POLITIKE

"Një lider nuk duhet të ketë frikë"! Berisha: Ai mund ta realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 11:22

"Një lider nuk duhet të ketë frikë"! Berisha: Ai

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ditën e dytë të trajnimit dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Berisha gjatë fjalës së tij tha se trajnimi i të rinjve nga Instituti i Lidershipit, një institut me reputacion botëror në këtë fushë, është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për formimin e tyre, për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në këtë betejë të vështirë, por të mundshme për t’u fituar. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se një lider nuk duhet të ketë frikë dhe ai mund ta realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi. 

"Kënaqësi e madhe për ne që zhvillojmë këtë takim në praninë tuaj, por është gjithashtu edhe një ogur i bardhë për koalicionin tonë, për këta të rinj që marrin trajnim si liderë të ardhshëm, kjo e tëra në prag të një beteje elektorale të cilën ne do ta fitojmë. Trajnimi i të rinjve tanë nga Instituti i Lidershipit, një institut me reputacion botëror në këtë fushë, e konsideroj një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për formimin e tyre, për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në këtë betejë të vështirë, por të mundshme për t’u fituar. Meqenëse sot çështja është për lidershipin, unë do ju shpreh ju disa mendime të mia. Një lider nuk duhet të ketë frikë. Nuk ka pushtues më të keq për njeriun se sa frika. Kurrë nuk duhet ta harroni këtë.

Ndaj dhe thirrja e Papa Gjon Palit II, drejtuar njerëzve në vitet e fundit të diktaturave komuniste në Europë, ‘mos u frikësoni’, ajo ishte për të gjithë qytetarët, por një lider nuk duhet t’i dorëzohet frikës asnjëherë. Duhet të tregojë forcë dhe determinizëm, në asnjë mënyrë arrogancë. Bashkëpunimi është rruga e vetme që ju të realizoni vizionet dhe projektet tuaja. Në këtë bashkëpunim ka një sekret, ekipi. Puna në ekip. Një lider sot mund të realizojë vizionin e tij vetëm me krijimin e një ekipi. Kur shkojmë tek ekipi, kurrë mos përfillni, mos u merrni me dobësitë e anëtarëve të tij. Merruni vetem me talentet, me dhuntitë, me aftësitë e anëtarëve të tij.

Në qoftë se ju i injoroni të parat dhe merrni të dytat, ju arrini të shumëfishoni performancën dhe arrini, ju garantoj, gjëra të jashtëzakonshme. Ato të cilat duken të pamundshme, ato të cilat duken utopira, në qoftë se ju punoni me një ekip, tek i cili bazoheni në cilësitë më të arrira të gjithsecilit, ato së bashku bëjnë mrekullira. Ato së bashku bëjnë shumë më tepër nga ç’mund të mendohet. Ndaj dhe e domosdoshme është që një lider të ketë ekip, dhe me ekipin të funksionojë pra në këtë mënyrë," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan