Ndotje në zemër të Alpeve/ Pamje skandaloze nga Valbona, grumbuj mbetjesh pranë lumit
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot një deklaratë për mediat ku kërkoi në emër të PD-së ndaj SPAK që ky i fundit të nisë hetimet për pasuritë e deklaruara të kryeministrit dhe kabinetit të tij. Vangjeli tha se kabineti Rama deri në vitin 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro.
Ajo shtoi se Rama, i cili nga pasuria e një piktori modest, sot familja e tij rezulton pronare tokash, vilash e apartamentesh, në vlerë të përllogaritur mbi 4 milion euro. Sipas saj, vetë Rama rezulton pronar me 2 shtëpi, studio artistike, koleksion të trashëguar, por të pavlerësuar në vlera monetare, të ardhura nga paga dhe krijmtaria artistike për 2023 rreth 90 mijë euro.
Vangjeli thotë se shqiptarët duhet të dinë se kryeministri i tyre, suksesin më të madh e ka në krijmtarinë artistike nga e cila sipas deklarimeve pranë ILDKPI, të ardhurat janë shumë më të larta sesa shkëlqimi i tij në punën si kryeministër. Ajo thotë se në 10 vitet të fundit Rama deklaron 250 mijë euro të ardhura vetëm nga libri 'Kurban' dhe krijmtaria artistike. Gjithashtu Vangjeli radhit dhe disa nga emrat e kabinetit "Rama" dhe pasuritë përkatëse,
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Kabineti Edi Rama deri në v. 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro, edhe kjo pa llogaritur disa përjashtime. Nisim me kryesuesin Edi Rama, i cili nga pasuria e një piktori modest, sot familja Rama rezulton pronare tokash, vilash e apartamentesh, në vlerë të përllogaritur mbi 4 milion euro.
Vetë KM rezulton pronar me 2 shtëpi, studio artistike, koleksion të trashëguar por të pavlerësuar në vlera monetare, të ardhura nga paga dhe krijmtaria artistike për 2023 rreth 90 mijë euro. Shqiptarët duhet të dinë se KM i tyre, suksesin më të madh e ka në krijmtarinë artistike nga e cila sipas deklarimeve pranë ILDKPI, të ardhurat janë shumë më të larta sesa shkëlqimi i tij në punën si KM. Në 10 vitet të fundit ai deklaron 250 mijë euro të ardhura vetëm nga libri Kurban dhe krijmtaria artistike.
Ndërkohë padashje ka harruar të deklarojë ekspozitat në Gjermani, Japoni, darkat me MC Gonigal apo biletat e ndeshjeve të NBA dhe veshjet e shtrenjta edhe pse ato tejkalojnë vlerën e lejuar nga ligji. Zonja Rama deklaron 2 apartamente, një pasuri të blerë në 2023 me vlerë 429 mijë euro në Bllok, dhe për t`u pasur zili nga çdo agjent imobilar deklarohen këto blerje tokash:
1. Në surrel ku banon, ndërsa përpara regjimit martesor me Edi Ramën rezulton pronare me 4.483 m2, deri në 2023 kanë vijuar blerjet në Surrel duke shtuar sipërfaqjen e cila në total shkon në 8.390 m2.
Konkretisht janë kryer këto blerje toke në total 8.390 m2:
– (v.2005) blerë 2528 m2 vlera 500.000 lekë ose 111 lekë m2
– (v.2008) blerë 1955 m2 vlera 586.000 lekë ose 300 lekë m2
– (v.2014) blerë 886.5 m2 vlera 400.000 lekë ose 451 lek m2. Ka shkruar shpjegimin kjo tokë si rikthim i sipërfaqjes së tokës në gjendjen fillestare , tashmë pjesë e tokës ku është ndërtuar godina e banimit .
– (v.2017) blerë 2.240 m2 si zgjerim për arsye funksionale i territorit ku është ndërtuar shtëpia e banimit vlera 6.930.000 leke , dmth 3000 lek m2 .
– (v.2023) blerë 781.30 m2, vlera 39.065 euro ose 50 euro per m2.
Për këto blerje në Surrel, PD nëpërmjet Kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja ka kallëzuar Edi Ramën, Linda Ramën, dhe Artan Lamen.
Altin Dumani në shkelje të ligjit e kalon dosjen për kompetencë nga Spak në Prokuronirë e Tiranës.
2. Truall adresa rr.Vaso Pasha Tiranë (në bllok) me sip 80 m2, vlera 3.000.000 lek, blerë me çmim shumë më të ulët sesa tregu.
3. (v.2022) Tokë arë me sip 500 m2 blerë me 50 euro m2, me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.
4. (v.2022) Tokë arë 600 m2 blerë me 50 euro m2 me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.
Zonja Rama, një drejtuese e organizatave të Soros në Shqipëri, pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet në 2013 zhduk emrin e qendrës së Sorosit nga deklarimet dhe manovron me deklarimet e të ardhurave si eksperte të cilat nga 2013 deri 2023 variojnë nga 10 mijë euro si fillim dhe kapin maksimumin 85 mijë euro në vit, ose 493 mijë euro për 10 vite nga HDPC.
Emisioni investigativ Plug gjithashtu përveç të tjerave, pasqyroi Linda Ramën si hartuese të raporte ndërkombëtare për OKB që orientojnë zhvillimin në Shqipëri, duke shpenzuar para dhe orentuar opinionin në favor të qeverisjes së bashkëshortit të saj Edi Rama në konflikt të hapur interesi.
Pra, KM shpall objektivat , bashkëshortja i vlerëson ato në studime e raporte.
Dhe sigurisht shembullin e KM e ndjek gjithë kabineti i tij, ministrat e të cilit jo vetëm vetë por sidomos bashkëshortët e tyre janë kthyer në biznesmenë të fuqishëm me taksat e shqiptarëve.
Belinda Balluku në 2013 deklaron pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm në vlerën 847 mijë euro, ndërsa për 2014-2023 pasuria e deklaruar e saj kap vlerën 1.6 milion euro.
Ogerta Manastirliu, në detyrë shtetërore lulëzon të ardhmen si biznesmen të bashkëshortit në kompaninë Instant.al prej të cilës edhe pse hoqi dorë me letra rezulton se subjekti ka përfituar 430 mijë euro nga institucione publike për konsulenca ku ndër klientët e vetëdeklaruar në faqen e kompanisë dallon emri i SPAK apo edhe BKH-së.
Kompania e themeluar nga bashkëshorti i Manastirliut gjatë 2023 ka përfituar 3 kontrata nga institucionet në varësi të MSH që drejtohej nga bashkëshortja Manastirliu.
Arbjan Mazniku prurje nga oganizatat e Soros, në 2013 deklaruar rreth 200 mijë euro pasuri, në 2023 deklaruar 513 mijë euro pasuri.
Edhe ky padashje ka harruar të deklarojë në kohën e blerjes (v.2013) një tokë tokë ullishte me sip 11.700m2 me vlerë 3.9 milion lekë për të cilën memoria ju kthye në vitin 2023.
Bashkëshortja e cila punon në qeveri lulëzon biznesin The Home, restoranti ku vartësit dhe kolegët e bashkëshortit kalonin kohë për shplodhje nga ngarkesa e punëve të korrupsionit.
Emrat e stafit të restorantit dhe familjarët e tyre kanë përfituar 1.6 milion euro nga bashkia Tiranë dhe Tirana DC e Veliajt dhe Maznikut.
Blendi Gonxhja në 2015 deklaron 564 mijë euro pasuri ndërsa 2015-2023 deklaron 2.5 milion euro pasuri ose rreth 5 herë më shumë se deklarimi fillestar.
Rreth 2 milion euro janë të ardhurat e lulëzuara nga biznesi, në të cilin Blendi Gonxhe ka qëndruar me arrogancë dhe në kundërshtim me ligjin si pronar direkt deri 3 javë pasi mori detyrën aktuale të ministrit.
Ky biznes ka marrë para nga institucionet shtetërore për marrjen e automjeteve më qira.
Ulsi Manja, i dosjes 184 të vjedhjes së votave në qarkun Dibër, u shpërblye me detyrën e ministrit për këtë qëllim. Në 2013 ka deklaruar 100 mijë euro pasuri , në 2023 vlera rritet në 470 mijë euro.
Për t`u pasur zili aftësia në shitjen e shumë më shtrenjtë të apartamenteve të vjetra e të vogla që kish në pronësi dhe blerjes së apartamentit të tij të ri shumë më të madh e me çmim më të lirë.
Gjithashtu, lidhur me tokën e deklaruar të blerë në 2021 me çmim 3 herë më lirë se tregu, ministri dhe bashkëshortja kanë aplikuar për leje ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë.
Delina Ibrahimaj në 2015 deklaron pasuri 150 mijë euro ndërsa në 2016-2023 deklaron 1.2 milion euro.
Bashkëshorti me nuhatje biznesi, deklaron disa paga, biznese, toka, dhe qershia mbi tortë hoteli në Himarë (Atlantid Hopitality shpk) me letra administrator dhe pronar babain.
1 milion euro pasuri të deklaruara shoqëruan detyrën e Ibrahimaj si ministre.
Ervin Hoxha, në 2013 deklaron 59 mijë euro pasuri , në 2019 rreth 173 mijë euro.
Pirro Vëngu, në 2013 deklaron 60 mijë euro pasuri , në 2020 rreth 127 mijë euro.
Anila Denaj në 2013 deklaron 642 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.2 milion euro.
Mirela Kumbaro në 2013 deklaron 617 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.7 milion euro.
Taulant Balla në 2004 deklaron 20 milion lekë pasuri , në 2004-2022 rreth 2.2 milion euro në depozita bankare e pasuri të paluajtshme.
Familja Balla ndryshe nga të gjithë të sipërcituarit mbante dhe para CASH në shtëpi në euro dhe pound në shuma 40-50 mijë euro në vit, të cilat nuk u deklaruan më pas 2013 kur socialistët erdhën në pushtet.
Taulant Balla është shembulli ekselent i përdorjes së politikës për tu pasuruar.
Politika për Ballën ka sjellë një qarkullim prej 3.5 milion euro të ardhura duke e rritur pasurinë e tij 175 fish më shumë….
Partia Demoktratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për këto pasuri të deklaruara të KM dhe kabinetit të tij derisa ne t`i dërgojmë gati si gjithmonë kallzimet respektive edhe për pasuritë e padeklaruara të tyre.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ditën e dytë të trajnimit dy-ditor për...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në ditën e dytë të trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor t&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ditën e dytë të trajnimit dy-ditor p&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku e ftuar ishte skuatorja italiane që garo...
SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller, ka dënuar sulmin me raketa të...
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar lidhur me skandalin me vjedhjet dhe abuzimet dram...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se opozita po shpalos programin e saj, por ed...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se nuk ka besim te SPAK. Këlliçi i ftu...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi tha se protesta e 23 dhjetorit është e rradhë...
TIRANË- Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Pl...