Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KOSOVË - I dërguari amerikan për operacione të posaçme, Richard Grenell, i ka uruar, siç ka thënë, miqtë në Kosovë për 17-vjetorin e shtetësisë së vendit.
“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe. Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë jo mbrapa grilave në Hagë”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X, dikur Twitter.
Sipas tij, evropianët kanë dështuar që të veprojnë kundër “kësaj padrejtësie në pesë vjetët e fundit”.
“Edhe institucionet shtetërore të Kosovës, për shkak të politikës, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime të domosdoshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka thënë mes tjerash Grenell në X.
Hashim Thaçi e ka shpallur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Ai po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.
Thaçi pati ndërprerë një vizitë të planifikuar për në Uashington, në qershor të vitit 2020 në mandatin e parë të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi Zyra e Prokurorit u pati dërguar Dhomave të Specializuara në Hagë një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën emri i Thaçit përmendej për një sërë krimesh.
Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, po ashtu ish-zyrtarë të lartë në Kosovë.
Aktakuzën e pati ngritur prokurori Jack Smith, i cili më vonë pati dhënë dorëheqje për të hetuar presidentin Trump për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ai ka thënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, si dhe hetimet ndaj Trumpit kanë pushuar pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024.
Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.
Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.
Ai është deklaruar i pafajshëm në dy rastet gjyqësore.
Thaçi e ka përmendur të paktën dy herë në dhjetor të vitit 2024, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja, teksa ka përmendur se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
Gjykata Speciale është institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës.
Deri më tani, kjo gjykatë ka shqiptuar aktgjykime për krime lufte si dhe për pengim të drejtësisë.
Në shkurt të këtij viti, Gjykata Specile i ka shpallur fajtorë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për akuzat për pengim të drejtësisë, më konkretisht, frikësim të dëshmitarëve, pas një marrëveshjeje të fajësisë që kanë arritur dy palët.
Shala është dënuar me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet burgim.
Në vendim nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.
Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Holandë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale - hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./REL
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë dhe Poli...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se kandidat i Partisë Demokratike për Avokat Populli, është kr...
ANGLI- Taksat britanike po shpërdorohen në fermat e karkalecave në Bangladesh, seminaret e poezisë në burgjet kolumbiane dhe leksione...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut V...
Monika Kryemadhi TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë në mbështetje të deklaratave t&e...
TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur sot në foltoren e Kuvendit për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion V...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja demokrate, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend u bëri thirrje socialistëve që t&e...
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimet e ...
Etilda Gjonaj TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal te arrestimi i kry...
TIRANA- Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli sot në Kuvend lidhur me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Noka ironizoi minist...