Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Adi Çoba i cili është emër i pa njohur për autoritetet shqiptare u zbulua në kuadër të operacionit "Ura". Gjithashtu Adi Çoba, figoron edhe në dosjen e drejtësisë italiane i cili shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali. Veprimtaria kriminale e Adi Çoba është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Adi Çoba gjithashtu njihet me shumë nofka. Anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi", "Bisha", "I shëndoshi", "Cigani". Nuredin Dumani, deklaron se “Bazholi" ishte bashkëpunëtor i Mirit (Fatmir Troplini), djali i Xhevdet Troplinit. Domani thotë gjithashtu se Miri i kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali.
Rrëfimi i plotë i Nuredin Dumanit për Adi Çobën
Dumani: “Po, e mbaj mend që e kam parë, po. Ndoshta jam duke gabuar.”
Hetuesi: E ke parë në ambientet kriminale?
Dumani: Për çdo person që them se e kam parë, do të thotë që është njohur në botën e krimit.
Hetuesi: E di me çfarë merrej?
Dumani: “Nuk jam i sigurt nëse mund të them diçka për të. Më vjen keq…”
Hetuesi: Në rregull. Vëre firmën. Të theksohet që fotografia me numrin përkatës i përket Çoba Adi, i quajtur Bazholi, bishë, dhjamxhi.
Dumani: “Tani, me emrin Bazholi po. Këtu është i njohur si Bazholi.”
Hetuesi: Ky është Bazholi?
Dumani: “Po. Tani po e kujtoj më qartë.”
Hetuesi: Çfarë të kujtohet për Bazholin?
Dumani: “Bazholi përmendej në bisedat që kam pasur me Miri.”
Dumani: “Me Mirin.”
Dumani: “Me Fatmir Troplinin.”
Hetuesi: Miri është pseudonimi?
Dumani: “Miri është forma e shkurtër, një përkëdhelje e emrit Fatmir.”
Hetuesi: Kush është ai?
Dumani: “Miri ishte kontakti im me këtë grup. Ishim shumë miq.”
Hetuesi: Mik për çfarë?
Dumani: “Mik në aktivitetin kriminal që kishim.”
Hetuesi: Ishte i rëndësishëm Miri?
Dumani: “Shumë.”
Hetuesi: Kishte një grup kriminal?
Dumani: “Një grup shumë të madh.”
Dumani: “Po. Më ofroi mundësinë për të futur mall nga Ekuadori në Itali, përveç Shqipërisë. Miri, po, po.”
Hetuesi: Flisje me Mirin për Bazholin?
Dumani: “Po. Miri më kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali. Pseudonimi i tij ishte Çaponi.”
Hetuesi: E di se ku qëndronte në Itali?
Dumani: “Nuk dua të gaboj, ma ka treguar (Miri), por nuk e mbaj mend. Çaponi ishte mik i kundërshtarit të Mirit dhe ishte nga Durrësi. Kështu që më tregonte që Bazholi po e kërkonte, donte ta gjente, donte ta lokalizonte Çaponin.”
Hetuesi: Bazholi po e kërkonte?
Dumani: “Po, Bazholi po e kërkonte. Tha që Bazholi po përpiqej të lokalizonte Çaponin.”
Dumani: “Sepse donte ta vriste.”
Dumani: “Sepse Çaponi ishte mik me armikun e Mirit, Pojën.”
Hetuesi: Pra, Bazholi ishte mik i Mirit?
Dumani: “Sipas Mirit, po.”
Hetuesi: Pra, po e kërkonte (Çaponin) për t’i bërë një nder Mirit?
Hetuesi: A e di nëse Bazholi merrej me drogë?
Dumani: “Nuk jam shumë i informuar për këtë.”
Hetuesi: Nuk e di pse Bazholi e njihte Mirin?
Dumani: “Nuk mund të pyesnim shumë, përveç nëse ma thoshte vetë. Sepse përndryshe krijohej një opinion i keq për ty.”
Hetuesi: A e di nëse Bazholi kishte një chat (komunikim online)?
Dumani: “Është normale që kishte, përndryshe si do t’i merrte informacionet? Është logjike.”
Hetuesi: Pra, Bazholi kishte informacion për Çaponin përmes një chati?
Hetuesi: Këto ngjarje mes Çaponit dhe Bazholit në çfarë periudhe kanë ndodhur?
Dumani: “Në 2022... jo, më falni, në 2021.”
Dumani: “Nuk e mbaj mend mirë, por në atë periudhë ishte në përdorim Sky (aplikacion komunikimi i koduar).”
Hetuesi: A komunikonte edhe Bazholi me Mirin përmes chat-it?
Dumani: “Është normale që po.”
Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit në Bernë me nderime ushtarake dhe nga i gjithë Këshilli Federal. Gjatë vi...
TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në pushtet fitoi një mandat të katërt në krye të...
SARAJEVË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercego...
TIRANË- Zëvendës-ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, Thilo Schroeter, ka deklaruar se në Shqipëri, synimi ambicio...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetarët ka fol...
ilir beqaj TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë më gazetarët ka folur në ...
BRUKSEL- Nesër më 22 maji do të mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet n&e...
TIRANË- Dashamir Shehi ka njoftuar ditën e sotme se është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Shehi gjatë ...
ITALIA- Senati italian ka miratuar votëbesimin e qeverisë "Meloni" në projektligjin për konvertimin e të ashtuquajturit dekret t...