POLITIKE

25 mijë euro vetëm pishina/ Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën Belinda Ballukut. Heshtin “Atelier 4” dhe “Green Coast”

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2026, 17:20
25 mijë euro vetëm pishina/ Email-et dhe dokumentet në dosje,

Pishinë “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një atmosferë “si në jaht”, palestër, sauna dhe banjo turke. Vila 188/1, e cila në komunikimet e administruara nga SPAK identifikohet edhe si “Vila 2” dhe që Prokuroria e Posaçme, bazuar në provat e dosjes hetimore, ia atribuon si pasuri faktike Belinda Ballukut.

Në një prej emaileve të administruara nga SPAK, arkitekti Alban Efthimiu i dërgon Ballukut në adresën e saj personale një variant të rishikuar të projektit, duke diskutuar edhe detaje të luksit të vilës. Por, përtej projektit, materialeve dhe kostove, një pyetje mbetet thelbësore: kujt i përkiste në të vërtetë Vila 188/1? Top Channel kontaktoi arkitektin Alban Efthimiu për të marrë një qëndrim mbi emailet e shkëmbyera me Belinda Ballukun, të cilat janë pjesë e dosjes së SPAK dhe rolin e tij në projekt.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Përshëndetje! Më vjen keq, por jam i rezervuar gjithmonë. Me respekt.”

Ndërkohë, në dosjen hetimore të SPAK, emri i Ballukut shfaqet në disa prej komunikimeve për vilën. Në një tjetër dokument, për punimet e pishinës, gjendet shënimi “PISHINA ARBER ABAZI (DHERMI) + BELINDA”, me një vlerë prej 25 mijë eurosh.SPAK vlerëson se këto të dhëna, të marra së bashku me provat e tjera të administruara gjatë hetimit, mbështesin dyshimin se vila ishte pasuri faktike e Belinda Ballukut, ndërsa dokumentacioni i pronësisë ishte krijuar në emër të Igli Tares.

Më 9 shtator, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestros preventive mbi këtë pasuri. Ndërkohë, edhe pse është shtuar akuza për korrupsion, SPAK nuk ka ende një vendimmarrje nëse do t’i drejtohet ose jo Parlamentit për të autorizuar një masë të re sigurimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pas publikimit të fakteve të reja, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK për standard të dyfishtë, sepse u kërkua autorizim për arrestim kur akuza ishte për shkelje të barazisë në tendera dhe nuk po kërkon një masë të re në rrethanat e tanishme të akuzës për korrupsion./ TCH

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve