Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të barabartë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve.
Në këtë kuadër, Karta e Studentit u konceptua si një instrument i rëndësishëm i shtetit social, me synimin për të lehtësuar barrën financiare që shoqëron ndjekjen e studimeve universitare.
Megjithatë, sipas një raporti të Qëndresës Qytetare, realiteti i zbatimit të kësaj politike nxjerr në pah një hendek mes objektivave të deklaruara dhe përfitimeve reale për studentët.
Edhe pse e premtuar që në fillim të viteve ‘90, Karta e Studentit u jetësua vetëm pas protestave studentore të vitit 2018, duke u vendosur në funksion në vitin 2019, në kuadër të Paktit për Universitetin. Ky hap u shoqërua me pritshmëri të larta nga studentët, si një mjet që do sillte përfitime për ta në shumë sektorë. 7 vite më vonë, këto pritshmëri rezultojnë të pambushura.
Një politikë me shtrirje të kufizuar dhe përdorim minimal
Sipas raportit, të dhënat e vitit akademik 2025-2026 tregojnë se në universitetet e Tiranës vetëm 29.32% e studentëve janë pajisur me Kartën e Studentit. Pra, vetëm 1 në 3 studentë. Kjo shifër ngre pikëpyetje serioze mbi aksesueshmërinë dhe vlerën reale të kartës, veçanërisht duke patur parasysh se ajo supozohet të jetë një dokument unik dhe universal për çdo student.
Problematikat thellohen edhe më tej në nivel vendor. Bashkia Durrës paraqet një situatë alarmante, ku vetëm 6.24% e studentëve janë përfitues të kartës, ndërkohë që planifikimi për shpërndarjen e 10 mijë kartave bie ndesh me numrin real të studentëve të regjistruar. Në Bashkinë Shkodër, pavarësisht firmosjes së marrëveshjes që në vitin 2024, karta ende nuk është funksionale, ndërsa në Vlorë ajo mbetet në letër për shkak të mungesës së koordinimit institucional.
Refuzimi i disa bashkive për të vënë në dispozicion informacion publik përbën një tjetër tregues shqetësues për transparencën dhe llogaridhënien e kësaj politike.
Në letër, Karta e Studentit ofron 638 shërbime private në kategori të ndryshme. Në praktikë, struktura e këtyre shërbimeve nuk reflekton nevojat bazë të përditshmërisë studentore. Mbizotërojnë shërbime të karakterit konsumator si kafe, restorante apo agjenci udhëtimi dhe palestër. Ndërkohë që shërbime jetike si mensat universitare përfshijnë vetëm dy shërbime, një shifër simbolike dhe pothuajse e papërfillshme.
Edhe në kategori që në pamje të parë duken thelbësore, si shërbimet shëndetësore apo farmacitë, mungon informacioni mbi nivelin real të përfitimit. Uljet e ofruara nga operatorët privatë variojnë kryesisht nga 2% deri në 5%, duke e bërë ndikimin e kartës pothuajse të papërfillshëm në uljen e kostos reale të jetesës studentore.
Një tjetër problematikë e evidentuar është prania e kategorive të tilla si “Agjenci imobiliare” (6 shërbime) dhe “Agjenci punësimi” (15 shërbime), të cilat, ndonëse potencialisht të dobishme në terma afatgjatë, nuk adresojnë nevojat imediate të studentëve gjatë ciklit të studimeve.
Në praktikë, Karta e Studentit përdoret pothuajse ekskluzivisht për përfitimin e abonesë së transportit urban pa pagesë. Ky shërbim, ndonëse jetik për studentët, e redukton funksionalitetin e kartës në një përdorim të vetëm, duke e zhveshur atë nga roli i saj si instrument gjithëpërfshirës i politikave sociale. Në vend që të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme barrën ekonomike të studentëve, karta ka përfunduar si një mekanizëm simbolik, me ndikim të kufizuar dhe të fragmentarizuar.
Raporti rekomandon rishikimin e paketës bazë të shërbimeve, duke përfshirë në mënyrë prioritare mensat universitare, supermarketet, libraritë, kancelaritë, farmacitë dhe shërbimet bazë teknologjike. Këto përfaqësojnë shpenzimet më të shpeshta dhe më të domosdoshme për studentët dhe duhet të jenë shtylla kryesore e Kartës së Studentit.
Gjithashtu, është e domosdoshme rritja e nivelit real të uljeve në shërbimet private. Uljet minimale prej 15-30% për shërbimet bazë do ta bënin kartën realisht të vlefshme ekonomikisht dhe do të justifikonin interesin e studentëve për t’u pajisur me të.
Dhe njëkohësisht rekomandohet ngritja e një mekanizmi të rregullt monitorimi dhe raportimi, me indikatorë të matshëm mbi numrin e përfituesve, nivelin e përdorimit, kënaqësinë e studentëve dhe impaktin ekonomik të skemës. Vetëm përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna dhe evidencë, Karta e Studentit mund të shndërrohet nga një premtim i pambajtur, në një politikë me ndikim real në jetën e studentëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave t&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, është shprehur se Ergys Agasi po k&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës edhe pas seancës parlamentare, duke deklaruar për mediat jasht...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Soc...
Kreu i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Kuvendi po kryen grusht shteti me hedhjen poshtë të kë...
Deputeti i PL, Tedi Blushi në interpelancën e kërkuar me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kërkuar sqarime për ...
Në seancën e sotme plenare po mbahet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Kuvendi po bëhet mburojë për të mbrojtur imunitetin e Belinda Balluk...
Ka nisur me debate seanca parlamentare e ditë së sotme mes Luçiano Boçit dhe Ballës. Boçi i kthehu përgjigje i...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi nga Kuvendi se projektligji për reformën Territoriale duhet të tërhiqet, duke th...