
rrënjësisht gjendjen e Arsimit në Shqipëri:
. Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.
. Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.
. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
. Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.
. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
. Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
. Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.
. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
. Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.
Mbështetja e duhur financiare për arsimin ndalon shpopullimin dhe garanton Shqipërinë fuqi eksportuese.
Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezh&eu...
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së sotme të kr...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. G...
POGRADEC- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar në lagjen numë...
KOSOVË- Ditën e sotme ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Partia në pushtet, Lëvizja Vet...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe simpatizantët ...
TIRANË- Në Shqipëri, sot është hapur procesi i rregjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për herë të par&...
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu deklaroi se sekuestrimi i fonisë të takimeve të kreut të PD S...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat&...