POLITIKE

A do të pranojë Shqipëria emigrantë të tjerë?/ Rama për DW: Do të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme për të qenë vend krenar i BE-së

n.f Përditësimi i fundit 15 Tetor 2024, 17:46
A do të pranojë Shqipëria emigrantë të tjerë?/
Rama

LEZHË- Shqipëria i ka thënë “jo” kërkesave të disa shteteve europiane për të marrë emigrantë të paligjshëm. Por Rama tha se çështja e vendimmarrjes i takon BE-së, ndërsa Shqipëria i mbetet asaj besnike. Porti i Shëngjinit është bërë gati të presë emigrantët e parë të paligjshëm që duan të marrin azil në Itali, kërkesat e të cilëve do të përpunohen në kampet e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër, pas marrëveshjes së majit të këtij viti mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit.

Ky model i ruajtjes së kufijve italiane, që propozoi Italia dhe që Shqipëria firmosi, joshi që në çastet e para të hedhjes së firmave, krerët e 15 shteteve të tjera europiane, të cilët përmes një letre drejtuar Komisionit Europian, institucionit ekzekutiv të Unionit, kërkuan ndjekjen e të njëjtit model për t'u përballur me emigracionin e paligjshëm në vendet e tyre.

Në konferencën për media në Luksemburg, ku kryeministri Rama ndodhej ‘për të vënë gurin e rëndësishëm të themelit' të hapjes së negociatave me BE-në, Deutsche Welle e pyeti Ramën nëse qeveria e tij "do të hapë dyert” edhe për shtetet e tjera? Rama përsëriti për të disatën herë që "ka pasur interes nga shtetet europiane por kërkesa e tyre është refuzuar prej tij”. Ai risolli në tryezë të njëjtat argumente si më herët: marrëveshja me Italinë u firmos për shkak të fqinjësisë së mirë dhe raporteve historike me Italinë, duke risjellë edhe shembullin më të fundit të ndihmës që emergjencat civile italianedhanë gjatë tërmetit shkatërrimtar që preku Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.

A do të marrë Shqipëria emigrantë të tjerë?


Por për herë të parë, mes rreshtash, Rama e la të hapur mundësinë për të marrë emigrantë të tjerë, nëse vetë BE do t'ia kërkonte këtë. Sipas tij, ‘fenonemi i migracionit nuk duhet trajtuar me copëza, por si një pjesë e tërë. "Tjetër gjë është të luftosh migracionin e paligjshëm, dhe tjetër të garantosh emigrimin e rregullt, dhe Europa duhet t'i bëjë të dyja. Kur bëhesh pjesë e një familjeje të madhe, nuk mund të zgjedhësh për të ngrënë vetëm ushqimin e mirë dhe ëmbëlsirat. Ndonjëherë duhet të pranosh edhe ushqimet e tjera të listës, të cilat s'mund të jenë dhe aq të shijshme, por që gjithsesi duhen ngrënë” – tha Rama për DW.

I bindur për të bërë gjithçka në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian, Rama shtoi: "Do të bëjmë gjithçka që të jetë e nevojshme për të qenë vend krenar i BE-së. Dhe historia tregon se ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive”.

Marrëveshja mes homologëve shqiptarë dhe italianë, Rama dhe Meloni, për menaxhimin e migracionit të paligjshëm vijon të ngjallë debate në të dyja shtetet. Kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit janë konsideruar si "Guantamano” shqiptar, ku emigrantët e paligjshëm që synojnë të shkojnë nga Afrika drejt Italisë, do të mbahen të izoluar deri në momentin e pranimit ose anulimit të aplikimit të tyre për azil.

Hapja e grupit të parë të kapitujve


Deklaratat e kryeministrit Rama u bënë në Luksemburg, gjatë Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Grupi i parë përfshin pesë kapituj dhe tri kritere kyçe që Shqipëria duhet të plotësojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Union. Mes temave më të rëndësishme të këtyre kapitujve dhe kritereve janë sistemi gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, çështjet e sigurisë dhe reformat në administratën publike.

Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm i Hungarisë e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, tha se "Shqipëria bëri mirë detyrat e shtëpisë për të arritur deri këtu”. I pyetur nga Deutsche Welle, nëse procesi i zgjerimit do të funksiononte më mirë nëse vetoja do të hiqej nga vendimmarrja, ai u përgjigj se "Heqja e vetos do të çonte në shkatërrimin e Bashkimit Europian, pasi do të ulte rolin e shteteve të mesme dhe të vogla, dhe do t'u jepte fuqi të plotë shteteve më të mëdha të për vendosur”./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan