Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Pas 4 orësh diskutimesh është mbyllur seanca e sotme në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ishin përfshirë miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.2.2025 dhe njoftime. Gjithashtu në rend dite përfshiheshin diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Në nisje të seancës kryeparlametarja Erisa Spiropali ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ish-deputetin socialist Andis Harasani i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Deputetët janë ngritur në këmbë në nderim të Harasanit dhe kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për familjarët. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasani. Teksa deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të tij, Berisha deklaroi se mazhoranca i detyrohej edhe një kërkim ndjese. Sipas liderit demokrat, Rilindja e përzuri Harasanin pasi ky i fundit nuk pranoi të bëjë kompromis me të keqen.
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuvendit, Sula ka akuzuar qeverinë se kjo e fundit është përgjegjëse për largimin nga vendi të Harasanit kohë më parë. Teksa Sula vijonte akuzat ndaj mazhorancës, kryeparlamentarja Spiropali i ndërpreu fjalën teksa i tha se kjo nuk ishte për procedurë dhe se duhet të respektonte viktimën. Pas kësaj Sula vazhdoi të fliste për procedurë.
Sërish nga foltorja kryedemokrati Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e veta dhe të zyrtarëve të lartë dhe për pensionistët ka dhënë një pagë qesharake. Berisha tha se në historinë 34-vjeçare mazhoranca votoi me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë. Berisha thotë se qeveria shumëfishoi rrogat e zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet i lanë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Berisha tha se kreu i PS-së, njëherësh dhe kryeministër, blen vazo në oborr aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bëjë politikë me vdekjen. Balla replikoi pasi kreu i demokratëve Sali Berisha dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu folën për largimin nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasanit. Balla tha se familja e ish-deputetit duhet lënë ta kalojë këtë moment të vështirë.
Kreu i Grupit të Parisë Socialiste, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria nuk e ka kopjuar programin për zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç pretendon opozita. Peleshi tha se socialistët janë në qeverisje dhe do të vazhdojnë të jenë, ndërsa sfidoi edhe opozitën duke i thënë që të premtojnë sot në seancë, që 11 maji të mos jetë ditë e përleshjes dhe bllokimit të foltores, por një ditë ku t’i urohet fitorja fituesit.
Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në zgjedhjet e 11 Majit gjatë fjalës së saj në Kuvend. Zhupa u shpreh se vota e diasporës ka tmerruar sipas saj mazhorancën dhe këtë frikë kjo e fundit e ka reflektuar në vendimmarrjet që ka marrë. Zhupa thotë se të gjithë sondazhet tregojnë se emigrantët presin ndërrimin e qeverisë në Shqipëri. Ajo thotë se 245 mijë shqiptarë janë një armatë që kërkon rrotacion politik.
Ilir Meta TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur...
TIRANA- Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej angazhimin me Ballkanin Pe...
Dashnor Sula TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka deklaruar këtë të hënë se në Spitalin e Elbasanit vidhen sipas ...
SHBA- Avokati amerikan Joshua E. Roberts foli sot para mediave pas vizitës në paraburgimin e Durrësit duke u prezantuar si një nga avokat&...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në zgjedhjet e 11 Majit gjatë fjalës së saj në Kuvend...
Taulant Balla TIRANË - Ministri Taulant Balla, ka folur nga foltorja e Kuvendit për pensionet. Balla u shpreh se qeveria po bëhet gati t&eum...
Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar këtë të hënë deklaratën e fundit të...
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bëjë politik&...
Taulant Balla TIRANË - Ministri Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha i cili u shpreh se alenaca "S...
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligjeve ka thelluar&n...